Euromax, zgjerohet gjiganti i supermarketeve
Fjoraldi Zguro
E Diele, 16 Dhjetor 2007
Inaugurohet ne Tirane hapja e nje prej supermarketeve me te medha te Ballkanit. Eshte pikerisht hipermarketi Euromax, i cili ka celur dje per konsumatorin shqiptar ambientet e reja prane Qendres Tregtare Univers. Euromax, gjiganti shqiptar i shitjeve te artikujve ushqimore, ka dyfishuar siperfaqen e vet ne QTU, duke e cuar ate ne 6 mije metra katrore. Nje larmi asortimentesh per te gjitha grupmoshat; ushqime dhe pije edhe per me tekanjozet apo produkte kuzhine per amvisat me te zellshme, mund te gjenden ne stendat e Euromax. Ne total numerohen jo pak, por plot 39 mije artikuj te ndryshem. Nderkaq, 8 mije artikuj jane te destinuar vetem per te plotesuar nevojat e femijeve. Ne kete menyre suksesi i deritanishem i ketij hipermarketi do te vazhdoje te konsolidohet, duke i ardhur gjithmone e me shume ne ndihme konsumatorit shqiptar.
Ka qene dita e pare, por disa dhjetera mijera konsumatore kane mundur qe paraditen e te shtunes te frekuentojne ambientet e reja te hipermarketit Euromax me mundesite e pafund per te bere pazar.
Euromax i ri vjen me shume supriza, tregon Ariola Mata, shefe e marketingut e hipermarketit. Sipas saj, afrimi i festave te fundvitit do te pritet me mjaft oferta nga ana e Euromax si edhe me cmime me prane xhepit te konsumatorit.
“Shijoni Evropen ne Shqiperi, me standardet me te mira perendimore, me nje dizajn teresisht te ri dhe me artikuj pafund,” u shpreh Mata, duke ju bere ftese te gjithe bashkatdhetareve qe jetojne e punojne jashte vendit dhe qe kthehen per te kaluar festat e fundvitit ne Shqiperi, nuk mund te lene pa frekuentuar kete realitet te standardeve evropiane.
Hipermarketi Euromax ashtu sikunder edhe te gjithe dyqanet e tjera nen te njejten logo ne disa qytet kryesore te vendit, respekton standarde, duke nisur nga procesi i magazinimit te ushqimeve dhe derisa keto produkte shkojne ne canten e klientit. Cdo fundjave Euromax frekuentohet nga 30 deri 40 mije persona, por me zgjerimin e siperfaqes dhe shtimit e larmise se asortimenteve ushqimore deri te veshjet, pritet qe fluksi i klienteve te vazhdoje te rritet. Euromax i ri gjendet ne shtesen e re te Qendres Tregtare Univers, vetem 7 kilometra larg nga qendra e Tiranes.