Kreret e Ballit, si lane Shqiperine
Blendi Fevziu per "Opinion+"
E Marte, 25 Dhjetor 2007
Hana Kelcyra, e bija e Ali Kelcyres, vijon rrefimin ne kete interviste per ikjen jashte vendit te udheheqjes se nacionalisteve. Jeta ne emigracion, takimet me mbretin Zog dhe puna ne ambasaden amerikane ne Vjene
(vijon nga numri i kaluar)
Si u lidh Ali Kelcyra me Ballin Kombetar?
"Pasi u bene keto kontakte, pastaj vendosen qe te formonin Ballin. Balli nuk ishte nje parti, por nje organizate. Dua ta precizoj kete, pasi shume here me thone partia e babit tend. Babai im nuk ka pasur kurre nje parti, por ka pasur nje organizate. Nje here ka qene organizata kunder mbretit Zog, pastaj ishte Balli. Balli Kombetar, ne kohen kur ishim ne Shqiperi, ka pasur filo-italiane, ka pasur filo-gjermane, filo-angleze, shembulli me i mire qe Kadri Becakani, ka qene filo-gjerman. Relatat me Abaz Ermenjin nuk kane qene kurre te mira. Babai me kishte treguar nje anekdote, qe kur kane qene ne Berat flinin ne nje dhome per disa muaj edhe Abaz Ermenji, pervecse "Mire mengjes" dhe "Naten e mire", nuk flisnin gje tjeter, domethene kishin nje urrejtje".
Cilet nga kreret e Ballit Kombetar babai juaj vleresonte me shume?
"Me shume vleresonte Mit'hat beun, pasi ishte i Abdyl beu. E dyta, Koco Muken. Pasi Koco Muka eshte nga ortodokset e Himares, nga te paret e Himares dhe nuk rane nga fraksioni frek, por qe nga keto ortodokset me shqiptari, me patrioti".
Ne vitet e luftes, a ka luftuar realisht babai juaj?
"Besoj se nuk ka nje beteje nga koha e '12-es kunder grekeve deri ne '44-en, qe babai s'ka marre pjese".
Jo kunder grekeve, flas edhe kunder italianeve?
"Po, edhe kunder italianeve".
Ka luftuar realisht?
"Po, kaq eshte e vertete. Ne Kelcyre ishte carmatosur nje batalion dhe babai im nuk eshte se kishte dijeni ushtarake dhe me kishte treguar qe heren e pare qe kishte luftuar kunder grekeve, u kishte thene qe une nuk di te luftoj. Ndersa te tjeret dinin te manovronin armet, ndersa ky nuk kishte interes dhe s'dinte. Ata i thane ec perpara se ne te themi si te besh dhe kaq ishte e vertete. Edhe atehere ne Kelcyre, me ate batalionin qe carmatosi, nuk ishin cilesite e babait ushtarake. Pozita strategjike e beri te mundur qe pak njerez te carmatosnin batalionin. Kur po e carmatosnin, erdhi nje amerikan, me duket major Smith, nuk jam shume e sigurt per emrin, dhe i tha babait qe tere keto armet qe more nga italianet do t'ua dorezosh komunisteve dhe babai i tha: jo. Ky i tha qe eshte nje urdher. Babai i tha qe une jam ne vendin tim, ne Shqiperi, pervecse jam ne Kelcyre, jam beu i Kelcyres dhe nuk marre urdher nga asnje njeri. I tha: Pse t'ua jap. Neve po t'ua dorezojme komunizmit, atehere me keto arme ne do te na vrasin. Atehere me mire i hedh ne Vjose sesa t'ua dorezoj ketyre. Atehere ai i tha qe une do te jap raport per kete dhe ky episod ka qene nje nga shkaqet qe babai ka bere 17 muaj burg ne Itali, pas '45-es".
Cilat ishin marredheniet e babait tuaj me komunistet?
"Babai ka qene nje njeri shume tolerant, shume i dashur, demokrat. Domethene, nuk eshte se ai nuk ka dashur te ishte komunist dhe ne fillim ka bashkepunuar me ta, ne biseda dhe si aleate. Ne Mukje jane ndare per punen e Kosoves, pasi marreveshja e Mukjes ishte se Tito do t'i jepte mbeshtetje komunisteve po t'i leshonin Kosoven dhe ketu jane ndare".
Cilet prej drejtuesve komunist te kohes kishte me te afert Ali Kelcyra?
"Me sa di ka pasur shume debate me Mehmet Shehun, se Enver Hoxha fshihej. Kur kemi hyre ne '44-en, ka shkuar te Bahri Omari dhe i tha: Bahri, cfare do te besh? Ai iu pergjigj: Punet e emigrimit nuk i marr. Po cfare do te besh? Do te rri ketu, u pergjigj Omari. Babai i tha: Bahri, ti je i komprometuar me italianet, si do te rrish? Edhe Bahri Omari i paska thene: Une kam fshehur Enver Hoxhen dhe ai me ka siguruar qe pozite nuk mund te siguroj ne qeveri, por te rrish si privat.
Atehere ketu jane ndare shume keq, sepse babai i tha: Bahri nuk te pandeha kurre. Edhe nuk i dha doren kur u ndane, jane ndare keq. Ka qene nje shok per babane. Me te vertete Enver Hoxha fshihej".
Kane qene shok kur ka marre vesh se Bahri Omari eshte pushkatuar?
"Po ate dite qe neve kemi qene ne kamp, degjonim radion, e kishim radion ne tavoline, kur degjuam se e pushkatuan. Dhe e marr me mend, babai mbushi syte me lot, u ngrit nga tavolina, s'kishte ku te shkonte se ishte ne nje kamp, por dy ore neve nuk e kemi pare".
Per cfare arsye u shokua?
"U shokua, sepse i vinte keq qe u ndane ne ate menyre".
E priste qe Bahri Omarin ta pushkatonin?
"E priste nje burg te perjetshem, nje burg te rende, besoj qe pushkatimin, jo. Me vone kemi biseduar dhe une ia kam thene: Baba kete fituan, edhe ti s'do te fitoje kurre. Une jam e bindur qe babai ka ide shume te mira, por nuk do te kishte sukses, sepse nuk kishte kuraje te merrte keto vendime, qe mori Enver Hoxha duke vrare kunatin".
Cilet ishin drejtuesit komunist qe kishte kontakte me shume, ju thate Mehmet Shehun?
"Po, me duket Mehmet Shehu, me ate ballafaqohesh me shume, ne Berat dhe ne disa vende te tjera".
Si ka qene odiseja e familjes suaj per t'u larguar nga Shqiperia?
"Nga Kelcyra, kam ikur 7 vjec e gjysme, kemi ardhur ne Fier. Nderkohe, babai ishte me shume ne Berat, pastaj erdhem ne Tirane, babai ishte neper malet e Mirdites. Pastaj erdhem ne Shkoder, edhe keta prisnin qe te vinin aleatet".
Kishin vertet besim se do te vinin aleatet?
"E besonin. Babai e ka besuar qe do te vinin edhe aleatet dhe ishte qe te rezistonin neper male. Per ate pak nacionalizem qe mbeti ne emigrim, ka qene nje fat qe nuk erdhen anglezet, sepse anglezet do t'i kishin dorezuar dhe do te kishte qene nje katastrofe edhe me e madhe".
Pastaj ju vazhduat ne Shkoder...?
"Ne ishim ne Shkoder, pastaj u be nje pjekje, me duket se ka qene edhe Abaz Kupi, pasi Abaz Kupi nuk ishte me Ballin, edhe kishte shume perkrahje me te madhe se Balli ne misionin anglez. Edhe Abaz Kupit i thane te njejten gje: Misioni mbaroi, ne do te largohemi dhe kemi urdher te mos ju marrim dhe t'ju leme ne fatin tuaj. Babai ka pas nje handikap shume te madh me anglezet dhe nuk e di pse, eshte edhe ajo nje enigme, pse anglezet babane s'e kane perkrahur kurre, megjithese babai ka pasur nje politike shume demokrate dhe simpati me anglezet. Por kane qene gjithmone shume ne kundershtim. Mbase sepse babai gjithmone fliste shume gjuhe te huaja, por nuk fliste anglisht. Me Xhulian Emrin, qe fliste frengjisht, me ate ka folur. Ate nate, ka pasur frike se mos i mbanin peng dhe te mos i linin. Babai i tha qe kjo nuk eshte ne traditat e fundit, kjo ka ndodhur naten e fundit, kur misioni britanik do te largohej dhe Xhulian Emri i tha babait: Ne fituam luften ne bote, por ne Shqiperi e humbem. I ka thene edhe nje fraze qe ai ne memorien e tij nuk e ka harruar, tha qe: Me vjen turp qe neve sot jemi angleze, kur po shoh si ne po sillemi me ju".
Pastaj si vazhdoi?
"Ata iken, babai erdhi ne Shkoder. Ne kishim nje banese atje, me emra gjoja fals, por e dinin shume mire te zotet e shtepise se kush ishim, edhe u mblodhen te tere keta e nuk dilnin qe aty".
Kush ishin keta?
"Tere Komiteti Qendror i Ballit, ka qene edhe Mehdi Beu, qe ka qene dirigjent, edhe ai erdhi. Mehdi Frasheri, Mit'hat Frasheri, Ali Kercyra, te gjithe aty. Mehdi Beu nuk rrinte me ne aty, por rrinte afer nesh. Abaz Kupi nuk ishte me ne. Ata nuk kishin guxim te merrnin nje vendim edhe kur anglezet nuk do te zbarkonin. Situata ishte ajo qe ju dini dhe atehere ka ardhur Vehbi Frasheri, djali i Mehdi Frasherit. Ai nuk ishte marre kurre me politike, kishte shume miq dhe pyeti mamane time se cfare do te benim, ndersa mamaja i tha: Nuk e di, kjo eshte situata. Keshtu ai shkoi tek gjermanet, ata i kishin informatat, e i thane: Ne e dime qe Balli Kombetar na ka sulmuar shume here, per oportunizem se misioni britanik e kerkonte, por e dime qe edhe asnje nga Komiteti Qendror i Ballit nuk ka zbrazur pushke per te vrare nje gjerman, per kete, tere Komiteti Qendror mund te iki me ne, por asnje ushtar, sepse nga ushtaret nuk dime se kush ka vrare ushtar gjerman e kush jo. Atehere nuk e pranuan kete zgjidhje dhe thane: Ne me mire vrasim veten dhe ushtaret nuk i leme. Atehere ky Vehbi Frasheri pati nje ide te dyte me ata miq. Kishin disa anije ne Tivar dhe keshtu propozuan qe ato anijet do t'i hedhin ne hava, udha eshte e rrezikshme se Adriatiku ka qene plot me mina. Por thane qe me mire te vdesin nga mina se sa nga pushka e komunizmit dhe keshtu u vendos per te ikur".
Pra, vendoset midis dy rreziqeve, ate qe mund te pushkatoheshit nga komunistet dhe ate qe mund te bini ne mina ne Adriatik...
"Po. Kush deshi shkoi. Kamioni i pare kaloi, kamioni i dyte qe kam qene edhe une, edhe babai, kaloi. Ishin kamione te hapura, jo te mbyllura, binte shi, shiu i Shkodres. Na ndaluan ushtaret, u pandeh se ishin partizane, kur ishin ushtaret e kapedanit te Mirdites dhe thane: Eshte tradhti, duhet te rezistoni, te luftoni kunder komunizmit. E u kthyem prapa".
Ishte nentor i vitit i 1944...?
Po, se do te kishim ikur edhe me perpara. Vajti babai te kapedani, me shume ka qene djali i madh i tij, Mark Gjon Mark, ka pasur mbretin Zog si ideal, pasi kishte shume fotografi me poza te tij, por nuk ishte aq i zgjuar sa mbreti Zog. Me ne fund, Kapedani, Gjoni, dha leje dhe neve shkuam per se dyti, u drejtuam dhe patem sukses. Vapori i pare kishte ikur, kishte edhe dy anije atje. Mirepo doli nje problem. Ushtaret thoshin se nuk kishim urdher per dy anije, te dyten jua shesim me para. Keshtu, dhane e moren nje shume te larte. E mbaj mend qe babai ka dhene nje shume te larte, 140 napolona flori. Te tjereve u thane qe jepni nga nje napolon apo gjysme napolon, sa kishin dhe nuk mjaftonin. Atehere babai dha nje deklarate, qe nese lufta do te perfundonte dhe keta do te ktheheshin ne Shqiperi, te vinte ai te merrte napolonat e babait, shumen e mbetur. Por, ushtari i dyte, ma ka treguar Vehbi Frasheri, ne Zagreb, ai e kallezoi ne komande ate qe kishte marre para dhe e ekzekutuan gjermanet".
Ju hipet ne anijen qe moret?
"Po, hipem ne ate anije dhe tani ishte problemi se ne te vertete rreziku i detit".
Kush ishte ne anije me ju?
"Kane qene 140 vete".
Figura te njohura?
"Pal Quku, Kadri Cakrani, Mit'hat Frasheri, Vasil Andoni. Abaz Ermenji tha qe une do te kthehem ne kembe, do te vete te luftoj, pastaj doli ne Greqi ne 1947".
Ishte nje anije qe kishte te gjithe eliten e Ballit Kombetar dhe qe lundronte neper det. Per sa kohe keni lundruar?
"17 ore, nga Tivari ne Brindisi, pasi kapiteni tha qe eshte shume rrezik t'i bie per shkurt. Kurse nga Tivari kemi zbritur ne ngushticen e Otrantos, duke lundruar naten, mbase 10 ose 15 kilometra nga toka shqiptare, pasi ai tha qe partizanet nuk kane kohe te mbrojne detin, nuk kishin edhe mjete atehere. Keshtu qe, nuk kishte rrezik nga toka shqiptare, ndersa ne Otranto, ka rrezik minash, pasi kalonin edhe anijet luftarake, ishte si internacionale. Ne ate moment erdhi kapiteni: Nga te shkojme, na tha, ne te djathte apo ne te majte. Babai i tha: Ku eshte me shkurt. Atehere ai i tha: Me shkurt eshte Greqia. Por, mamaja kishte hedhur nje fall, me plumb nuk e di. Mamaja u tha qe ne te djathte dhe nuk e dinte nese ishte Italia apo jo".
Nuk dinit as ku po shkonit?
"Nuk dinim as ku po shkonim ne ate moment se vetem 5 vete nuk i zuri deti. Ishte nje kiamet poshte, ishin duke vdekur njerezit nga deti, kishte shume dallge. Atehere shkuam ne te djathte, dolem ne Brindizi dhe erdhen pastaj anglezet dhe i c'armatosen. Ketu hyn edhe episodi i vogel, per here te pare kane c'armatosur babane edhe nga ajo dite nuk ka blere kurre nje revole. Une e njihja babane gjithmone me nje revole ne brez".
Si ju priten britaniket?
"Shume keq".
Ju mberritet ne Brindisi te Italise qe kontrollohej nga britaniket dhe ju thoni se ju priten shume keq. Pse ju priten shume keq?
"Pasi ne vinim nga nje zone ushtarake gjermane dhe ata ishin ne lufte. Na futen ne nje stalle kuajsh, ku kaluam naten, por ishte paster, me kashte te re. Pastaj, prej andej na derguan ne Bari dhe ka qene nje kamp perqendrimi, kemi ndenjur atje deri me 25 prill te 1945-s".
Te gjithe bashke?
"Te gjithe bashke. Me duket se nje pjese e ketyre te rinjve i derguan ne Santa Maria di Leo perpara. Ngrihem ne mengjes ne oren 5 dhe erdhen moren babane si edhe Mit'hat Frasherin, i zhduken. Per dy muaj nuk dinim se ku ata gjendeshin".
Nuk ju dhane asnje shpjegim?
"Jo, nuk na jepnin. Perfundimisht na thane qe eshte ne kampin e Ternit dhe kemi vajtur atje. Kampi ka qene nje gje qesharake, sepse atje ishin te tere fashiste. Kur pane babane, ata i thane: "Ma Klisura (Kelcyra), i thoshin, ne te dinim filo-anglez, ti cfare ben ketu me ne".
E kishin arrestuar se e dinin si bashkepunetor te gjermaneve?
"Po, i merrnin ne pyetje. Shtate muajt e pare kane qene se bashku, se nje here ne muaj ne mund t'i vizitonim. Vjen Vasil Andoni dhe kerkoi qe te mos piqesh mamaja dhe zoti Koco Muka se nuk linin. Vasil Andoni i tha babait: 'Ali bej, Mit'hat beu eshte me plak se zoterote, si ta perzeme, ne kemi menduar qe zoterote me i ri t'ju thoshte aleateve qe tere pergjegjesine e ke ti per Ballin, se ti ke qene ai kryetari efektiv, ndersa Mit'hat beu ka qene kryetari honorifik. Atehere babai i tha: 'Sigurisht e bej'. Ai e beri. Per kete gje shume here me pyesin mua, kur ka qene babai kryetar i Ballit?! Nuk ka qene kurre ne Shqiperi".
A u denua per kete pergjegjesi qe mori mbi vete?
"Sigurisht, beri 17 muaj burg. Nuk u lirua menjehere. U liruan kur u qelluan anijet britanike nga Shqiperi, nga Korfuzi. U debuan nga anglezet dhe u liruan".
A kishit frike ne kohen qe ishit ne Itali se aleatet mund t'ju dorezonin te komunistet?
"Per babane dhe Mit'hat beun, kishim shume frike".
A bisedonin drejtuesit e Ballit pse e kishin humbur luften? A kishte diskutime midis tyre pse komunistet kishin fituar?
"Sic eshte zakoni te gjithe shqiptaret, jane gjithmone te huajt fajtore. Ky eshte opinioni im. Sigurisht keto shtete te huaja kane nje influence, madje shume te madhe, por une sic e gjykoj, kjo eshte ideja ime personale, jo e babait tim. Une besoj se nuk ishin te vendosur. Bejleret qe ishin pronaret, ata pandehen se duke dhene ndihma do t'i blinin komunistet dhe filluan nga halla ime. I thoshte zonja e Hasan bej Bicakut, kishte shume para: Ju jap para te mos preknin cunin. Ne fakt ia preken, 14 vjet burg mori edhe shume bejlere te tjere. Por, flas per hallen time se eshte me e afert".
Si ishin marredheniet ne emigracion midis babait tuaj dhe Ahmet Zogut?
"Ne fillim kane qene shume kundershtare. Pastaj kur doli babai, pas tre ose kater ditesh, se atij nuk i rrihej, ishte shume aktiv, mori kontakte. Shqiperia nuk kishte hyre akoma ne Traktatin e Varshaves, pati idene qe te mund te behej dicka ne Shqiperi. Pa rrezikun qe ndodhi me vone ne Hungari. I thane: Eshte nje ide e mire. Mbreti Zog kishte vajtur ne Egjipt, Hyqmet bej Delvina dhe doktor Qemal Isufati ishin ndermjetes dhe i thane: Ali, ti ishe ndalese per ne, ti pse je kunder mbretit Zog. Babai i tha: Kam qene kunder, jam kunder, pasi ai, sipas mendimit tim, nuk ka qene per interesat e popullit te Shqiperise, jo se me mori fronin, per kete sot e lyp interesa e Shqiperise qe te bashkepunoj dhe une jam gati te bashkepunoj. U bene ne marreveshje shume gjera, por dy gjera kryesore qe mbreti Zog vuri kusht, babai ta therriste lartmadheri dhe babai qe mbreti Zog po te kishte sukses nderhyrja ushtarake ne Shqiperi, me gjithe familjen mbreterore te rrinin 3 muaj jashte Shqiperise, derisa te behej nje referendum. Ne qofte se humbiste, te kthehesh si privat apo te rrinte perjashta. Mbreti Zog e pranoi kete dhe ne marreveshjen e beselidhjes kjo eshte brenda".
Ju keni jetuar ne Egjipt per pese vjet, e keni njohur nga afer mbretin Zog...
"Po, cdo jave e kam pas pare".
Ne c'moshe e keni takuar mbretin Zog per here te pare?
"11-12 vjec deri ne 17 vjec".
Cili eshte impresioni personal qe ke pasur per mbretin Zog?
"Une isha krejt e informuar se c'pasoja kishte hequr familja, por babai nuk me ka influencuar kurre negativisht per armiqte politike. Per kete une isha pak e lire ne gjykimin dhe ndjenjat e mia. Kishte nje personalitet shume te forte".
Ishte inteligjent?
"Sigurisht, ishte. Se nuk behesh ai qe u be. Per mbretin Zog ne kete pike edhe ne inteligjence, me Eqerem beun kemi bere shume diskutime politike. Eqerem beu thoshte se ishte inteligjent per Shqiperine, per njohjen, por i mungonte inteligjenca me boten jashte".
Ishte dashamires me ju personalisht?
"Shume. Duhet te them te drejten, me ka dashur shume, si sillesh me niperit e tij, keshtu eshte sjelle edhe me mua. Interesohesh per studimet dhe i kam bere intervisten e pare per nje seminar, per Kongresin e Lushnjes. Ai me dha tere kohen, nuk me tha: Nuk kam kohe, boll tani shko. Une isha teper e re per te kuptuar rendesine qe do kishte pasur per t'i bere pyetje".
A kishte Zogu shprese qe do te kthehej, apo e kishte humbur shpresen?
"Kishte shprese, te tere kane pasur shprese".
Perse kishin shprese qe do te ktheheshin?
"Nuk e di pse. Ishin te bindur qe populli shqiptar me te vertete i donte".
Si i merrnit lajmet nga Shqiperia?
"Shume pak lajme. Ishin disa qe arratiseshin nga Greqia. Mbaj mend qe conin disa letra, thoshin, te lutem kemi degjuar shume gjera keq per ju, duam te dime te verteten. Babai nuk pertonte, i shkruante".
Po babai lajmet si i merrte? Po per te afermit?
"Per te afermit nuk kishim asnje lidhje. Une kam pasur nje kontakt indirekt me kusherirat e mia permes shoqeve te shkolles. Ato kane qene shkolluar ne Gjermani dhe Itali, me ato emra te mbuluar, me ato korrespondoja".
Po i rikthehem edhe nje here njohjeve personale. Ju thate qe mbreti Zog ishte nje personalitet interesant, po Mit'hat Frasheri si ishte?
"Kishte shume kulture te larte, vetem duhet te mendoni qe une Mit'hat beun, e kam njohur shume te vogel. Ndersa me mbretin Zog kisha nje fare dijenie historike dhe me te vertete me donte. Nje here i tha babait: Ali bej, cuca eshte e vetmja tredynjone qe na lidh".
Ju keni jetuar ne nje shtepi, per nje kohe shume te gjate, me Eqerem bej Vloren...
"Per 8 vjet".
C'personazh ishte Eqerem bej Vlora?
"Ishte nje personazh, mbase teper i madh per Shqiperine...".
Ne c'kuptim teper i madh?
"I madh per kulturen qe kishte. Deri dikur edhe babai im s'e ka vleresuar, se kur e ka njohur i thoshte: More Eqerem bej, une nuk e dija qe zotrote ishte keshtu".
Si ka qene jeta e tij ne emigrim?
"Ka qene shembullore. Eqerem beu s'ka qene demokrat si babai, por ka qene nje njeri qe ne momentin ato dy leke i mbaruan, iu pervesh punes edhe derisa ka vdekur me penen ne dore".
Ishte e veshtire per nje pjese te ketyre njerezve qe ishin rritur ne kushte shume te mira ekonomike, me pasuri te medha, te jetonin tani si emigrante?
"Per Eqerem beun ka qene shume e veshtire, per babane tim jo. Per mua, per nje kohe te shkurter ishte, por sot jo. Sot paraja s'ka asnje vlere".
Ishte e veshtira jeta ne emigracion?
"Babai thoshte qe nga pikepamja njerezore, ky qe me i mire se nga ai tjetri. Ne kete menyre, kishte shume asistence sociale, si emigracion boteror. Ndersa ne emigracionin e mbretit Zog, te dytin, edhe te parin, te Luftes se Pare Boterore, nuk kishte asnje asistence, kane vdekur shume njerez. Babai thoshte: Ta kisha ditur qe kishte keto kampe, keto asistenca, do te kisha cuar edhe me shume ushtare dhe te iknin nga Shqiperia".
A vazhdonit te jetonit edhe ne emigracion me Shqiperine?
"Gjithmone. Ishim ne diaspore, ne mes te Italise, kishim ngritur nje "ishull" tonin shqiptar. Ajo mbase per babane tim ka qene jo shume e mire, sepse kur shoh tani keto letra, jeten e tij, ka pasur kontakte shume interesante, te vlefshme edhe per Shqiperine, sesa te merresh me Ballin dhe Legalitetin".
Ekonomikisht e kishit jeten te veshtire?
"Shume te veshtire. Ju duhet te mendoni se babai kur ka qene ne Paris, ka qene si gazetar, paguhesh. Pastaj vinte ceku nga Fieri i mamase, nga cifligu i saj, jo nga te babait se i kishte te sekuestruara. Ndersa ai kishte kontakte me krejt personalitetet ne Paris".
Kishte sherre ne emigracion midis shqiptareve?
"Shume".
Perse ziheshin?
"Perse ziheni juve ketu?!"
Ketu ka nje pushtet, kurse ata kishin humbur gjithcka...
"I kishin humbur, por ato fryma ishin, grupimet".
Cili eshte personaliteti politik i emigruar, qe ju keni njohur, pervec babait tuaj, qe ju ka lene me shume mbresa?
"Profesor Ernest Koliqi".
Per cfare arsye?
"Sepse babai ka qene shume demokrat dhe e kritikonte profesor Koliqin, sepse ai bashkepunoi me Italine. Debatet kane qene, ai kerkonte te thoshte perse e beri, duke prure Kosoven perpara, edhe shkollat. Thoshte qe ajo koha e bashkepunimit ishte e nevojshem per te hapur ato shkolla dhe mjerisht dhe lumturisht historia do te shkonte drejt".
Ishte personalitet interesant?
"Shume interesant, me kulture. Une kam njohur edhe njerezit e tij, por ai shquante, sikur nuk ishte nga e njejta familje".
Si kane qene ceremonite e varrimit te ketyre personaliteteve? Varret e tyre ndodhen pothuajse ne varrezen e katolikeve ne Rome.
"Jo te gjitha, nje pjese e madhe".
Unifikoheshin ne raste vdekjesh?
"Po".
Vinin nga gjithe vendet?
"Po. Edhe 28 nentori kremtohej. Ne kremtonim lirisht ne token italiane, ne fillim po, por pastaj me nderhyrjen e qeverise se Tiranes prane Italise dhe Italia donte oportunizem. Italia tere kohen ka shpresuar qe qeveria e Tiranes do t'i bente avance si ne kohen e mbretit Zog, per bashkepunim ekonomik. Na e ndaloi. Keshtu qe, ne e kremtonin kete prane "Via Del Koncilazione", ne territorin e Vatikanit, se nuk mund te na ndalonin".
Ju keni punuar per nje kohe shume te gjate, prane ambasades amerikane ne Vjene?
"Po, per 30 vjet".
Cila ishte detyra juaj atje?
"Sipas situates ndryshuan detyrat. Ne fillim me thirren vetem per te degjuar Radio Tiranen dhe per t'i perkthyer lajmet".
C'interes kishin amerikanet per lajmet qe vinin nga Shqiperia?
"Kishin interes nga tere keto vende qe ne i quajme te roberuara. Domethene, nuk isha vetem une, ishin edhe te tjere. Pastaj kishim shtypin qe e perkthenim, vetem se shtypi shqiptar nuk ishte shume interesant se ishte teper i kontrolluar nga qeveria".
Ju benit vetem perkthimin apo edhe komentonit?
"Jo, jo, perkthimin, nuk e komentonim. Nga Bashkimi Sovjetik ishte shume interesant shtypi nga keto provincat, nga qytetet e vogla".
Kishte edhe rus qe rrinin ne ambasade?
"Po".
Po me pas me se u moret?
"Kjo pjesa ime e punes humbi krejtesisht, u mbyll per Shqiperine, monitorimi i radios e keshtu ne momentin qe Kina u hap kunder Bashkimit Sovjetik. Shqiperia qe interesante kur fliste kunder Bashkimit Sovjetik, se dihej qe ai ishte mendimi i Pekinit. Kur ata hapen doren drejtperdrejt, Enver Hoxha perseriste te njejtat dhe nuk ishte me interesant per neve".
Pastaj me se u moret?
"Pastaj une pata fat meqenese zoteroj disa gjuhe te huaja. Pergatisja material per tere gazetaret qe shkonin ne shtetet e roberuara, permes ambasades amerikane ne Vjene. Ambasada kishte nje zyre qe lidhej, domethene, fondi buxhetor i joni ka qene i lidhur drejtperdrejt me Ministrin e Jashtem, jo me CIA-ne. CIA bente vetem monitorimin e radiove. Kisha krejt shtypin e Evropes lindore qe mund ta lexoja vete..."
Ne nje interviste ju jeni shprehur qe edhe intervistonit shqiptaret qe arratiseshin...
"Jo, nuk i intervistoja, por shkoja ne konsullaten amerikane edhe beja perkthime, nga shqipja ne anglisht dhe nga anglishtja ne shqip, per ata qe kerkonin te shkonin ne Amerike".
Kishte shume shqiptare te arratisur qe donin te shkonin ne Amerike?
"Shume pak. Shumica kane qene kosovare, se ne Beograd mundesia e tyre ishte shume e vogel. Keshtu qe, keto vinin ne Vjene dhe thoshin se ishin shqiptare. Kuota e Shqiperise ishte e lire se nuk shkonin shume shqiptare".
Midis atyre te arratisurve kishte njerez qe juve njihnit ose ju sillnin informacione per ate cka ndodhte?
"Jo, nuk kam pasur. Dy here kam takuar dy shqiptare, njeri ka qene djali i nje shoferi edhe babai i tij ishte nga ata shoferet qe dilnin jashte shtetit, binin domate ne Vjene e gjera te tjera. Ky qendronte brenda ne Shqiperi, nuk kishte te drejte te dilte jashte. Nje here kam takuar edhe nje qe e kam marre edhe si punetor, qe kam bere nje shtepi per vete, emrin e tij nuk e mbaj mend. Ai me tha qe jam nga Shqiperia, nga e folmja e besova. Por, nuk isha e sigurt qe nese ishte nje spiun, apo ne te vertete nje emigrant. Ai me tha qe kam qene neper burgje. Kishte qene ne tre apo kater. Pyeta une kush ishte i burgosur e keshtu, me thoshte disa emra qe une nuk i njihja. Por, nje dite me tha kam qene me Elmaz Libohoven, me djalin e Myfti beut. Edhe aty e pyeta une dhe u binda qe me te vertete ka qene ne burg".
Meqenese ju keni qene prane ambasades amerikane ne Vjene, a e kishin parashikuar amerikanet qe regjimi ne Shqiperi do te rrezohej diku para viteve '90 apo ishte e papritur?
"Nese isha ne ambasade nuk do te thote se kisha shume informacion. Por, nuk e besoj. Ata qe bejne politiken sigurisht jane te zgjuar".
Si e keni perjetuar rrezimin e regjimit komunist ne Shqiperi?
"Sigurisht me rrezimin e murit te Berlinit pata shume shprese, qe do te ishit te fundit nuk e besova. Menyra se si u be, rane te tere urat, Shqiperia si nje ishull s'mund te rronte, une keshtu e shoh. Nuk kishit mundesi te benit tregti, fundi do te vinte. Ju e shihni, u deshen 17 vjet qe une te vij ketu sot".
Perse u vonuat 17 vjet?
"Se pari, pashe qe qene te njejtet njerez".
Nuk ishit kurioze te shihnit vendet qe keni jetuar kur ishit femije?
"Sigurisht. Kordoni qe lidh femijen me nenen, me Shqiperine, nuk eshte shkeputur kurre. Por une, meqenese Shqiperia eshte e vogel, nuk mund te vija ne nje vend ku babai im ka qene denuar dhe jo rehabilituar".
Tani mendoni se eshte rehabilituar?
"Eshte nje fare rehabilitimi. Mbase e prisja ne nje forme tjeter, por nuk prisja me shume".
A jeni e emocionuar qe ai eshte dekoruar nga Presidenti i Republikes?
"Jo per dekoraten, se si e shihni ne jeten e tij, ai nuk ka marre kurre nje dekorate, nuk ka kerkuar kurre nje fron per vete. Me vjen mire, nuk te genjej. U preka me shume kur zonja Topalli vuri fotografine e Parlamentit te pare, sesa dekoraten. Megjithese dekorata vlen me shume dhe eshte nje nder edhe per familjen tone, jo vetem per babane. Por, une babane e shoh ne Parlament, si deputet i pare i parlamentit pluralist shqiptar te zgjedhur. Familja jone, mbase nuk u intereson shume njerezve, eshte nje familje nga bejleret qe nuk ka qene kurre gjate 500 vjeteve te okupimit turk, ne sherbim te qeverise".
Kjo vizite ne Shqiperi mund te parashikoj nje kthim perfundimtar ketu apo do te vazhdoni te jetoni ne Vjene?
"Une nuk jam kaq e re, se te them te shkeputem tani kendej. Mbase mua do te me mungojne ato godinat e Vjenes, jeta e Vjenes, qe nuk mund ta gjej ketu. Por, mund te mendoj qe mund te kaloj 3-4 muaj, duke ndenjur e duke bere vizita. Por duke pasur nje veprimtari te vertete, jo politike, por sociale. Ka shume per te bere, isha ne muze edhe i thashe atij drejtorit te muzeut, qe duhet edukuar populli".
A ka dokumente filmike, fotografike, te emigracionit qe ende nuk jane kthyer ne Shqiperi?
"Sigurisht qe do te kete ne Amerike".
Ju vete personalisht?
"Jo. Duhet te dini qe neve personalisht nuk kishim as buke te hanim. Ka qene nje periudhe qe kam bere 3-4 pune njekohesisht".