Vendimet, si lindi sherbimi sekret
E Hene, 17 Dhjetor 2007
Sherbimi Informativ Shteteror feston sot 95-vjetorin e krijimit. Dokumentet e 1912-s dhe sfidat e inteligjences perballe terrorizmit dhe krimit te organizuar
“Te organizohet nji sherbim i mshefte per viset te shkeluna te Shqipnis”. Me kete fjali ka marre jete 95 vjet me pare sherbimi sekret i shtetit shqiptar, qe tashme kremton 17 dhjetorin si date te lindjes se tij. Vetem pak dite pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise, ngritja e strukturave te para te shtetit shqiptar eshte plotesuar edhe me sherbimin sekret. Sipas vendimit fillestar ne dhjetorin e 1912-s, ky sherbim duhej te funksiononte ne viset e pushtuara te Shqiperise. “Koha Jone” boton sot dy faksimile te vendimeve te qeverise se Vlores, nga buron edhe ngritja e sherbimin informativ te Shqiperise. Nderkohe, me nje vendim te 14 korrikut 2006, te firmosur nga Kryeministri Sali Berisha, 17 dhjetori eshte shpallur edhe zyrtarisht si date e krijimit te Sherbimit Informativ te Shtetit.
Nje strukture e shumediskutuar ne vite, sherbimi sekret shqiptar eshte shnderruar aktualisht ne nje institucion te depolitizuar. Duke i’u nenshtruar nje reformimi te vazhdueshem, SHISH synon te ndertoje nje imazh bashkekohor dhe modern per t’iu pershtatur edhe sfidave kombetare, rajonale e globale. Lufta kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar mbeten dy nga fushat kryesore te bashkepunimit te sherbimit inteligjent shqiptar me homologe dhe partnere te rendesishem. Sherbimi sekret amerikan dhe strukturat e sigurise se NATO-s renditen si bashkepunetoret me te rendesishem te sherbimit shqiptar.
Vizitat sekrete gjate tre viteve te fundit te dy drejtuesve te larte te CIA-s, drejtorit te atehershem, Porter Gos, ne qershor 2005 dhe zv/drejtorit Stephen Kappes ne shtator 2007, kane qene dy nga kulmet e bashkepunimit mes strukturave inteligjente te Uashingtonit dhe Tiranes. Ne te njejten kohe, bashkepunimi rajonal vleresohet i rendesishem dhe efikas, vecanerisht ne goditjen e krimit te organizuar, qe tashme ka kaluar kufijte kombetar.
Raporti i SHBA
Lufta kunder terrorizmit eshte tejet e forte dhe ne Shqiperi, por ajo eshte merite thuajse ekskluzive e sherbimit sekret vendas, pavaresisht mungeses se bujes publicitare. Konkluzioni ka dale ne Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit, qe ndalet gjeresisht ne luften kunder terrorizmit ne vitin 2006 me nje kapitull te posacem per Shqiperine. Qeveria amerikane evidenton se Tirana eshte e prirur per te luftuar dukurine e frikshme, pavaresisht nga mungesat e theksuara qe ka ne personel, burime financiare dhe komunikim. “Ne Shqiperi ekziston nje vullnet i plote per t’i dhene pergjigje tendencave ekstreme te organizatave terroriste”, nenvizohet ne raportin e publikuar disa muaj me pare. Departamenti Amerikan i Shtetit i ve theksin punes se Sherbimit Informativ Shteteror (SHISH) ne Shqiperi.
“Ndersa SHISH eshte njesia antiterroriste kryesore ne qeverine shqiptare, shumica e sukseseve te tyre, jane papublikuara per shkak te natyres se fshehte te punes se tyre”, thuhet ne raportin e Departamentit te Shtetit.
Kontributi me trupa ne Afganistan e Irak dhe pranimi per t’u dhene azil politik 5 ujgureve kineze, te cilet mbaheshin me pare ne burgun e Guantanamos nga forcat amerikane, jane vleresuar gjithashtu pozitivisht ne raportin e SHBA.