Timo Flloko: Vuajtjet per Cercizin
Blendi Fevziu per “Opinion+”
E Enjte, 20 Dhjetor 2007
Aktori tregon per disa rolet qe ka luajtur dhe vleresimet e tij per kinematografine
(Vijon nga numri i kaluar)
Keni hyre ne nje karriere te plote ne filmin “Kur zbardhi nje dite”, duhet te kete qene fillimi i viteve ’70, apo jo?
“Po, ‘70-‘71”.
Me pas, sa role keni luajtur ne kinematografi?
“Jane mbi 30-35 role, mund te kisha bere edhe dyfish, por normalisht mire kam bere qe nuk kam bere me shume sepse jane shume. Jane shume, pasi aktori nuk duhet ta perserise veten. Midis morise se roleve qe luan, disa jane te mire, disa jane thjesht qe behen per efekte te caktuara. Sigurisht, ne nuk paguheshim per punen qe benim, per ato role, pasi dihet qe artistet nuk kishin asnje shperblim ne drejtimin e krijimtarise, kishim nje rroge. Une e merrja pagen nga Instituti i Arteve, isha pedagog dhe paguhesha per ate gje”.
Mund te paguheshe njelloj, si te beje 10 filma dhe si te beje nje film?
“Normalisht, nuk kishte asnje lidhje”.
Pra filmi behej vetem per fame personale?
“Po, ne kuptimin e kesaj, natyrisht filmi per aktorin ishte si te thuash karriera e tij. Mua me interesonte qe te afirmohesha si aktor, por, nga ana materiale, une nuk perfitoja asnje gje.
Ju thate qe keni luajtur plot 35 role ne kinematografi. Pra, diku me qendror, diku me episodik. Cili eshte karakteri ose personazhi qe jeni ndjere me afer?
“Kjo pyetje behet shpesh dhe eshte e veshtire. Te cdo karakter jam perpjekur te gjej ate qe eshte e vecante tek ai, ne permbajtjen e tij. Sigurisht qe profesioni i aktorit eshte i atille qe duhet te transformohet artistikisht nga vetja ne karakter, te krijoje nje figure qe ndryshon nga nje rol tjeter, jo thjesht per kaprico artistike, sepse vete brendia, permbajtja e karakterit, te ben te ndryshosh. Natyrisht, te shume role jam ndjere prane”.
Per shembull?
“Qe nga roli i Cerciz Topullit, te cilin e kam admiruar si nje hero kombetar, deri te “Vdekja e kalit”, qe nga “Lulekuqet mbi mure”, ne rolin e mesuesit”.
Po roli qe ju ka lodhur me shume, cili ka qene?
“Lodhjen me te madhe fizike e kam ndjere ndoshta te Cerciz Topulli, pasi eshte xhiruar ne nje vape te tmerrshme, ne vitin 1979 kur kemi xhiruar ne Gjirokaster. Sigurisht, isha i ri, 30 vjec djale, por duhet te xhiroja ne ato kushte, me ato brucat, me betejat qe zhvilloheshin atehere ne ate film dhe fizikisht ishte shume e lodhshme. Shume role te mia jane fizik, qe nga Kanan Tafili, Meco, “Malet me blerim mbuluar”, qe do te futesha ne lum”.
Si shpjegohet qe shumica e roleve tuaja kane prototipin e heroit, shpeshhere edhe te luftetarit?
“Keshtu ka ndodhur edhe ne te vertete. Rolet kane qene edhe te tille. Kam pasur ate lloj kenaqesie, ate delir artistik, si te Cerciz Topulli, si te Vasil Shanto. Ishin role te pergjegjshem, sepse ne nje fare menyre duhet te plotesosh ate perfytyrim qe kane shikuesit per ta. Ne nje moment, kalojne vitet, kalon koha, filmi rivleresohet dhe sot po te nxjerresh fotografine time te Cerciz Topulli dhe te nxjerresh Cerciz Topullin e vertete, kurre nuk do ta pranonin qe ky eshte Cercizi per te vertetin, por do te thoshin per kete tjetrin. Pasi vepra artistike ka impaktin me te madh dhe duhet te plotesoje ate lloj perfytyrimi imagjinar qe kane njerezit per heroin. Ne kete kuptim qendron dhe ajo qe eshte e veshtire edhe e bukur ne te njejten kohe”.
Me cilin emer personazhi ju kane thirrur apo identifikuar me shume, apo nuk ka qendruar kjo?
“Jo, ka qendruar, mbase fjale te caktuar ne batuta, por kam pershtypjen qe nuk me kane identifikuar, per shembull qe te me thone, ej Timo keshtu. Ne momente te caktuara, ne role te caktuara, kane reaguar njerezit. Nuk jam per shembull sic eshte Albert Verria te “Kapedani”, qe identifikohet vetem me ate rol dhe mbetet. Mbase jo se nuk ka ekzistuar shkrirja ime me karakterin, por ndonjehere jane disa role te caktuara qe mbase kane qene te ndryshem. Kete nuk e di me te vertete”.
C’ndryshim ka nje rol ne teater me nje rol ne kinematografi?
“Parimisht nuk ka asnje ndryshim, profesioni i aktorit duhet te jete i njejte. Aktori duhet te jete aktor. Shembulli i aktoreve me te mire jane edhe ne teater dhe ne film. Nje Kadri Roshi eshte i madh, si ne teater, ashtu edhe ne film, po ashtu Sulejman Pitarka, Naim Frasheri, Tinka Kurti etj. Ndryshimi eshte te specifika, te pershtatja. Ne teater eshte spektatori, eshte nje marredhenie e drejtperdrejte shume emocionale. Per mua eshte gjithmone me e veshtire te luaj ne teater, sepse ne teater nuk kam aq pervoje sa kam ne kinema. Teatri eshte i bukur, eshte nje art qe lind dhe vdes brenda nje nate. Sot eshte ndryshe e neser eshte ndryshe, sic eshte nje nate nuk eshte nje nate tjeter dhe bukuria eshte pikerisht te ky lloj komunikimi, prandaj edhe teatri i ka rezistuar mijevjecareve dhe eshte nje art i paster. Kinemaja eshte nje art sintetik, eshte arti me i vjeter i botes dhe nuk mund te zevendesohet kurre. Pa njeriun nuk mund te kete teater dhe ato emocione qe merr direkt ne marredhenie me spektatorin, ato jane te pakrahasueshme, nuk i merr me filmin. Une kam pasur suksese ne film qe jam duartrokitur, si “Lulekuqja mbi mure”, “Vdekja e kalit”, nuk ka rendesi. Por, ato lloj emocionesh qe kam ndiere nga duartrokitja e spektatoreve ne teater, nga marredhenia direkt pas shfaqjes, une nuk i kam ndjere ne asnje film. Ka ndodhur qe ne film te duartrokasin per nje moment te caktuar, si ne momentin e recitimit, te filmi “Lulekuqet mbi mure”, ne premiere ka ndodhur kjo, te poezise se Fan Nolit. Por, eshte ndryshe ajo lloj duartrokitje, nga duartrokitjet qe merr aktori ne teater. Ne kete kuptim, teatri eshte nje art i gjalle, nje realitet i gjalle qe e ke sot, neser perseritet. Me “Pamje nga ura” kemi dhene 15 shfaqje dhe shpresoj ta japim edhe ne janar. Kurse filmi eshte nje art qe fiksohet dhe mbetet per shume kohe, emocionet i merr pa qene prezent, i merr ne kohe te ndryshme. Eshte nje art i konservuar, pa dashur qe ta rendomtizoj”.
Si shpjegohet qe teatri shqiptar ka marre nje goditje shume te forte, rrallehere salla mbushet?
“Spektatori largohet nga teatri kur ti nuk i jep ate qe duhet. Pra, dramaturgjia e vertete e afron spektatorin, spektatori eshte gjithmone ai qe e vlereson, nese nuk do te ishte spektatori, ne, si artist, nuk do t’i benim shfaqjet per njeri-tjetrin. Shfaqjet nuk jane per te permbushur egot personale qe mund te kemi ne ndaj njeri-tjetrit, por eshte per nje spektator dhe suksesin e nje shfaqjeje e percakton pjesemarrja dhe vleresimi i spektatorit, kjo eshte absolute. Kjo eshte edhe ne kinema, ne qofte se nuk te shitet filmi dhe nuk shkon spektatori, atehere filmi eshte i deshtuar”.
Rishikimi i shume prej filmave te atyre viteve te ngjalle nje ndjenje qeshjeje, nje ndjenje shpeshhere komizmi, shume filma nuk i kane rezistuar kohes. Nderkohe qe ka filma, qe dalin tej kufijve te asaj ideologjise se kohes. Ne veshtrimin e asaj analize qe i beni ju, c’nivel ka pasur kinematografia shqiptare dhe sa do t’i rezistoje kohes?
“Niveli i kinematografise shqiptare nuk ka pse te diskutohet, sepse ne morine e filmave qe jane bere dhe sa mire qe jane bere, nje gje nuk duhet kontestuar, fakti qe ka vlera dhe nje tradite te padiskutueshme, ne 450 apo 500 filma sa jane bere ne te gjitha vitet. Ne ishim nje vend i vogel. Kur kam treguar ne Amerike nje beteje te filmit “Liri a vdekje”, apo te filmit “Balle per balle”, nje film tjeter shume i mire, me thoshin se nuk ka mundesi ta kete bere Shqiperia, nuk ka mundesi ta kete bere nje vend me tre milione banore, kete duhet ta kete bere Hollivudi”.
Per cfare arsye?
“Sepse jane harxhime te medha, nuk e konceptonin dot ata faktin qe nga ana logjike eshte ceshtja ekonomike. Ne nje skene dalin avionet, nendeteset. Thjesht nje helikopter te dale, te beje nje levizje, ka kosto per karburantet. Keshtu qe, thoshin se kinemaja qenka nje kinema industriale. Normale se ketu shpenzimet i hiqte shteti. Edhe pse filmat jane bere me qellime ideologjike dhe censura ka qene gjithmone e pranishme, shume vigjilente, prape filmi i zjarrte ka mbijetuar, sepse ka pasur vlerat artistike, profesionale”.
Ju ndiheni keq ndonjehere kur shihni filmat tuaj te viteve ‘90?
“Nuk ndihem keq, pasi cdo gje ka vulen e kohes, ne te vertete ka nje dimension qesharak midis tyre, normal. Por, ka filma, si per shembull, “Koncert ne vitin 1936”, tipizon te gjithe shoqerine shqiptare te gjitha koherave, apo film si “Kapedani”, “Nentori i dyte”, “Mesonjetorja” dhe shume te tjere. Eshte nje gje e cuditshme, se si ka mundesi qe brezi i ri ka qejf te shikoj filmat shqiptare dhe jane shume xheloz per vlerat artistike dhe kombetare. Vajza ime nuk e pranon t’i thuash nje paradoks per Shqiperine. Filmat me teme historike, me teme njerezore, me probleme te thjeshta, nje film si “Apasionata” apo “Duaj emrin tend”, jane filma te thjeshte, ku dimensioni njerezor eshte i pranishem dhe prandaj jane pelqyer dhe pelqehen”.
Cili eshte filmi shqiptar qe ju shihni ende dhe ju emocionon?
“Ka disa filma. Po mua me pelqen filmi, jo pse luaj ne te, “Vdekja e kalit”, pasi eshte filmi i pare qe e trajton ne menyre realiste gjithcka, sic me pelqen filmi “Parullat” qe eshte nje film satire i mrekullueshem. Por, me pelqen shume edhe “Kapedani” qe eshte nje komedi klasike shqiptare, me pelqen “Lulekuqe mbi mure”, me pelqen “Gjeneral Gramafoni”, me pelqen gjithashtu “Balle per Balle”, me pelqen “Te paftuarit”, me pelqen filmi “Koncert ne vitin 1936”, eshte nje nga filmat e rralle te kinemase shqiptare qe mund ta kene zili edhe krijuesit e huaj”.
Duket qe eshte nje film qe i takon cdolloj kohe?
“Sepse pasqyron nje mentalitet shqiptar gjithe kohen, menyra e funksionimit te Shqiperise ne menyre universale”.
Nga 14 filma ne vit, kemi nje film ne dy ose tre vjet...
“Sigurisht qe kjo eshte shume deshperuese. Jemi ne nje tjeter shoqeri, nuk eshte kollaj te behet filmi, por duhet thene qe kinemaja ka mbijetuar dhe sa mire qe edhe keto dy filma xhirohen. Realisht te xhiroje Shqiperia 14 filma ne vit eshte paksa e tepruar dhe nuk pse, sepse filmi ne Shqiperi nuk eshte industri, nuk e ka as Evropa, pasi nuk ja nxjerr dot fitimet sic ndodh ne SHBA. Sot filmi del ne Los Anxheles, ne Hollivud, shfaqet premiera e tij ne Los Anxheles, ne Tokio, ne Paris, ne Nju-Jork, kudo ne te gjitha metropolet e botes. Keshtu qe, ai vetem ne xhiron e pare nxjerr dyfishin e fitimeve, nese filmi eshte sukses. Kurse ne shqiptaret ku do t’i shesim filmat? Keto behen per fondin kulturor te vendit, per njerezit, publikun, per te ruajtur vlerat artistike etj., etj. Kur dalin filma te mire, pse jo, te konkurrojme ne bote. Ka pasur filma qe kane shkuar ne festivale prestigjioze dhe sigurisht nuk kemi fituar as Venecian, as Kanen, as ndonje festival serioz, kete duhet ta themi. Ndonjehere shtypi yne, cohet nje film per Oskar ne Amerike dhe thone qe eshte nominuar filmi x apo y per Oskar. Qe te dominohet nje film per Oskar eshte gje e madhe, pasi do te hyje ne peseshen e filmave ne gjuhe te huaj, lere pastaj ta fitosh”.
(vijon ne numrin e ardhshem)