PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Imazhi i Shqiperise

Blendi Fevziu
E Enjte, 29 Nentor 2007

Intervista – Regjisori Sten Dragoti rrefen viziten e pare ne Tirane dhe planet per xhirime

A po vazhdoni te punoni per nje film? Para pak vitesh degjuam nga ju per jeten e cifuteve ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore.

“Kjo eshte nje pervoje e gjalle dhe mendoj se duhet te ekranizohet. Shqiperia duhet t’i tregoje botes ate qe beme gjate asaj periudhe te tmerrshme dhe ne duhet te marrim meritat per nje gje qe e beme si popull, e cila ishte nje perpjekje e shkelqyer humanitare”.

Kam lexuar gjithashtu ne media se po punoni per nje film me temen e librit te Piter Lukasit, per jeten e Tomas Stefanit, nje oficer mjaft i njohur amerikan gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi. Cila eshte ideja e ketij filmi? A eshte e vertete, se pari dhe cila eshte ideja?

“Eshte histori shume interesante e nje vendi apo qyteterimi qe po kalon nje transformim. Kemi pushtuesit qe erdhen ne Shqiperi, te cilet ishin italianet, me pas gjermanet, te cilet kishin frike se mos pushtimi vinte ne Ballkan dhe e pushtuan Shqiperine, dhe me pas britaniket, te cilet u perpoqen te bejne parti dhe levizje. Ata s’i pelqenin shqiptaret, shqiptaret s’i pelqenin ata. Me pas erdhi nje amerikan, Tomas Stefani. Ai erdhi per t’u afruar dhe per te kuptuar Enver Hoxhen, i cili ishte nje udheheqes partizan dhe nje anetar zyrtar i Partise Komuniste. Pra, ishte nje vend qe se shpejti do te arrinte ne nje vakuum ne pushtet dhe shume shpejt te gjitha fuqite boterore do te nxitonin per te marre kontrollin ne kete vakuum te krijuar. Ky shqiptaro-amerikan, Tomas Stefani, i cili ndodhej ne nje situate te veshtire mes vendit te tij dhe Hoxhes dhe vendit te babait te tij. Keto jane ceshtje shkaterruese ne nje personazh”.

Si ka qene jeta e Tomas Stefanit me pas ne Shtetet e Bashkuara?

“Ai vuajti shume. E jetonte jeten ne siperfaqe, jetonte te tashmen, per te mbijetuar, punonte me nje showman te jashtezakonshem, intelektual, filozof Enver Hoxhen, por fatkeqesisht ai ishte nje njeri shume i demshem dhe ka mundesi qe ai donte ta vriste Hoxhen, apo ishte ngarkuar per ta vrare”.

Ai donte ta vriste me te vertete Hoxhen?

“Po”.

Ketu ne Shqiperi ne ate kohe?

“Po. Por nuk mundi ta bente”.

Do ta realizoni vertet kete film?

“Po”.

A eshte e mundur?

“Po”.

A eshte e vertete qe ne kete film mund te marre pjese Bred Piti?

“Jo. Ajo ishte nje shaka. Sepse aktori Sterling Hejdeni mori pjese ne nje operacion te Zyres se Sherbimeve Strategjike, ne prapavije ne Adriatik per te ardhur ne Shqiperi per te sjelle furnizime. Mori pjese per nje kohe shume te shkurter. Une thashe me shaka: Mund te veme Bred Pitin ne vend te Sterling Hejdenit per shkak te ngjashmerise. Vetem se Sterling Hejdeni ishte 196 cm i gjate, kurse Bred Piti eshte 175-177 cm”.

A keni ndonje emer per filmin?

“S’kemi arritur ende deri ne ate pike. Varet se cfare strategjie do te perdorim per filmin. Mund te mos jete nje film hollivudian, por mund te jete nje film rajonal, evropian dhe duke pasur parasysh se sa mire do te realizohet, si do te pritet nga shikuesit, mund ta nxjerrim fillimisht ne Evrope, pastaj ne Ameriken Veriore, pra, te veprojme ne kete menyre”.

Z. Dragoti, pse erdhet kaq vone ne Shqiperi, ne vitin 1996?

“Jetoja ne Kaliforni qe nga viti 1970 dhe eshte shume e veshtire te perqendrohesh te filmat dhe te perpiqesh te besh filma ne nje qytet ku, sic thashe, ka pak bleres dhe shume shites, dhe te besh udhetime neper Shtetet e Bashkuara dhe me pas ne Evrope. Pasi fillova te jetoja ne Kaliforni, beja gjithmone e me pak udhetime ne Evrope. E kisha te veshtire te shkoja atje”.

Cila ishte pershtypja juaj e pare ne Shqiperi ne 1996, kur erdhet ketu? Ju ishit rritur me idene e Shqiperise, ne nje familje shqiptare, ne nje komunitet shqiptar. Cili ishte impakti i pare kur e preket Shqiperine, e preket me te vertete Shqiperine?

“Me beri shume pershtypje se sa intelektuale dhe te zgjuar ishin njerezit ketu. Kjo me beri vertet pershtypje. Ne njefare menyre, e kisha harruar se nje nga gjerat qe moren shqiptaret gjate atyre viteve te tmerrshme ishte nje arsim i shkelqyer dhe besoj se ata jane nje popull inteligjent nga natyra dhe kur erdha ketu, takova shume shqiptare dhe me beri pershtypje fakti se sa te ditur ishin njerezit ne nje vend, i cili kishte qene totalisht i izoluar. Shkova te shihja disa filma, qe kishin bere shqiptaret. Ishte interesante te shikoje se c’kishin bere gjate gjithe atyre viteve dhe u habita vertet. U thashe: S’mund t’i shikoj te gjitha, s’mund te kaloj 5 dite ne nje dhome te projektimit te filmit. Por, u thashe te me tregonin disa sekuenca. Shume nga filmat ishin nga dramat klasike. Me beri pershtypje edhe mjeshteria”.

Cilesia e filmave?

“Cilesia... Me beri pershtypje niveli i talentit”.

Po pershtypjet e Shqiperise si vend?

“Duke pare shqiptaret qe takova, mendova se ky vend premton shume. Ashtu sic thashe ne fillim, mendoj se ketu ka shume potencial”.

Ju u bete i famshem me reklamen “E dua Nju-Jorkun”. A mund te beni dicka per imazhin e Shqiperise, dicka konkrete?

“Po, shpresoj qe nje dite te bej nje fushate terheqese, qe te sjelle dicka te re. Te jete e papritur. Duhet te paraqese personalitetin e njerezve”.

Cilat jane projektet tuaja konkrete ketu? Ju u takuat me Kryeministrin. Per cfare diskutuat?

“Desha t’i tregoja se shume nga gjerat qe duhet te beje ky vend...” .

Si per shembull?

“E dua Nju-Jorkun”. Puna qe bera per te ndihmuar ne ndertimin e kompanive si “Ford”, “Chrysler”, “General Motors”, “Procter and Gamble”. Keto industri te medha nisen me koncepte te nxitura nga strategji dhe ide reklamimi per premtimet e nje produkti, sa i mire ishte ai, sa fleksibel ishte. Gjate viteve te pervojes sime ne fushen e reklamave dhe filmave kam pare se si kultura ne reklama, ne film, edhe ne letersi, mund te ndryshoje perceptimet kudo ne bote”.

A vazhdon te jete aktiv komuniteti shqiptar ne Nju-Jork, ne Shtetet e Bashkuara ne pergjithesi?

“Une s’jam nje person shume aktiv. Kohet e fundit shkova ne nje konvente te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan dhe u kenaqa me prezantimin qe bera atje. Ne ate konvente nderuan dike, per te cilin kam shume konsiderate, gjeneralin Uesli Klark, por zakonisht s’i bej ne kete menyre aktivitetet shoqerore”.

Pas kesaj vizite do te vini me shpesh ne Shqiperi ne te ardhmen?

“Keshtu besoj”.

Per gjera konkrete apo thjesht per vizite?

“Gjera konkrete dhe gjera qe do te jene te dobishme”.

(Fund)


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika