PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nje dite ne “Republiken” e Kasharit


E Diele, 02 Dhjetor 2007

Artan Cena

Jo me kot eshte quajtur si nje fshat i kthyer ne qytet, duke perfituar nga pozicioni gjeografik dhe vendosja ne harten urbanistike. Operacioni i policise, i koduar “Kashari 2”, ka zhytur ne heshtje fshatin e “pasur”, qe ndodhet vetem pak kilometra larg qendres se Tiranes. Pergjate tre viteve te fundit jane hedhur akuza e kunderakuza, se me banoret po abuzohej dhe se ishte vleresuar si “Republika e bananeve”. Por me rruget dytesore te shtruara, me pamjen e nje zone ne zhvillim, qe nga Yzberishti ne Yrshek dhe deri ne daljen e autostrades Vore-Tirane, Kashari merr me teper se pamjen e nje qyteti.

Ne shtepine e kryetarit te komunes se Kasharit, Alfred Sula, diten e djeshme gjendeshin vetem grate e familjes, ndersa burrat kishin udhetuar per disa kilometra, me qellim mberritjen para organit policor dhe interesimit per fatin e njeriut te tyre. Ndersa hyjme ne oborrin e shtepise, duket ne krye te grupit e ema e kryekomunarit, e cila e deshperuar ne kulm, kundershton ndalimin si te padrejte. “Djali im ka gjashte muaj qe eshte vene ne ate post dhe nuk e di se per cfare e kane ndaluar. C’mund te bente ai per kaq kohe, eshte e padrejte”, shprehet per “Koha Jone” Hazbije Sula. Alfred Sula me pare kishte qene kryeplaku i fshatit te tij, por me pas eshte propozuar nga Partia Socialdemokrate per te kandiduar per kryetar komune, post te cilin e ka fituar ne daten 18 shkurt 2007, gjate zgjedhjeve te fundit lokale. Duket se pozicioni i tij i meparshem ka bere qe policia dhe prokuroria te hetojne dhe mbremjen e dy diteve me pare t’i vene prangat, duke e akuzuar per shume gjera. “Kerkojme te dime arsyen, pasi eshte nje sulm i padrejte. Djali im nuk eshte i perfshire ne keto afera”, shton Hazbija.

Dje Zyra e Urbanistikes (Kadastra) ne komunen me te njejtin emer ka qene e kycur, megjithese banoret tregojne se cdo te shtune dera ishte e hapur dhe punohej. Ndersa qendronin para godines trekateshe te komunes Kashar, ne pritje per te zgjidhur ndonje hall ne fundjave, banoret shprehen te habitur nga lajmi qe kane degjuar ne media, se kryekomunari, dy ish-drejtues vendore te tyre dhe kater zyrtare kadastre ishin arrestuar per falsifikime. “Sot ne mengjes kemi mesuar nga media, se ishte arrestuar kryetari i komunes dhe disa persona te tjere”, u shprehen disa nga banoret ne fshatin Yrshek, qe gjendet nen administrimin e komunes dhe ku eshte vendosur godina. Ata jane kthyer te pashprese neper banesa, pasi dyert e institucionit ishin te mbyllura dhe nuk mund te zgjidhnin asnje hall. Nderkohe, aty prane gjendej edhe shtepia e kryekomunarit te ndaluar, Alfred Sules. Familjaret jane shprehur te irrituar per arrestimin dhe thane per gazeten “KJ”, se ishte veprim i paligjshem.

Banoret:“Nuk dime gje per skandalin”

Banesa njekateshe e kryetarit te komunes se Kasharit nuk ishte e veshtire te gjendej. Te gjithe banoret te rrefenin se ku ndodhej ndertesa me ngjyre te verdhe, e cila dukej qe ishte lyer rishtas. Njeriu i pare qe takuam ne oborrin e shtepise se Sules ishte gjyshja e zyrtarit vendor, e cila u shpreh se djalin ia kishin arrestuar pa te drejte. Nderkohe qe me pas, nena dhe familjaret e 33-vjecarit, shprehen habine per ndalimin e Alfredit, pasi nuk dinin ende arsyen. Te pyetur nga gazeta, fqinjet e Alfred Sules deklaruan se kishin mesuar nga mediat arrestimin e tij dhe se nuk kishte pasur ankesa per abuzime me tokat apo mbivendosje kadastre. “Alfredi ishte djale me kulture dhe i afte, qe prej gjashte muaj kishte zene postin e kryetarit te komunes”, thote shitesja e nje dyqani, ngjitur me komunen e Kasharit. Ndersa te pyetur per skandalin e trojeve, ata shprehen se nuk kane dijeni dhe kane degjuar vetem thashetheme.

Rama per Kasharin:“Eshte bere si Republika e Bananeve”

Kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, qe prej dy vjetesh sulmon kreret e komunes se Kasharit per abuzime dhe se kane dale jashte kontrollit. Ne nje nga deklaratat e tij te fundit, me 20 mars te vitit 2006, te bera per skandalin e trojeve, zyrtari vendor e ka quajtur Kasharin si “Republiken e Bananeve”. “Kjo eshte historia e shemtuar e nje qeverisjeje vendore si ajo e komunes se Kasharit, qe vazhdon te abuzoje. Ne kete e kemi bere ceshtje qe dy vjet me pare dhe i kemi dhene zgjidhje. Keta banore jane banore te Tiranes, keta nuk mundet me te mbahen peng”, ka thene Rama. Ai kerkoi hetim dhe nderhyrje te shtetit ne kete zone, sepse shume nga banoret po nxirreshin nga shtepite, pasi aty do ndertoheshin pallate.

Komuna e Kasharit

Komuna e Kasharit shtrihet ne perendim te qytetit te Tiranes, ne nje territor me siperfaqe rreth 4 mije hektare, perbehet nga 10 fshatra te vendosur ne nje territor banimi kodrinor prej 289 hektare. Territori i kesaj komune pershkohet nga autostrada dhe linja hekurudhore Tirane-Durres, nga lumi i Lanes, si dhe perroi i Limuthit. Kufiri administrativ i saj kufizohet me Bashkite e Tiranes, Kamzes, Vores, si dhe me komunat Vaqar, Ndroq dhe Berxulle. Projektimi i nje plani urbanistik, sipas specialisteve, do te rregullonte planimetrine e ndertimeve dhe do te nxite investimet nga firma vendase ose te huaja.



Zonat

1. Katund i Ri

2. Mazrek

3. Kus

4. Kashar

5. Yrshek

6. Mezez

7. Yzberisht


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika