Kisha Katolike perjashtohet nga taksat
E Marte, 04 Dhjetor 2007
Veprimtaria financiare e Kishes Katolike ne Shqiperi nuk do te tatohet. Ministri i Financave, Ridvan Bode, nenshkroi dje ne emer te Qeverise shqiptare, nje marreveshje me Seline e Shenjte mbi disa ceshtje ekonomike dhe tatimore. Nunci Apostolik, Arqipeshkvi Giovanni Bulaitis, i cili nenshkroi ne emer te Selise se Shenjte, ka shprehur mirenjohjen e Kishes Katolike dhe te Papes per bashkepunimin shume te mire me Ministrine e Financave te Shqiperise dhe nenshkrimin e kesaj marreveshjeje, e cila cliron nga detyrimet tatimore Seline e Shenjte. Ne marreveshje parashikohet qe Kisha Katolike, mund te siguroje lirisht dhe te marre ndihma materiale ose te financuara nga besimtare dhe dhurues, edhe jashte vendit. Subvencionet financiare te cfaredolloji dhe cdo e ardhur tjeter e ligjshme nuk do t'i nenshtrohen asnjelloj takse apo tatimi. Kisha Katolike eshte e perjashtuar nga taksa mbi pasurine, ndertesat ne pronesi ose ne perdorim te kishes, enteve te saj apo institucioneve te saj kur ato perdoren per veprimtarite e njohura te kishes dhe jo per arsye fitimi. Pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme te kishes ose te enteve te saj, te cilat perdoren per veprimtari jo fitimi, jane te perjashtuara nga pagimi i takses se trashegimise ose te kalimit te pasurise, ne rastin e dhurimeve. Delegacioni i Selise se Shenjte perbehej edhe nga kreu i Kishes Katolike ne Shqiperi, Arqipeshkvi i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, imzot Rrok Mirdita dhe Arqipeshkvi i Shkodres, imzot Angelo Massafra.