PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Ina Rama kerkohet si Kryeprokurore

Ina Rama kerkohet si Kryeprokurore


E Hene, 03 Dhjetor 2007

Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, kryesoi personazhin e javes te mbyllur sot ne kohajone.com. Rama, e cila se fundi mori postin e lene bosh pas shkarkimit nga Kuvendi dhe Presidenti te Theodhori Sollakut, ka marre 53.9 per qind te votave te me se 2 400 votuesve. Rama mori vleresimin e me shume se gjysmes se pjesemarresve ne sondazhin e “Koha Jone” online, per zgjedhjen e bere dhe optimizmin qe ka shprehur, se eshte e krejtesisht e mundur qe te drejtoje nje post, deri tani “ekskluzivitet” i burrave.

I dyti ne renditjen e me te votuarve ishte kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Kryebashkiaku i Tiranes mori vleresimin e 20.8 per qind te 2400 pjesemarresve ne sondazh, per kritikat e tij ndaj ish-liderit socialist Fatos Nano. Rama deklaroi ne turin e tij ne rrethe, por dhe ne kryeqytet, se Nano aktualisht eshte shnderruar ne nje “vegel” te Kryeministrit qe qeveris sot vendin.

Doreheqja e Oto Baric, trajnerit te kombetares sone te futbollit, pati dhe vazhdon te kete jehone te fuqishme ne media dhe te sportdashesit. 14.7 per qind e pjesemarresve ne sondazh vleresuan qendrimin e Baric per t’u larguar nga drejtimi i skuadres. Baric dha doreheqjen menjehere pasi kombetarja jone pati nje humbje te thelle 6-1 me Rumanine, humbja e dyte ne pak dite, duke shuar endrrat per avancimin e Shqiperise drejt Evropianit te ardhshem. Per skandalin e humbjes vijojne akuzat deri nga kreu i qeverise per shitje ndeshjeje, duke e cilesuar ngjarjen si turp kombetar.

10.6 per qind votuesve zgjodhen si me te preferuaren e javes kengetaren Aurela Gace. E mirenjohura per zerin e saj korri sukses ne festivalin e pervitshem “Kenga Magjike”, qe transmetohet ne televizionin kombetar “Klan”, duke marre cmimin e evenimentit. Ed.Ku




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika