PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Kur isha emigrant ne SHBA

Kur isha emigrant ne SHBA

Blendi Fevziu per “Opinion+”
E Merkure, 19 Dhjetor 2007

Aktori i njohur rrefen jeten e tij: Si hyri ne kinema e teater dhe vitet e veshtira larg vendit

Karrieren tuaj e keni nisur ne ish-ateliene e vjeter te Kinostudios. Eshte e vertete apo jo?

“Po, eshte e vertete. Ne kete studio, mbaj mend qe, ne vitin 1976, kemi xhiruar skenat e filmit “Lulekuqe mbi mure” dhe momenti i recitimit eshte bere ne nje nga studiot e Kinostudios”.

Sa kohe keni pa hyre ne Kinostudio?

“Ka qene nje kohe e gjate, pasi mbeti si nje magazine, ku u amortizua. Sa mire qe e ka marre “Klani”, qe e ka shnderruar serish ne nje studio dhe ndjeva nje nostalgji qe hyra perseri ketu, ne keto studio”.

Si shpjegohet ky interesim i publikut per “Pamje nga ura” te Artur Milerit?

“Se pari, eshte nje autor i madh, nje autor gjenial sic eshte Artur Mileri, nje nga tre dramaturget me te medhenj te Amerikes. Sigurisht, vepra trajton problemin e emigracionit dhe pasionit, problemin me tipik te shoqerise amerikane. Ajo flet vertet per emigracionin e gjysmes se shekullit te shkuar, emigracionin italian ne SHBA, nderkohe problemi eshte aktual edhe per shqiptaret. Madje, per te gjithe ata qe emigruan pas viteve ‘90, sot ka shqiptare ne Greqi, Itali, sigurisht edhe ne Amerike. Une kam qene nje emigrant, jo i ketij modeli, por kam jetuar gjashte vjet ne Amerike, nga viti 1997 deri ne 2003”.

Dhe e ke ndjere dhe vete se c’do te thote te jesh larg vendit?

“Sigurisht e kam ndjere dhe cfare eshte interesante ne kete rast, meqe erdhi dhe fjala per “Pamje nga ura”, eshte fakti qe une kam jetuar ne ato zona, ne Nju-Jork, ne Bruklin. Mbi uren e Bruklinit, mbi te cilen eshte edhe simboli i shfaqjes, une kam ecur. Kam njohur shume italiane, persona te ndryshem, natyre mesdhetare. Jam perpjekur qe edhe te roli te fus disa detaje te gjuhes, te natyres komunikative te tyre, te karakterit e keshtu me radhe”.

Ju thate qe keni jetuar per gjashte vjet ne SHBA, nuk keni qene emigranti klasik qe shkon atje per t’u pasuruar, por, gjithsesi, nje njeri qe ka jetuar larg vendit te tij. A eshte e veshtire te jesh emigrant, qofte ne SHBA, kudo qofte?

“Nuk ka gje me te veshtire. Cdokush ne fillim kudo qe shkon ndjehet keq ne nje fare menyre, i huaj, normalisht. Pasi eshte nje mjedis tjeter, nje vend tjeter, marredhenie te tjera dhe ne fillim e ke shume te veshtire te mesohesh. Perhere ne fillim eshte e veshtire”.

Ju ishit mesuar qe ne Tirane, ne cdo moment qe dilnit, rrethoheshit nga vemendja e njerezve per arsye te karrieres suaj publike. Nderkohe, mund te endeshit me ore ne rruget e Manhatanit, pa pasur asnje lloj tensioni nga njerezit...

“Kjo nuk me shqetesonte, madje me pelqente. Me mungonte vemendja e shqiptareve, por jo e njerezve ne teresi. Ka ndodhur qe une bera nja gjashte pune ne Amerike dhe per cudi ne filmin e pare qe u shfaq ishte nje shou televiziv, ku une luaja rolin e nje boshnjaku dhe qelloi qe u dha ne nje nga keto kanalet televizive amerikane, ne USA (nje sistem kabllor), e te nesermen kur une po ecja ne rruge, me thote nje amerikan, qe une te pashe ne film mbreme. Kjo mua me habiti dhe thashe si ka mundesi. Bota eshte shume e vogel dhe ndodhin gjerat. Sigurisht per mua ajo kohe, Hollivudi, ishte nje eksperience interesante”.

Si u perfshite ne projektin “Pamje nga ura”?

“Ideja ka qene e regjisorit Albert Minga. Vepra eshte vene nga i madhi Pirro Mani ne vitet ’60 dhe eshte luajtur roli kryesor i Edi Karbones, nga Pirro Mani. Une nuk e kam pare shfaqen, por shume artiste, shume bashkemoshatare te mi, e kane pare ne ate kohe”.

Pra, ishte nje rikthim pas 40 vitesh?

“Ishte nje rikthim, por Artur Mileri ne kete venie te re, e ka rimuar vepren dhe ishte Albert Minga qe e donte kete si drame dhe qe ia sugjeroi Teatrit Kombetar. Ata e pranuan dhe ky beri nje platforme teper interesante. Me afroi rolin. Une sigurisht qe i thashe se do mendohem. Edi Karbone eshte nje nga rolet me interesant, sigurisht edhe kisha dashur qe ta luaja ne fakt. Une i kam qendruar larg teatrit, per arsye se kam qene edhe pedagog ne Akademine e Arteve. Ndonjehere thjesht per rutine, ne vitet e diktatures, kur atehere ajo u be me e eger dhe repertori i teatrit u kinezerua”.

Pse teatri u kinezerua dhe kinematografia, jo?

“Sepse kinemaja ishte nje art me publik, ne nje fare menyre, me impakt me te gjere. Skenariste te ndryshem shkruanin probleme, per tema te ndryshme, midis tyre gjendeshin dhe role interesante, probleme interesante. Ndersa teatri ishte me i limituar.

Kur ka qene kulmi i teatrit shqiptar?

“Periudha e arte e teatrit shqiptar ka qene ne vitet ‘50-‘60, kurse kinematografia e mori zhvillimin e vet pas viteve ‘60’-‘70”.

Ju vete si jeni lidhur me aktrimin, kur jeni ngjitur per here te pare ne skene?

“Kur mbarova Institutin e Arteve, sot Akademia e Arteve, ne vitet ‘70. Piro Milkani, pedagog i imi i kinemase, me kishte propozuar edhe dy role ne dy filmat e tij, “Ngadhenjim mbi vdekjen”, qe ishte filmi im i pare, ku luaja nje rol modest, nje rol studenti. Pastaj te filmi “Perse bie kjo daulle”.

Te dy filma qe nuk paten fatin te shfaqen?

“Nuk u shfaqen per arsye qe dihen. Kurse debuti im i pare serioz ne kinema, ishte filmi im i trete qe bera me Pirro Milkanin, “Kur zbardhi nje dite”, ku luaja rolin e Meces”.

Ishit student ne ate kohe?

“Sapo kisha mbaruar shkollen, 21-vjecar”.

Po pastaj si vazhduat?

“Pastaj pasuan role te tjere, njeri pas tjetrit. Filloi normalisht karriera, nga njeri film ne tjetrin”.

Sa filma ne vit luanit?

“Mesatarisht nje film, dy filma mund te ndodhte dhe ndonjehere me ndonje pauze ne mes. Mund te luheshin edhe me shume”.

Jane shume dy numra ne vit per nje aktor?

“Jane mjaft, nuk behen me shume. Dy filma mund te jene pak shume, por normal jane”.

A eshte e vertete qe gjate kohes se studimeve ju keni luajtur nje teater me Vera Grabocken?

“Po, kam luajtur ne teatrin e rinise te Kujtim Spahivoglit, qe ishte ne Akademine e Arteve. Ishte nje teater mjaft interesant, qe erdhi si nevoje e sjelljes te nje koncepti me bashkekohor dhe ne dramaturgji dhe ne lojen e aktorit, gje qe e elaboroi Kujtim Spahivogli, i cili ishte nje regjisor i jashtezakonshem”.

C’kujtime keni prej tij?

“Ka qene nje nga regjisoret me te medhenj te teatrit, por me pas pati nje jete dramatike. Kujtim Spahivogli ishte nje regjisor mjaft i talentuar, qe kishte studiuar ne nje nga shkollat me te mira te botes, ne Rusi, per teatrin dhe qe kishte endrra. Ishte novator ne idete e tij dhe nderkohe ishte dhe pedagog ne Akademine e Arteve, nje nga me te miret ne ate shkolle atehere”.

Te mire ne c’kuptim?

“Ne kuptimin profesional dhe ne marredheniet komplekse qe ndertonte me studentet, me aktoret. Une nga Kujtim Spahivogli sigurisht, jam student i nje nga pedagogeve te mire te shkolles ne ate kohe, Drita Agolli, e cila na edukoi me ndjenjen estetike ndaj ndjenjes se punes, se profesionit dhe me ate e nisa kete pune. Ajo ka nxjerre breza studentesh shume te mire, por Kujtimi ishte ai qe pas periudhes shkollore me mori ne teater dhe prej tij mesova te ece...”.

Cili ishte fati tij i metejshem?

“Fati i tij u kushtezua nga momentet politike qe ndodhen dhe qe preken te gjitha keto sferat e artit. Kujtim Spahivogli ishte nje nga njerezit, nje nga artiste qe u godit nga diktatura komuniste dhe qe shkoi, u denua ne nje fare menyre, nuk u fut ne burg, por karriera e tij u nderpre. Kjo ishte dramatike dhe nuk mori me pjese ne teater”.

A ju ka qelluar me pas ne kohen qe ai nuk mund te luante me, qe nuk mund te shkelte ne teater, ta mund ta shihni ne rruge profesorin tuaj te vjeter dhe ta takonit?

“E kam takuar, e kam takuar shpesh. Ai punonte ne Fier ne ate kohe, ishte nje punetor i rendomte. Kujtimi ishte nje idealist, ai kishte qene edhe debatikas dikur dhe nderkohe ishte poet, shkruante shume mire, ishte dramaturg. Pjesa e pare qe vuri ai ishte “Nje shok i klases sone”, ishte nje veper interesante, qe u shfaq mbi 100 here, qe e pelqente rinia. Ishte si te thuash hapi i pare dhe ajo qe i dha fame, ishte teatri i rinise qe ai ndertoi, i cili mori goditje me vone, per shkak se u godit vete Kujtim Spahivogli. Kur vinte ne Tirane, une e takoja, natyrisht dhe ai e ndiqte me shume interes karrieren time, ndonjehere me ka thene qe ky rol qe ke bere, ky eshte ai qe mua me ka entuziazmuar, per nje rol fare te thjeshte qe une bera ne nje film, ne rolin e nje arixhiu. Tha, ketu ke bere nje karakter interesant dhe une te pergezoj, ne kete rruge duhet te shkosh. Ishte nje thyerje, ishte nje rol midis te tjereve dhe nje person shume i vemendshem per te pare te gjitha detajet, sepse eshte edhe nje profesionist, kerkesat i kishte te larta, ne sensin e profesionit”.



(Vijon ne numrin e ardhshem)


Komento artikullin | Shiko komentet (12 komente)
Te Tjera nga rubrika