PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Rrefej Ali Kelcyren"

Blendi Fevziu per "Opinion+"
E Hene, 24 Dhjetor 2007

Hana Kelcyra, e bija e Ali Kelcyres, rrefen ne kete interviste kthimin e babait te saj ne Shqiperi, njohjen me Enver Hoxhen, marredheniet me mbretin Zog dhe lidhjet me Ballin Kombetar. Ali Kelcyra ishte nje nga firmetaret e Aktit te Pavaresise se Shqiperise, i dekoruar pak dite me pare nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, me urdhrin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu".

Pse keni lindur ne Paris?

"Kam lindur (ne vitin 1936), sepse babai ishte ne emigracion kunder mbretit Zog".

Ali Kelcyra ka qene dy here ne emigracion. Nje here i denuar me vdekje nga mbreti Zog...

"Tri here nga mbreti Zog".

Tri here nga mbreti Zog dhe nje here nga komunistet?

"Nga komunistet nuk e di, nje here apo me shume. Por, nga mbreti Zog e di qe tri here".

Ju keni lindur ne Paris, ne vitin 1936. Cili ishte mjedisi i pare qe mbani mend ne Paris?

"Nga Parisi nuk mbaj mend asnje gje dhe eshte shume interesant qe kur ikem nga Parisi dhe erdhem ne Shqiperi. Udhetimi ka vazhduar pak a shume nje jave, apo dhjete dite. Une nuk mbaj mend as udhetimin ne tren, as kurrgje. Hapet nje drite ne kujtimet e mia ne momentin qe une hipi ne vaporin nga Brindisi per ne Sarande dhe gjeja qe me ka bere pershtypje kane qene penxheret rrumbullake te vaporit. Arritem ne Sarande, fjetem atje dhe te nesermen, apo ate dite, nuk e mbaj mend mire, arritem ne Kelcyre. Kelcyren e mbaj mend shume mire se me beri pershtypje, qe nuk kishte drita edhe dolen njerezit me shandane, me qiri dhe une isha 3 vjec e gjysme, e shihja prapa ketyre shandaneve hijet e tyre dhe njerezit shumoheshin, pata shume frike, u tmerrova. Por, te nesermen, si sot ne mengjes ketu, u zgjova shume heret dhe pashe qe kishte dale dielli dhe ajo ishte pjekja e pare me Kelcyren".

Ju u kthyet ne shtepi per arsye se, Ali Kelcyra, nje nga deputetet e pare te Parlamentit shqiptar, kishte vendosur te rikthehej ne Shqiperi per t'u marre me politike. Si kishte hyre fillimisht ne politike babai juaj?

"Babai im, me ekzaktesi nuk e di. E di qe ka marre pjese ne Vlore, eshte pjekur me princ Vidin dhe mbretereshen Sofi, besoj eshte fjalimi i pare qe ka bere, politik, mbretereshes Sofi, pasi ai kishte bere studimet ne Gallatasarai dhe zoteronte gjuhen frengjishte. Mbreteresha Sofi nuk ka ditur shqip. Keshtu qe, ky u zgjodh pasi kishte lehtesi ne te folme dhe i mbajti mbretereshes Sofi nje fjalim. Besoj se ky ka qene akti i pare i tij".

Cilat kane qene marredheniet e babait tuaj me Ahmet Zogun?

"Jo te mira. Nuk kane pasur marredhenie te mira, nuk ka funksionuar".

Per cfare arsye?

"Nuk e di, ka qene edhe mbase se nuk ka pasur simpati reciproke. Madje, shume me vone, mbreti Zog ne Egjipt, kur u takuan (kur jane takuar per here te pare nuk kam qene atje, por nga fundi u ndodha dhe une aty) ka pasur shume simpati per mua. Me te vertete me ka trajtuar si niperit dhe mbesat e tij. Megjithese une nuk kam asnje relate familjare me familjen mbreterore. Domethene, te kaluara, apo me statutin, familja mbreterore nuk ka fis me bejleret".

Si shpjegohet qe babai juaj, i cili vinte nga nje familje e njohur bejleresh te Kelcyres, u rendit me forcat qe kontestonin bejleret, me Fan Nolin, me Luigj Gurakuqin etj., ne Parlamentin e pare?

"Besoj qe eshte nje reaksion me shkollen qe beri, pasi ai ka studiuar ne Gallatasarai dhe eshte rritur ajo influenca e Frances, e kultures franceze".

Babai juaj u arratis per ne Paris ne vitin 1924. Si e kujtonte ai emigracionin shqiptar ne Paris?

"Si e kujtonte, ne krahasim me emigracionin e dyte ose te trete, se eshte edhe nje emigracion ne Luften e Pare Boterore. Kete emigracion e kujtonte sigurisht me te lehte, ate te Parisit, sepse edhe nese ishte denuar me vdekje, te gjitha keto peripecite, babai kishte kontakt me personalitete. Si Mehdi bej Frasheri, kur vinte delegacioni shqiptar ne Kombet e Bashkuara, ai piqesh me ta. Ndersa me qeverine e Enver Hoxhes, jo babai, por asnje, te themi keshtu haptazi (nese kane pasur kontakte keshtu te fshehura qe nuk e besoj) nuk kane pasur asnje kontakt. Domethene, ishte si nata me diten".

Babai juaj e ka njohur Enver Hoxhen ne Paris, ku ai ishte student, apo kur kishte lene studimet pergjysme dhe jetonte ne Paris?

"Jo, me duket studionte akoma. Kur ka vdekur vellai i babait, Faiku, ka ardhur madje per ngushellim. Pasi babai nepermjet vellait te tij, e dinte qe ky nuk studionte mire, apo nuk kishte nota. Pervec kesaj, ai e njihte zoti Hoxha, si kunati i mikut dhe shokut te tij, Bari Omarit. Pas vdekjes se vellait, kam lindur une, pas nje viti ose pak me shume, dhe ka ardhur per te uruar per lindjen time, Enver Hoxha".

Si e kujtonte babai juaj Enver Hoxhen me pas, ne emigracion?

"Nuk i ka bere nje pershtypje te mire, pasi besoj jo heren e pare, por heren e dyte, zoti Hoxha kerkoi qe te futesh ne Bashkimin Demokratik dhe babai nuk e pranoi, pasi tha se kjo ishte sepse zoti Hoxha humbiste bursen qe i kishte dhene Ekrem Libohova. Familja e Hoxhave vijne nga Gjirokastra dhe bejleret e Libohoves kane pasur nje fare mbrojtje per disa familje nga ato ane. Keshtu ishte Shqiperia atehere, duhet te kishe keto lidhjet per te pasur nje burse. Me qartesi nuk e di, po ky nuk i kishte kaluar provimet, nje vit ta falnin, vitin e dyte ta perjashtonin bursen. Kaq ishte e vertete qe babai vajti, nuk eshte se jemi kunder regjimit te mbretit Zog, por po humbnin bursen edhe per kete nuk e pranoi.

Me ka treguar nje dite qe, i gjetem nje pune ne rrethet e Parisit. Perfundimisht Eqerem Libohova, qe ishte minister ne ate kohe dhe i gjeti nje pune ne Bruksel, ne konsullaten shqiptare dhe, me sa kam une dijeni, atje ka pasur kontaktet e para me Kominternin".

Pra, Enver Hoxha ishte ne mbrojtje te Eqerem bej Libohoves, njeri nga ministrat me te rendesishem te qeverise se mbretit?

"Po".

Per sa kohe ka vazhduar kjo perkujdesje?

"Po, deri sa u kthyem ne Shqiperi. Pastaj ndodhi nje aksident, qe kasa e konsullates u vodh, nuk dihet nga kush, por ky ishte pergjegjes. Thoshin qe ky e vodhi per vete, e vodhi per propaganden qe kishte pasur Kominterni dhe i duheshin fonde. Kjo mbeti nje enigme".

U vodh kasa e konsullates kur Enver Hoxha ishte pergjegjes?

"Po, ishte pergjegjes, e thirren ne Tirane se do te behej gjyqi. Erdhi ne Tirane me 7 prill dhe kjo nuk u sqarua kurre".

Pra, nuk u mor vesh nese ai ishte autori i vjedhjes?

"Po sepse nuk mund te themi qe i mori apo s'i mori".

Ju personalisht e keni njohur Eqerem bej Libohoven?

"Po".

C'mendime kishte me pas ne emigrim, megjithese ai vdiq heret?

"Nuk kam pasur nje okazion per te folur me te. Eqerem bej Libohova ka qene me te vertete nje diplomat, mbase nuk ka pasur kalibrin e Myfit beut, ai ka qene nje politikan, ndersa Eqerem beu ka qene thjesht nje diplomat, edhe fjalet i kufizonte, i maste. Nuk kam pasur nje informate, isha teper e vogel".

Ne momentin qe u kthyet ne Kelcyre, qe sic e thate ishit 3 vjec e gjysme, ne vitin 1939, ne gusht te 1939, Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia. A eshte e vertete qe Ali Kelcyra ka mirepritur pushtimin italian te Shqiperise?

"Jo, ne asnje menyre. Kur u degjua qe fuqite ushtarake po sulmonin Shqiperine, jo vetem babai, por komplet Komiteti i Bashkimit Demokratik, i ka derguar mbretit Zog nje telegraf, duke i paraqitur te rezistonte dhe keto ishin te gatshem te vinin dhe ta mbronin, edhe pse ata ishin kundershtar te mbretit, por per te mbrojtur Shqiperine. Kur ka arritur ky telegrafi, mbreti Zog ka qene ne Greqi. Princ Leka lindi me 5 prill dhe me 7 u be pushtimi. Baba ka pasur shume pjekje me Musa Juken ne Egjipt".

Pas vitit 1944?

"Jo, kur vajti ne Egjipt per t'u takuar me mbretin Zog. Babai me thoshte se bisedat me Musa Juken kane qene shume me interesante se bisedat qe kane pasur me mbretin Zog per situaten e Shqiperise, gjate regjimit te mbretit Zog".

Gjate luftes, Ali Kelcyra u perfshi shpejt ne nje nga organizatat politike dhe u be nje nga kreret e Ballit Kombetar...

"Po, sepse ka ardhur me kete qellim, qe te perfshihej ne politike. Babai im qe perpara nje dileme: Te mbetej ne emigracion duke luftuar Italine, se mbreti Zog ishte larguar, ose te kthehesh ne Shqiperi. Ai anonte te rrinte perjashta. Mamaja ime anonte qe te kthehej se ajo kishte shume te aferm dhe e kishte marre malli per njerezit. Por, personi vendimtar qe e ka influencuar babane te kthehet, ka qene nje anglez, Hilli. Ata kishin biseduar dhe i tha qe kaq vjet ke luftuar mbretin Zog dhe kurre nuk do t'ia kishe arritur qellimit qe ta rrezoje, nese nuk do te vinte Italia. Nga jashte nuk behet dot asnje rezistence, duhet te shkosh ne vend dhe aty mund te kesh sukses per te luftuar. Keshtu vendosi babai te kthehej, mori kontaktet e para me ambasaden italiane ne France. Kerkoi qe te kthehej si privat, mos ta detyronin te merrej me ceshtje politike. Domosdo ambasadori dhe ambasada nuk ishte ne gjendje te pergjigjeshin pa pyetur Palaco Kixhin (qeverine italiane). Ai tha: Po. Kam degjuar ne disa dosje se ai personi qe kishte shkruar: "Con tempo verra il piacere", qe do me thene se kur te vinte babai do t'i vinte deshira per t'u marre me politike dhe te behej minister. Qeveria italiane atehere kishte nevoje per keta njerez qe nuk ishin te komprometuar me mbretin Zog".

Ne momentin qe u kthyet ne Shqiperi, a ishte Ali Kelcyra per nje kryengritje te armatosur ndaj italianeve apo jo?

"Te armatosur nuk e di. Ka ardhur per te organizuar nje rezistence, kaq ishte e vertete, nuk kishte mbushur as javen ne Kelcyre dhe ka marre mamane dhe gjoja per t'i kallezuar Shqiperine, ka shetitur 6 muaj e ka marre kontakte me persona. Ndersa mua me ka lene vetem nje here 3 muaj, nje here 4 muaj. Me ka lene vetem ne Kelcyre me xhaxhane e tij dhe nje here me tezen".


Komento artikullin | Shiko komentet (10 komente)
Te Tjera nga rubrika