PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Borxhi i shtetit, 1220 euro per person

Nga Blerina Hoxha
E Hene, 10 Dhjetor 2007

Reformat qe kane perfshire tashme shume sektore dhe linja te ekonomise nuk kane lene jashte edhe menyren se si duhet te administrohet borxhi i shtetit. Ministria e Financave ka formuluar tashme nje kendveshtrim te ri per menyren se si do te plotesohen ne te ardhmen ato nevoja te vendit per shpenzime, qe nuk mund te mbulohen nga te ardhurat. Ne thelb te kesaj strategjie qendron rritja e borxhit te jashtem dhe mbajtja ne keto nivele me qellim drejt uljes te detyrimeve vendase. Sepse ndryshe nga vendet e rajonit, Shqiperia e ka borxhin e jashtem tri here me te ulet se borxhi i brendshem. Ne fakt, kjo justifikohet me se shumti me pabesueshmerine qe ka paraqitur ambienti ekonomik dhe politik per t'u kredituar nga bankat e huaja. Per fat te mire apo te keq per shkak te kesaj situate Shqiperia ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto ka nivelin me te ulet te borxhit ne rajon me vetem 54.9 per qind, nderkohe qe ne vende te tjera, si p.sh. Kroacia, ky tregues eshte me shume se 80 per qind e PBB. Duke pare kete hapesire te pashfrytezuar ne limitet e borxhit, qeveria ka ndryshuar krahun e marrjes hua. Ky proces nga ky vit eshte ndihmuar shume nga vleresimi qe beri Moody-s, nje nga kompanite me te medha te normimit te borxhit ne bote. Shqiperia per here te pare ka te klasifikuar nivelin e riskut dhe bankat e huaja i kane te qarta aftesite shlyese te borxhit nga vendi yne. Kjo u vertetua kete vit, kur Ministria e Financave nepermjet nje ankandi mori 270 milione euro kredi nga bankat private per te financuar punimet e nisura ne segmentin e ri te rruges Durres-Kukes. Me pare, kredi te huaja jane vetem nepermjet marreveshjeve institucionale, qe qeveria shqiptare ka nenshkruar me qeveri te tjera dhe institucione financiare. Kjo menyre e marrjes borxh ka qene e shoqeruar me kushte dhe me procedura te sterzgjatura, qe shpeshhere jane shnderruar ne pengesa ne realizimin e qellimit per te cilin ishin marre. Aktualisht, stoku i borxhit te jashtem ka arritur ne 1 miliard e 300 milione euro, ndersa borxhi i brendshem mbi 3.1 miliarde euro. Keshtu, totali i borxhit, qe cdo shqiptari i duhet te shlyeje nepermjet taksave, eshte 1220 euro per person. Sic shihet edhe nga shifrat, pjesa me e madhe e huave qe qeveria ka marre jane detyrime ndaj bankave vendase. Kjo lloj huamarrje ka procedura me te lehta, por nga ana tjeter ka interesa me te larta, ndersa deri vitin qe shkoi kredite e huaja kane pasur interes me te ulet, po kane qene shume me te veshtira per t'u marre. Vleren me te larte te borxhit te jashtem shteti shqiptar e ka ndaj Bankes Boterore dhe bankave te tjera te kesaj natyre. Ndersa borxhi i brendshem ne pjesen me te madhe te tij, me shume se 34 per qind, mbahet nga Banka Raiffeisen. Sipas marreveshjes me FMN dhe detyrimeve qe kemi per anetaresim ne Bashkimin Evropian, stoku i borxhit nuk duhet te jete me shume se 60 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika