Timo: Dashuria me Vera Grabocken
E Premte, 21 Dhjetor 2007
Aktori i njohur rrefen njohjen me regjisoren e jeten familjare, marredheniet me vajzen dhe afrimi me poezine
Ju keni perkthyer nje liber mbi jeten e Marlon Brandos, pse keni zgjedhur pikerisht Marlon Brandon? Cila ishte lidhja qe kishit me te?
“Marlon Brando eshte padyshim aktori me i madh i te gjitha koherave, ne kuptimin e filmit. Pa dyshim, eshte maja me e larte. Roli i tij te “Padrino”, “Kumbari”, eshte maja e interpretimit, merret si shkolle. Marlon Brandon, sic e thote edhe Al Pacino ne librin e tij, ne nuk sollem asgje, Brandon solli nje koncept te ri ne kinema, ne kemi bere punen tone. Te pyesesh kudo ne bote se kush eshte me i madh Al Pacino apo Marlon Brandon, publiku i gjere thote Al Pacino, pasi eshte aktual dhe po aq i madh. Brenda modestise se nje artisti te madh si Al Pacino, ata kane pasur marredhenie shume te mira dhe cfare me ka bere pershtypje, te bej nje paranteze. Marredheniet midis artisteve jane mjaft te denja dhe vleresuese ndaj njeri-tjetrit. Aktoret nuk merren te gjykojne njeri-tjetrin, ajo eshte pune e kritikes. Ai thote more punen, sa mire per ty, sa mire per mua dhe secili shikon jeten e tij. Ne, ndonjehere, duhet te clirohemi nga problemet e shoqerise, shume vend i vogel, me shume konfliktualitet. Te gjitha modelet e kesaj shoqerie funksionojne njelloj, kjo eshte e verteta Ne me Marlon Brandon, me Zapaten, jemi rritur, ne diskutonim si koleg per Brandon, per lojen e tij. Madje, per njeri-tjetrin e benim teme te bisedave tona dhe ne krijimet tona, madje ne nje rol qe bera me Mihallaq Luarasin, une kisha pare ate edhe perpiqesha ta imitoja ne teater. Realisht, une e kam imituar dhe kam bere mire, profesionalisht eshte e gabuar te kopjosh dhe personalisht nuk mund te shmangesh ne fillim dhe kam bere mire, sepse duke dashur te shkrija rolin e Velit me Brandon, beja nje perpjekje per te synuar per te bere nje gje te mire. Brandon ne kuptimin profesional nuk behet fjale qe eshte nje shkolle. Cfare me beri per ta perkthyer librin? Une zbulova tek ai liber qe eshte nje autobiografi e bere me Robert Linsin, nje nga shkrojtesit dhe kritiket e kinemase, nje nga biografet e shquar. Eshte fakti se zbulova te Brandon nje njeri shume profesional, ai flet shume hapur per te gjithe jeten e tij, per veten e tij, per historite me grate dhe ajo qe eshte me rendesishme dhe qe me beri pershtypje eshte fakti qe Marlon Brandon eshte nje nga figurat unikale qe ka luftuar per te drejtat e njeriut, per te drejtat e indianeve dhe zezakeve qe jetonin ne Amerike. Marlon Brandon, ka qene ne tribunen e famshme ne ate kohe, kur Martin Luterkingu mbajti ne ate kohe fjalimin e famshem “I have a dream”. Ka bere filma deri ne Azi per skamjen, per mjerimin, qe ka dashur t’i shfaq dhe Hollivudi i ka krijuar pengesa, ka qene rebel dhe nuk i ka pranuar rregullat e Hollivudit. Ai e ndryshoi konceptin fiksuar, te ngurtesuar, te studiove te Hollivudit, qe i benin kontratat me aktoret, nje kontrate per disa filma dhe ai tha jo, nje kontrate per nje film. Pasi u be i famshem brenda nje nate me “Tramvaj i quajtur deshire”, qe u vu ne skene atehere dhe u filmua me vone. Ai e luajti ne teater dhe gjithe Amerike dhe gjithe bota pa nje aktor te ri, nje talent te radhe dhe ate e takuan dhe pas shfaqjeve, qe nga Greta Garbo, ikona e kinemase se atehershme, artistet me te medha te kohes. Sigurisht fama e tij si aktor, personaliteti i tij u bashkua me ate ndjesine e tij per te mbrojtur te drejtat njerezore dhe ate qe beri ai nuk e kane bere shume te tjere.
Si jeni njohur me Vera Grabocken?
“Jam njohur ne shkolle. Une kam qene pedagogu i saj, une isha i ri fare, ajo ishte studente”.
Ky quhet abuzim me detyren...
“Ishte “abuzim me detyren”, por ne te vertete kur une u fejova me te, une nuk isha pedagogu i saj”.
Ishte studente e mire?
“Shume studente e mire, kishte spontanitet si aktore, madje une me te kam luajtur te drama qe vuri Kujtim Spahivogli, “Midis dy njerezve”, nje drame e Kico Blushit. Kishte nje sukses ne ate kohe, me nje koncept novitar te venies ne skene dhe te interpretimit. Mbaj mend qe skenografine e ka bere Edi Hila atehere, me shkalle, gjithe skenografia shkalle dhe ne aktoret na kishte detyruar Spahivogli qe te mos benim levizje me duar, por te ishte vetem ai komunikimi psikologjik. Vera luante nje rol, nuk ishim cift bashke, burre e grua, ajo luante me Gezim Kamen, se ishte aktor, ka qene Gezim Kamja aktor. Kurse une luaja me nje aktore tjeter, kisha nje rol me karakter komik, ishim dy cifte, qe u mireprit. Ndersa Vera kishte nje rol romantik. Ka luajtur ne teater, por ate qe ka bere ajo shume ka qene Beatricja te “Shume zhurme per asgje”, qe e vuri Mario Ashiku me teatrin e institutit atehere”.
Nuk e dija qe Vera kishte qene aktore...
“Ka qene aktore, por do te ishte nje aktore e mire dhe do te ishte shume e natyrshme ne kinema. Sa mire qe nuk u be aktore dhe vazhdoi ne kete gje, sepse ajo gjithmone ka enderruar qe te behej regjisore”.
A nderhyni ne idete e njeri-tjetrit? A konsultoheni me Veren per rolet tuaja dhe a konsultohet ajo me projektet e saj?
“Sigurisht qe Vera eshte shume e interesuar ne rolet qe bej une dhe ne kete projekt me ka ndjekur me dritherim, ajo e di se me cfare mundi dhe si kam punuar une, me sa perkushtim per ta dhene kete shfaqjeje. Ne cdo rast, ajo ka qene frymezuese dhe inkurajuese ne projektet e mia. Ndersa une jam nje kritik, mbase cerebral ne programet e saj. Sa here qe une i them qe kjo nuk me pelqen, atehere ajo thote qe programi eshte i mire, mjafton qe ta shaj Timo, po e mburra une, o me thote, mos e mburr se nuk eshte e mire. Pasi une kerkoj dicka qe nuk perkon mbase me ate shije te pergjithshme qe nje publik e pelqen”.
Sa i lidhur je me vajzen?
“Jam shume i lidhur, tani do te shkojme per Krishtlindje dhe per Vitin e Ri atje. Ajo jeton ne Los Anxhelos. Me vajzen komunikojme vazhdueshem, sigurisht qe na mungon. Ajo padyshim qe eshte shume e lidhur me Veren, telefonatat e tyre jane te gjata. Ajo e merr nga Los Anxhelos”.
A eshte e veshtire te jesh femija e dy artisteve, ne kuptimin e angazhimeve me shume se sa te qenit persona publik. Dy prinder qe per arsye te punes shpeshhere mund te mos jene aq prezent prane femijes?
“Linda femijerine e kaloi ne kujdesin e nenes sime. Ajo e ka mbajtur, e ka edukuar, sepse Vera ka qene gjithmone e zene me pune, e ngarkuar shume, por nuk i ka munguar kujdesi per t’u marre me vajzen, as asaj dhe as mua. Ato kane nje lidhje, jane si shoqe dhe Vera si natyre eshte shume komunikative dhe nuk krijon distanca, nuk duket si mama. Ato edhe kur dalin jane si shoqe. Madje, ndonjehere edhe kur i komplimentojne, i thoshin se duken si motra, i bejne komplimente Veres. Shkojne shume mire dhe ne thelb eshte nje marredhenie vertet e ngrohte dhe njerezore. Sigurisht nuk mund te doje njeri ne bote me shume se vajzen e vet”.
Vone, pas viteve ’90, ju keni filluar te publikoni poezite tuaja. Keni ndertuar dhe vellime me poezi. Perse shkruani?
“Po, une e kam pasur pasion letersine dhe kam shkruar qe ne shkolle te mesme. Kam shkruar vazhdimisht, por nuk kam botuar ndonjehere. Kam grisur, mbaj mend qe une kam grisur poezite dhe bashke me Kujtim Cashkun kemi djegur pikturat e tij, sepse ishte nje moment, ato ngjarjet e 1972-shit qe mund te ishin te mjaftueshme te perfundoje ne burg dhe i dogjem ato dhe une grisa poezite. Kisha bere atehere nje novele ne proze, “Lejleku prej letre”, madje edhe sot me thote Vera: ‘Oh, pse e grise’. Ne te vertete, une e kam pasion letersine, kam dashur qe te behesha poet apo shkrimtar, kjo eshte nje hobi, nuk jam poet. Sigurisht, kur shkruaj ndonje poezi synoj qe te jete e mire, ndonjehere synoj edhe ndonje tekst kenge, kjo eshte thjesht nje rastesi ne te vertete. Me pelqen poezia, jam admirues i poezise, pasi poezia eshte substance e artit dhe kenga e poezia ma ploteson jeten kur nuk merrem me ate qe eshte kryesore, me aktrimin”.
Meqenese ju largoheni ne SHBA, per ne Los Anxhelos, per festat e fundvitit dhe meqenese e mbyllet kete sezon. Kur do te riktheheni serish me “Pamje nga ura”?
“Besoj se do te vazhdoje sepse jane kerkesat e publikut qe jane primare dhe them qe do ta rinovojme kontraten me Drejtorine e Teatrit Kombetar dhe shpresoj qe te vazhdojne shfaqet. Pse jo, kur publiku ka kerkese, derisa te amortizohen kerkesat, shfaqja eshte mire qe te jepet”.
Blendi Fevziu per “Opinion+”