PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Bionde te te gjithe botes, bashkohuni!

Bionde te te gjithe botes, bashkohuni!


E Shtune, 01 Dhjetor 2007

Me personazhin mitik te filmit “Legally Blonde”, qe beri te ndjehen krenare te gjitha biondet e botes, diten e pervjetorit te Gjykates se Larte, ku edhe po bente te paren dalje publike ne detyren e Kryeprokurores se re, Ina Rama kishte te perbashket vetem tre gjera: profesionin e juristes, kemishen roze dhe ngjyren e verdhe te flokeve. Ngjyre roze dhe floke te verdhe kombinimi perfekt qe vinte qe nga filmat e Doris Day-t e qe per vite me radhe ishte menduar si simboli i femrave qe ndihen shume femra, ato qe e kalojne diten ne sallonet e bukurise, mbi takat e holla, me cantat e shopping-ut neper duar, me ndonje kone kacurrele te veshur gjithashtu ne roze, me nje reviste Vogue ne dore, tashme ishte ngjitur ne majat me te larta te pushtetit. Si per te treguar edhe njehere se te qenit bionde, apo te veshurit me roze eshte thjesht ceshtje konvencioni, se nuk eshte aspak e vertete qe femrat bionde jane vetem bionde, floket e verdha u ngjiten kesaj radhe as me shume e as me pak, por drejt e ne karrigen e Kryeprokurores, ne vendin e shumelakmuar qe per gati dy vjet resht qe bere shenjester akuzash dhe lakmie nga nje politike e tere. Nje tjeter bionde e emeruar ne nje pozicion te rendesishem dhe me nje akses te jashtezakonshem mediatik, ne fokusin dhe paragjykimin e te gjitheve, ashtu sic kishte qene disa muaj te shkuar nje femer me floke te verdha, Mesila Doda qe kishte pranuar te behej kryetare e Keshillit Kombetar te Radio Televizioneve, postit te vene ne “goje te ujkut” nga lufta mediatike per licencat e televizioneve, apo nje bionde tjeter, Mimi Kodheli, e cila ishte ende nje ekonomiste krejt e panjohur, kur miku i saj, Edi Rama, e thirri “nen arme” dhe e vendosi automatikisht ne fokusin e polemikave, qe kishin shperthyer nga komisioni parlamentar per te hetuar Bashkine e Tiranes, te cilen tashme ajo po e perfaqesonte si nenkryetare… U gjend menjehere perpara kamerave, sikur te kishte bere ate pune gjithe jeten dhe askush nuk e vuri me ne diskutim ngjyren e saj te flokeve. Ajo ishte nje grua e afte dhe aq, asgje pertej kesaj.



Ina Rames do t’i duhet mjaft kohe, derisa njerezit te fillojne te njohin punen e saj konkrete, pertej pamjes se pare, asaj te nje gruaje terheqese e elegante, qe buzeqeshi embel nje dite te tere ne te gjitha faqet e gazetave shqiptare, te cilat pervec lajmit se Shqiperia ate dite po gdhihej me nje Kryeprokuror te ri, kishin edhe nje tjeter arsye per t’i lene atij lajmi vendin kryesor ne faqet e tyre te para: behej fjale per nje fytyre simpatike, per me teper me floke te verdhe. Perzierja e duhur per ta kthyer ne nje gazete qe shitet. Kureshtja e lexuesve do te ishte me se normale: kush ishte ajo grua e re bionde, nje emer krejt i panjohur per lexuesit e thjeshte, qe, per surprizen e te gjitheve, ishte emeruar ne postin me te lakmuar per karrieren e cdo juristi. Ne fakt, po aq surprize kishte qene edhe per vete Ina Ramen propozimi per t’u bere Kryeprokurore (me teper sesa propozim, mund te quhet nje kontakt i vetem me presidencen, ku ajo eshte njoftuar se emri i saj ishte nje nga kandidaturat per kete post). Ne te paktat prononcime, me pikatore, te dhena per mediat, Ina Rama nuk ka shprehur ndonje hezitim per ta pranuar apo jo ate post. Ne ato dite te pas propozimit, me teper sesa me te menduarit ta pranoje apo jo ate post (nese do te shpallej si kandidature sigurisht), ajo eshte kujdesur vetem qe te mos e perhape fjalen dhe ia ka dale mbane mrekullisht mire, deri kur emri i saj u tha publikisht ne sallen e parlamentit, si emri zyrtar per t’u votuar. Prandaj dhe askush nuk mundi te bente asnje spekulim deri ne ate dite. Menjehere pas emerimit, ajo qe mundi te behej publike ishte thjesht curriculum-i zyrtar, ai i nje 35-vjecareje, nene e dy femijeve, e diplomuara e Fakultetit Juridik me note mesatare 9,4, ndihmesgjyqtarja ne Gjykaten e Durresit e qe me pas nisi shkollen e Magjistratures, gjate se ciles ka kryer edhe stazhin si gjyqtare ne Gjykaten e Durresit. Me pas, rruga e Ina Rames drejt Kryeprokurorise kaloi nga emerimi si gjyqtare ne Gjykaten e Lushnjes dhe me pas ne detyren e gjyqtares ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda, nga ku iu hap rruga per t’u bere anetare e Kolegjit Zgjedhor. Nje CV qe Ina Rama u kujdes ta shperndante menjehere ne organet e medias, bashke me fotografite me imazhin e biondes terheqese, si per te treguar qe emerimi i saj ne ate funksion ishte me se i justifikuar me shkollimin dhe me detyrat e funksionet qe kishte kryer deri me ate dite. Do te kete kohe per ta treguar ne fakt, kur te gjithe zerat per emerimin e saj dhe shkarkimin e paraardhesit te fillojne te fashiten e kur ajo te kete qetesine e mundshme per te punuar, per te vertetuar edhe njehere qe floket e verdha dhe kemisha roze, simbolet femerore, mund te jene edhe look-u i nje femre te afte ne profesion.



Ndersa per Ina Ramen, emerimi si prokurore e Pergjithshme do te ishte nje surprize, per bionden tjeter, Mesila Doda duket se nuk ka qene dhe aq surprize ftesa qe i bene per te zene, pas ikjes se Biankut, vendin e kryetares se KKRT-se. Pak a shume dihej qe drejtimi i ketij institucioni do t’i lihej ne dore njerit prej 7 anetareve. E duke qene se perreth nje vit kishte kryer detyren e zevendeskryetares (nderkohe qe ne mungese te kryetarit, kishte kryer efektivisht detyrimet si drejtuese e institucionit), Mesila Doda ishte zgjedhja me e mundshme. Por, a ishte kjo zgjidhja me e mire per vete ate? “Pergjigjja ime eshte totalisht pozitive”. Ndoshta sepse duke kaluar (ne vite te ndryshme) eksperienca te tilla si shefe kabineti prane Ministrise se Drejtesise, zedhenese e shtypit ne Ministrine e Pushtetit Lokal, zedhenese e Kryeministrit dhe drejtore e Departamentit te Shtypit ne Keshillin e Ministrave, apo dhe se fundi si zevendeskryetare e KKRT-se, ajo e dinte mire tashme se me cfare veshtiresish mund te hasej e se si mund t’i perballonte ato. E c’ishte me e rendesishmja (ne postin e zevendeskryetares) kishte mesuar si te perballej edhe me shantazhet. “Me duhet te rikujtoj qe betejat e verteta dhe reagimet e forta kane qene ne periudhen kur une isha zevendeskryetare”. Atehere shumekush do te mendonte se nje femer si ajo do ta kishte te veshtire t’u bente balle shantazheve. Ndersa ajo vete do te tregonte krejt te kunderten e kesaj. “Aq sa tani jam bere krejtesisht e pandjeshme ndaj ketyre lloj reagimesh, sepse jam e sigurt qe ky sektor, pra media, duhet te ece perpara me cdo kusht dhe duke iu bindur rregullave te nje loje te ndershme”. Ne fakt, ditet e para si kryetare, nuk kishte pasur dhe aq shume kohe per te menduar per ndryshimin e ndodhur, aq me teper qe vijonte te bente te njejten pune, ne te njejten zyre. Ishte mesuar me ate zyre, kishte vendosur vulen e vet, stilin e vet dhe ndjehej aq komode, sa s’ia bente zemra ta linte per te kaluar ne nje zyre burrerishte. “M’u desh te levizja ca per te zgjedhur orendite, per te krijuar nje zyre me mikpritese dhe ku te ndjehesha rehat. Pasi zyra e re mori forme, bera dhe kalimin, duke u mesuar pak nga pak me permasat e reja dhe me peshen qe do me duhej te mbaja. Fillova te perdorja pak me shume shoferin dhe te kerkoja pak me shume gjera nga sekretarja, pasi realisht nuk i perballoja me si dikur levizjet dhe ngarkesen e madhe gjate dites. Me pas, na u desh te perballonim nje pune voluminoze, pasi ishin me dhjetera vendime, te cilat prisnin te trajtoheshin nga keshilli, i cili kish mbetur i paralizuar per shume muaj ne vendimmarrje nga mungesa e anetareve. Keshtu qe, nese me pyesni per ndjesine e diteve te para, do t’ju thosha shume pune dhe lodhje per te kapur kohen”. Por, kjo nuk do te thote se Mesila Doda tashme e ka bere gjithcka qe ka synuar: dixhitalizimi i televizioneve shqiptare eshte sfida e re e institucionit qe ajo drejton. Dhe Mesila Doda eshte kaq kembengulese, sa mund te quhet nje bast i fituar fakti se ajo do t’ia dale qe e gjitha kjo te arrihet gjate mandatit te saj.



Sa u takon basteve, biondja e PS-se, Mimi Kodheli, mund te thuhet se ka humbur vetem nje: ate te kandidimit per deputete, perballe kandidatit te atehershem, Bamir Topi. Miqte e saj te afert, thone se kur ka mesuar rezultatin e votimeve, ka qare. Reagim normal, jo dhe aq prej biondeje, sesa thjesht prej femre. Gjithsesi, askush nuk e ka pare te qaje ne publik. Perkundrazi, figura qe kane pare ka qene ajo e nje gruaje te vendosur, me nje ton here pas here te akullt, qe nuk e ka per gje te debatoje e t’u ktheje pergjigje burrave te regjur ne politike. Pikerisht sepse kishte pare shpirtin luftarak pertej fytyres se bukur dhe flokeve te verdhe te ish-shoqes se tij te klases, Edi Rama ia ndryshoi rrjedhen e karrieres, duke e zhvendosur nga ambientet bankare ne ato politike, si nenkryetare e Bashkise se Tiranes. Ndoshta nuk do te ishte vendosur ne fokusin e medias, nese fillimi i asaj detyre nuk do te perkonte me fillimin e punes se komisionit hetimor parlamentar, qe kishte per detyre te hetonte veprimtarine e Bashkise, ku tashme Mimi ishte numri dy, e qe si e tille mori detyren e mbrojtjes publike, qe per pak kohe i dha famen dhe te qenit personazh publik. Prandaj dhe emerimi i saj i me vone Prefekte e Tiranes ishte me se normal, po aq sa edhe roli i saj si zedhenese ne fushaten e fundit elektorale te PS-se, qe do ta shpinte ne detyren e zedheneses se partise me te madhe opozitare, cka e ben te jete cdo dite ne fokusin e medias, ne disa raste me nje gjuhe edhe me te ashper e cinike nga cdo ta kishte pasur, nese do te kishte qene thjesht biondja elegante e perkushtuar ne karrieren e saj si bankiere.



E ashper apo cinike, Elvana Hana, nje tjeter femer bionde, drejtore e rendesishme per sa kohe qe Instituti i Sigurimeve Shoqerore vijon te jete nje nga institucionet me te rendesishme shqiptare, nuk ka qene kurre. Se paku jo publikisht. Dhe nuk mund te thuhet se gjithcka ka vajtur vaj ne karrieren e saj: eshte nder te vetmit drejtues te rendesishem qe eshte gjendur nen sulmin, jo vetem te opozites. Ndryshe nga cdo kishte bere ndokush tjeter, Elvana Hana ka preferuar heshtjen perballe akuzave, ka preferuar qe me shume sesa te merret me emra konkrete, te pergenjeshtroje apo te humbase kohe me pergenjeshtrime apo te tjera sulme, ne te paktat dalje publike te numeroje bilancet pozitive te institucionit qe ajo drejton. Nje taktike kjo qe i ka rezultuar me se e suksesshme. Duke treguar se nje grua mund te jete e forte edhe pa u shfaqur publikisht si e tille. Perkundrazi, duke shfaqur gjithe brishtesine e saj te simbolizuar me se mire ne nje aureole flokesh te verdhe. E nese eshte dita e duhur, pse jo, dhe me nje kemishe ngjyre roze.


Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika