Cuci: Centrali berthamor, vetem ide e Berishes
Denis Dedej
E Merkure, 05 Dhjetor 2007
Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, ish-ambasadori shqiptar ne Itali, Leontiev Cuci, vetem nje dite pas perfundimit te vizites se Kryeministrit italian, Prodi, e ka cilesuar si shume te rendesishme per Shqiperine dhe integrimin e saj ne strukturat euroatlantike. Duke evidentuar momentin e kesaj vizite, Cuci saktesoi se eshte e rendesishme implementimi i disa reformave thelbesore per integrimin, gje e cila, sipas tij, u vu ne dukje me mjaft elegance nga ana e Prodit. Por, nga ana tjeter, ai nuk ka munguar te shprehe qendrimin e tij per centralin berthamor, duke deklaruar se kete gje, me sa duket, e beson vetem Berisha, por duke mos e cilesuar si nje ide te parealizueshme.
Si i vleresoni marredheniet midis Shqiperise dhe Italise?
Paraprakisht do te deshiroja te thosha se te gjitha marredheniet dhe kontaktet e Shqiperise me Italine, sidomos ne nivele te larta, jane gjithmone te suksesshme dhe kane per te qene te tilla. Mendimi im eshte qe nuk duhet te shtrohet me pyetja jane apo nuk jane te suksesshme. Qe do te thote, suksesi i tyre tashme eshte aksiomatik. Pra, neve me Italine na ka lidhur jo vetem nje histori, por sidomos historia e tranzicionit shqiptar. Ku e ndjej per detyre, duke perfituar nga rasti, te ve ne evidence faktin qe Italia ka qene shteti i pare qe eshte ndodhur ne momentet me te rendesishme dhe me kritike te zhvillimit te Shqiperi. Pa frike do te thosha qe ka qene shteti, i cili ka kontribuar me shume per zgjidhjen e krizave dhe te problemeve te zhvillimit te Shqiperise.
Si e konsideroni viziten e Kryeministrit italian, Romano Prodi, ne Shqiperi?
Vizita e Prodit eshte konfirmim i marredhenieve shume te mira. Eshte konfirmim i faktit qe Italia perben nje nga shtetet baze, kryesore, e cila gjithmone ka qene ne krah, tamam sikunder eshte shprehur politika shqiptare, nje avokat per ceshtjet e zhvillimit e sidomos te integrimit te Shqiperise ne Komunitetin Evropian. Do te shtoja ketu qe vizita e Prodit vjen ne nje moment disi me tipare dhe karakteristika te tjera. Prodi nuk eshte hera e pare qe ka ardhur, ka ardhur ne ‘97 edhe pas ‘97-es. Kjo eshte vizita e fundit, qe koincidon me nje situate tjeter, me nje situate te ndryshme. Ku Shqiperia ka nenshkruar tashme prej me se nje viti marreveshjen e MSA-se, pret ftesen per t’u anetaresuar ne NATO dhe eshte perballe nje marredhenieje specifike me BE-ne, per realizimin e disa standardeve te medha, per t’u bere me e besueshme per hapat drejt integrimit te saj ne BE. Ketu kam parasysh qe Shqiperia tashme kohet e fundit eshte vene perballe nje prove per te realizuar disa reforma te medha, te cilat edhe Kryeministri Prodi i permendi ne menyre te vecante, sic eshte reforma ne sistemin zgjedhor dhe sidomos reformat institucionale, per sa i perket luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Reforma, nga suksesi i te cilave do te varet edhe shkalla e besueshmerise se ecjes ne Shqiperise me hapin e duhur apo te pershpejtuar drejt proceseve integruese qe e presin perpara. Nga kjo pikepamje, vizita e Prodit ishte nje mesazh, ishte nje nxitje, ishte nje perkrahje, mbi te gjitha Prodi shprehu edhe angazhimin e “ri” te Italise per te qene tashme avokate prane Shqiperise, pikerisht ne keto hapa te rendesishme te se nesermes se saj.
Cilat jane perfitimet qe i sjell Shqiperise kjo vizite?
Perfitimet do t’i vleresoja ose konsideroja te faktit qe vete Prodi vleresoi arritjet, vleresoi hapat qe ka bere Shqiperia dhe do te vleresoja me shume ne aspektin e nxitjes dhe te gatishmerise prape te “re” te Italise per te qene promotore, per te qene sa me afer Shqiperise per keto hapa sa me esencial, si te thuash, te fazes se dyte te integrimit te saj ne organizmat evropiane edhe me gjere. Do ta konsideroje si nje shprehje te vullnetit te mire qe Italia e ka prononcuar gjithmone kete vullnet ndaj nesh dhe si nje ngacmim te ri, si nje mbeshtetje te metejshme per te vazhduar dhe per te perballuar problemet e se sotmes per te ardhmen.
Firma “Enel” ka nenshkruar nje Memorandum Mirekuptimi per ndertimin e nje termocentrali. A eshte kjo e nevojshme per te dyja vendet, si per Shqiperine dhe Italine, meqenese Italia ka deficit energjie elektrike edhe ndertimi i kesaj vepre ne Shqiperi me kosto te ulet do ta lehtesonte sadopak situaten atje?
E verteta eshte qe Italia njihet si vend importues i energjise dhe njihet si vend deficitar, e kuptohet qe ne procesin e zhvillimit te saj, me shume te drejte e logjike ajo mendon edhe per te nesermen. Me kete nuk dua te them qe marredheniet e Shqiperise me Italine, sidomos bashkepunimin ne fushen energjetike eshte per interes te Italise. Ne radhe te pare nuk mund te pretendohet qe zgjidhja e problemit te energjise ne Shqiperi, te jete ne interes te Italise. Ne radhe te dyte, kjo marredhenie te Shqiperise me Italine, sidomos te “Enel”-it eshte per te zgjidhur problemin e energjise ne Shqiperi. Kjo i sherben kapercimit te krizes aktuale edhe per te nesermen, nga ku do te ishte pozitive prape per Shqiperine, qe ajo te behet me gjithe mend, kur te behet, dashte zoti sa me pare, eksportuese, e pse jo te eksportoje ne Itali. Do te uroja dhe te deshiroja, meqenese e kam njohur kete lloj problemi dhe kur isha ambasador ne Itali, qe kjo te zgjidhej sa me pare, nga ku te perfitonte sa me shpejt Shqiperia, pse jo edhe mbas saj, Italia. Pa perjashtuar qe do te perfitojne dhe te dyja por ne radhe te pare perfiton Shqiperia.
Ne aspektin energjetik, cila mund te jete e ardhmja e marredhenieve midis ketyre dy shteteve?
Ajo qe ndofta ka vend per t’u pare per te nesermen te marredhenieve tona ne fushen e energjetikes, do te ishte per mendimin tim, perceptimi dhe shikimi ne aspektin e nje projekti strategjik. Qe do te thote, jo per te menduar per zgjidhje te vecanta, te pjesshme, per te ndertuar thjesht edhe vetem nje termocentral apo per te menaxhuar KESH-in, apo per investime te pjesshme, apo te vecanta ne energjetiken shqiptare. Por, per nje projekt strategjik, per zgjidhje perfundimtare te problemit te energjise, duke pasur parasysh qe ndofta ketu mund te jete aktive edhe duhet te jete me aktive pala shqiptare, per t’u ofruar ajo e para me nje projekt te llojit strategjik dhe per t’i kerkuar Italise nje ndihme me konkrete, mbi te cilen edhe vete Italia do te ishte me e vendosur, me aktive edhe me impenjuese per gjetjen e donatoreve per kete problem.
Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, ka deklaruar dite me pare per mundesine e ngritjes se nje centrali berthamor ne Shqiperi. Sa mund te jete e mundshme ky projekt?
E kam te veshtire te shprehem per nje gje te tille, sepse, deri tani, me perjashtim te zotit Berisha dhe te ndonje sensibilizimi te shtypit italian, nuk ka ndonje gje konkrete. Ajo qe mund te them eshte se ndofta mund te jete nje ide e diskutuar ne ndonje nivel te caktuar, por qe nuk ka ndonje konkretizim. Nuk do ta perjashtoja, madje nuk do te ishte gabim te thoshe se do te ishte nje zgjidhje per te ardhmen. Por, nuk duhet te leme menjane edhe veshtiresite, te pakten nga njohja e ketij problemi neper bote, centralet berthamore kane veshtiresite, kane probleme te vecanta dhe specifike, mbi te gjitha kerkojne shtet te forte dhe siguri te larte.
Me ndihmen e Italise kjo mund te jete e mundur, meqenese Italia ka shprehur deshiren e saj prej kohesh, per ndertimin e nje centrali berthamor?
Asgje nuk eshte e pamundur. Megjithate, me mire t’ia leme kohes. Kryeministri Prodi nuk dha per publikun ose per median ndonje insinuate per nje ndertim te tille ose per nje mbeshtetje te tille. Le t’ia leme kohes dhe nuk gabojme qe te themi e te shpresojme, qe Italia te ndikoje ose ta kete nje gje te tille ne axhenden e saj strategjike te zgjidhjes se problemeve energjetike, ne radhe te pare per Shqiperine, per rajonin, por edhe per interesin e saj.
Cila do te jete e ardhmja e marredhenieve Shqiperi-Itali?
Nuk e dyshoj dhe nuk e diskutoj qe ka per te qene edhe me e mire se c’eshte, sepse asnjehere nuk ka qene e ndikuar nga ngjyrimet partiake, pavaresisht nga forcat politike qe kane dominuar skenen italiane ose shqiptare, ato kane njohur vetem ecje perpara. Nuk ka asnje lloj arsyeje qe ato te mos ecin ne kete rruge. Problemi eshte se, ne stadin e integrimeve ne te cilat po ecen Shqiperia, por edhe vende te tjera te rajonit, sikunder e tha dhe Kryeministri Prodi, tashme te behen te besueshme per t’u anetaresuar ne BE. Qe do te thote, te behen te besueshme ne fushen e arritjeve te standardeve. Qe do te thote te japin mesazhet e ecurive te stabilizuara, te ecurive te paraqitjes si partner serioz ne proceset e integrimit dhe padyshim qe Italia, sikunder u konfirmuar edhe nga vizita e Prodit, ka per te qene edhe do te jete, nje aktor mjaft aktiv, mjaft ndikues per te ndihmuar Shqiperine, por edhe me gjere, per t’u bere ne te ardhmen e afert, anetare e BE-se.
Kush mund te jete e vecanta e ketij takimi, duke pasur parasysh qe vendi jone eshte ne prag te anetaresimit ne strukturat e NATO-s dhe BE-se, si edhe statusin e ardhshem te Kosoves...?
Pervec aspektit te brendshem, sic e permenda edhe me siper, mund te shtojme vleresimin per rolin e Shqiperise si nje faktor sigurie ne rajon, per politikat e kujdesshme dhe shume moderator qe kane ndjekur ne mosnxitjen e konfliktualiteteve, sidomos per ndikimin pozitiv qe ka pasur dhe po ushtron per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves, ne rolin kontributiv qe ajo jep ne ceshtjet paqesore te integrimit dhe zhvillimit. Nga kjo pikepamje eshte per t’u shtuar si e re edhe porosia, mesazhi me sakte, per te vazhduar sidomos ne kete linje, ku ceshtja delikate e zgjidhjes se pavaresise se Kosoves eshte ne prag, ku BE-ja edhe SHBA-ja kerkojne ne menyre shume kembengulese te japin nje zgjidhje shume paqesore. Ndofta e reja do te ishte qe Prodi kerkon pikerisht qe ne te vazhdojme e te jemi te kujdesshem per te ruajtur ekuilibrat dhe per te vazhduar qendrimet moderatore qe statusi i pavaresise se Kosoves te mos krijoje probleme tensionesh per ne, per Kosoven edhe per te gjithe rajonin.
Per Shqiperine, sa e rendesishme eshte mbeshtetja e Itali per t’u anetaresuar ne BE edhe ne NATO?
Eshte mjaft inkurajuese sepse vete Kryeministri Prodi e shprehu kete lloj qendrimi, kete lloj mbeshtetje, mori persiper angazhimin e qeverise italiane dhe kjo nuk eshte e paket, qe Italia rikonfirmon rolin e saj aktiv per te ndihmuar Shqiperine ne keto procese integruese. Prodi dha e nje mesazh te madh qe tensionet perfundimisht ne rajonin tone do te zgjidhen edhe do te kapercehen me integrimin e ketyre vendeve ne BE. Qe do te thote, sa me pare te arrijme standardet per ne BE edhe Italia, me sa duket, jo vetem ne marredheniet me Shqiperine, por edhe per rajonin, ka nje rol te rendesishem edhe kryesore ne politiken e saj, si nje vend mjaft i rendesishem dhe kryesore i BE-se, qe ta luaje sa me mire edhe shpejt kete kah.