PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Te promovosh Shqiperine

Blendi Fevziu
E Marte, 27 Nentor 2007

Intervista Regjisori dhe producenti i njohur, Sten Dragoti, jep pershtypjet pas mberritjes ne Tirane

Djali me i vogel i dy prinderve shqiptare, te vendosur ne Nju-Jork ne fund te viteve ’20, Sten Dragoti eshte nje nder personazhet me te njohur dhe te suksesshem te komunitetit te vjeter shqiptar ne Amerike. Ai ka lindur me 4 tetor 1932 ne Nju-Jork. Babai i tij, nje mbeshtetes i Fan Nolit, ishte larguar bashke me te emen nga fshati Dragot i Tepelenes dhe, pas nje qendrimi te shkurter ne Tirane, u vendos perfundimisht ne Nju-Jork. Dragoti e filloi karrieren e tij thuajse adoleshent. Ai mbaroi kolegjin “Cooper Union”, ne Nju-Jork dhe shkollen e arteve vizuale. Ai bashkepunon akoma qe prej vitit 1968 me kolegun e tij, Charli Moss. Sten beri emer qe ne hapat e para kur filloi drejtor i nje filmi, i cili pati nje sukses te pabesueshem, “Burri me nje kepuce te kuqe”, film ku rolin kryesor e luante Tom Henks. Disa nga shitjet e filmave te tij e kalonin shifren 200 milione dollareve. Por, nese filmi i dha fame, realizimi i reklamave dhe fushatave publicitare i dhane atij nje emer te madh. Ai filloi te realizonte reklama per gjigantet e industrise se linjave ajrore dhe atyre te prodhimit te makinave. Ne mes te viteve ’70, ai u be realizues i reklames se famshme: “I love Nju Jork”, e cila i riktheu qytetit shkelqimin e pare. Po keshtu, ai zuri mjaft vend ne shtypin amerikan per martesen me Miss America ne mes te viteve ’70-te.

Me 1999, Sten Dragoti udhehoqi fushaten sensibilizuese “Stop Vrasjeve ne Kosove”, per te shmangur tragjedine ne Kosove, duke i kerkuar ndihme botes. Kjo fushate beri ate qe te legalizohej propaganda dhe te publikoheshin pamjet bardhezi. Keto pamje dolen ne faqet e para te gazetave kryesore si “Washington Post”, “The New York Times” dhe ne TV. Sten Dragoti eshte regjisor, skenarist, producent. Ai ka realizuar mbi 150 filma reklame dhe shume filma te tjere artistik. Si regjisor midis shume cmimeve ka marre dhe cmimin “Tony” dhe “Golden Apple”.

Cili eshte qellimi i vizites suaj kete here ne Shqiperi?

“Mendoj se pas vizites sime te pare ketu, bota ka ndryshuar shume. Pikerisht ne kete kohe Shqiperia ka nje mundesi te madhe per te luajtur nje rol ne skenen boterore. Ajo ka pasuri natyrore qe po presin te zbulohen. Behet fjale per ta promovuar Shqiperine dhe per ta bere boten ta shohe Shqiperine, ashtu sic eshte ne te vertete. Shume njerez shpesh nuk e njohin. Eshte disi e panjohur per Ameriken e Veriut dhe mendoj se ka ardhur koha qe kjo gje te ndryshoje. Shpresoj te luaj nje rol ne kete ndryshim”.

C’do te thote te promovosh Shqiperine?

“Eshte informacion. Eshte fantastike te hysh ne internet dhe te shikosh faktet, shifrat, temperaturen, klimen, por kjo nuk eshte e mjaftueshme. Dua te shtoj gjithashtu se i rendesishem eshte reagimi emocional ndaj ideve qe hedhim, njerezve, natyres se tyre, nivelit te tyre arsimor, faktit qe ata jane terheqes dhe kemi te bejme me disa gjera te mrekullueshme dhe nje kulture te mrekullueshme, qe bota mund ta shohe.

Por kjo duhet shprehur pak a shume ne nje stil emocional qe te depertoje vertet ne mendjet e njerezve”.

Ne c’menyre mund ta promovojme Shqiperine? Cila eshte menyra me e mire?

“Menyra me e mire eshte krijimi i nje strategjie qe e percakton Shqiperine ne nje menyre qe deperton ne mendjet e njerezve. E rendesishme eshte te perdorim fuqine e filmit, si nje nga fuqite qe mund te perdoren, dhe nje shkrim mjaft dramatik dhe ndjenja e emocione te forta per historine tone, rrugen tone drejt se ardhmes, qellimin tone, dhe t’i perfshijme njerezit ne frymen e asaj qe duam te bejme”.

A eshte e mundur?

“Po, mendoj se eshte e mundur. Ketu ka shume histori, ka shume emocione. Kete e zbulova kur erdha ketu para 10 vjetesh. Mendoj se ketu ka njerez te jashtezakonshem, mjaft te edukuar, terheqes, te talentuar. Mendoj se eshte e mundur”.

Jeni perseri ne Shqiperi pas 12 vjetesh. A ka ndryshuar?

“S’kam dale shume per te pare. Kam qendruar ne dhomat e hotelit dhe ne korridoret e institucioneve te rendesishme. Por shikoj shume ndryshime. Ne fillim pashe ndryshime te dukshme te njerezit qe vijne ne Amerike. Ata kane shpresa, endrra, kane qendrime te qarta per gjerat e koheve te fundit. Kam takuar z. Berisha disa here dhe shoh qe ekziston nje fryme hapjeje...”.

Mentaliteti po ndryshon?

“Po, po. Eshte e mrekullueshme ta shohesh nje gje te tille, sidomos per mua, qe jetoj sa ne Bregun Lindor dhe ate Perendimor te Amerikes, eshte e mrekullueshme kur shoh qe kjo vjen nga jashte vendit, nga vendlindja e prinderve te mi”.

Me pare deshiroj t’ju pyes per familjen tuaj. Familja juaj e ka origjinen nga Tepelena?

“Po”.

Edhe mbiemri juaj eshte Dragoti. Eshte nje fshat i njohur ne Shqiperi. Cila eshte historia e familjes suaj?

“Babai im ishte nje nga pasuesit e Fan Nolit dhe besoj se nga Tepelena ai shkoi me te ne Tirane dhe me pas u be pasues i Fan Nolit dhe e ndoqi Fan Nolin ne Amerike. Aty krijuan familje. Aty linda une dhe motrat e mia. Une kryesisht u rrita si nje femije amerikan, por ne shtepi ishte gjithmone ndikimi i vendlindjes, sepse kenget qe degjonim, pikniket, shetitjet, ishin embelsisht shqiptare”.

A e dini se kur u largua me saktesi familja juaj nga Shqiperia?

“Besoj se im at shkoi ne Amerike ne vitin 1917 apo 1918. Une u linda ne vitin 1932”.

A kishte nje komunitet shqiptar atje ne ate kohe?

“Po. Por ata ishin vendosur ne tri-kater vende te ndryshme, ne Nju-Jork, ne Lower East Side (Louer Ist Said) nje vend me komunitet te perzier, aty kishte jo vetem njerez nga te gjitha kombesite e tjera, por edhe shqiptare qe shkuan aty per here te pare; ne Massachussets (Mesecusets) ne Boston. Jetuam pak kohe atje. Me pas kur familja u kthye ne Nju-Jork, une linda aty...”.

Ju keni lindur ne Nju-Jork?

“Po. Edhe ne Detroit ka nje komunitet te madh shqiptar. Edhe ne Nju-Jork, Boston. Meqe ra fjala, qe nga ato vite shqiptaret po shtohen gjithandej ne ate qytet. Eshte e habitshme se sa shume shqiptare takoj ne Nju-Jork, duke nisur qe nga kamerieret e rinj deri tek administratoret. Eshte e mahnitshme”.

C’mbani mend nga jeta e komunitetit shqiptar. kur ishit femije?

“E kujtoj me shume dashuri. Se pari, ne shtepine time kishte nje fryme te ngrohte familjare”.

C’do te thote kjo?

“Une isha djale i vetem mes tre motrash, prandaj me kishin ngritur ne qiell qe kur linda. Kisha 10 vjet diference me motrat, dhe mamaja ime fliste plot emocion per mua dhe per favorizimet qe me bente. Babai im me raste i bente ndonje verejtje dhe i thoshte: “O grua, mos me caj koken me ate djale”. Ai ia priste hovin. Kur je nje djale mes tre motrash, je si princi ne fron”.

Eshte tradite shqiptare.

“Eshte nje gje e mrekullueshme, sepse kur te trajtojne ashtu qe femije, beson me te vertete se do te kesh sukses per cdo gje qe do te besh. Eshte nje menyre e mire per t’i mbrujtur femijet. E natyrisht ngrohtesia eshte e mrekullueshme. Te gjitha familjet i duan femijet, por besoj se shqiptaret kane nje karakter te vecante. Ne Lower East Side eshte nje shprehje “Vetem puthjet e nje nene shqiptare mund t’ua kalojne puthjeve te nje nene cifute ne Nju-Jork”. Besoj se kjo eshte e vertete. Dashuria e nenes shqiptare eshte e vecante dhe e forte”.

Zoti Dragoti, flisni shqip?

“Pervec disa fjaleve, nje cikez, ndonje fjale aty-ketu”.

Si ka mundesi qe jeni rritur ne nje familje shqiptare dhe s’flisni shqip?

“Te tri motrat e mia e flisnin rrjedhshem shqipen, por ne kishim 10 vjet diference... une do ta mesoja shqipen, por me pas filloi Lufta e Dyte Boterore dhe niveli i patriotizmit ne Amerike u rrit jashtezakonisht shume. Ishte gati-gati shovinizem. E keshtu, une u bera nje femije amerikan i shqetesuar per fitimin e luftes dhe per menyren se si do te dilnim prej saj. Ne fillim te luftes ne Amerike pati nje periudhe shume te zymte”.

Si ishte jeta e komunitetit shqiptar pas vitit 1945, kur komunistet erdhen ne pushtet ne Shqiperi dhe marredheniet mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara u nderprene? A ishte e veshtire te ishe nje shqiptaro-amerikan ne ate kohe?

“Nuk ishte e veshtire, sepse ne ate kohe s’kishim televizore dhe njerezit s’kishin mjete te forta komunikimi, pervec gazetave. Pasqyrimi i marredhenieve te shqiptareve me komunistet.... Shqiperia ishte shume e vogel dhe pjesa me e madhe e njerezve qe njihja nuk ishin ne dijeni te asaj qe po ndodhte atje. Me pas me Kinen dhe problemet me Bashkimin Sovjetik... ato gjera filluan te flluskonin ne siperfaqe dhe te flitej me shume per to. Por askush s’e kuptonte plotesisht se c’po ndodhte ketu”.

C’do te thote kjo?

“Askush s’e kuptonte vertet. Nese nuk jetoje ne Shqiperi, apo diku prane Shqiperise, apo punoje per sherbimin e huaj, nuk e kuptoje se c’ndodhte ketu... askush s’e kuptonte menyren e jeteses ne Shqiperi gjate atyre viteve. Me shume vemendje i kushtohej Hungarise, Polonise dhe disa nga ato vende te perdes se hekurt, qe kishin me shume kryengritje, trazira dhe dilnin ne titujt kryesore te gazetave. Ketu gjerat mbylleshin. Ne lajmet ne Amerike nuk flitej shume per ato qe ndodhnin ketu”.

(vijon)




Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika