PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Projekti me i madh ne historine e Shqiperise


E Hene, 26 Nentor 2007

Segmenti Rreshen-Kalimash eshte pjese integrale e korridorit Durres-Morine, ndersa tuneli bi-tub (nje tunel per cdo drejtim kalimi) prej afro 6 km, eshte nje veper e vertete arti. Ketu parashikohet te germohen mbi 1 milion meter kub material shkembor. Ne realizimin e ketij projekti “Bechtel & Enka”, puneson 2500 vete, ku perfshihet nje perqindje e rendesishme e punonjesve shqiptare. Tunelet po germohen me teknologji moderne, ne perputhje me metoden e re austriake (NATM), e cila qendron ne shfrytezimin e kapacitetit mbajtes te shkembit, per te siguruar hapjen e tunelit. Sipas kesaj metode, vetem nje perforcim minimal i struktures se shkembit eshte i nevojshem dhe masa e ketij perforcimi do te varet nga kategoria e shkembit qe do te haset.

Sipas inxhinierit gjeolog Artan Braha, kjo eshte nje metode me e shpejte dhe me ekonomike, per te germuar dhe perforcuar tunelin, ne krahasim me metodat e tjera alternative, qe bazohen ne hipotezat e nje kapaciteti mbajtes, me te dobet te struktures shkembore. Per te arritur objektivin e hapjes se shpejte te tunelit, sipas metodes se siperpermendur, Bechtel\ Enka Joint Venture, ka importuar pajisjen speciale Jumbo Driller (Atlas Copco L2C) nga Suedia, per te hapur vrimat e detonimit dhe instaluar elementet e perforcimit te struktures shkembore. Pervec ndertimit te tunelit, projekti parashikon ndertimin e mbi 35 urave e viadukteve. Gjatesia totale e urave do te jete afersisht 4500 m dhe ura me e madhe eshte aktualisht e parashikuar te jete 100 m e larte.

Keto ura po ndertohen, duke perdorur trare beton-arme te paranderur, me gjatesi standarde 40 m, te cilet do te jene te parafabrikuar ne kantiere te ndertuar afer autostrades. Vec kantierit per prodhimin e trareve te paranderur, po ndertohen gjithashtu fabrika apo impiante ne vende te caktuara, te cilat do te perdoren per te prodhuar beton per strukturat, gurore dhe nyje thyerje inertesh si dhe impiante te prodhimit te tipeve te ndryshme te asfalto-betonit.

Lehtesirat e qarkullimit

Shpejtesia e qarkullimit te mjeteve ne kete aks, do te jete 100 km/ore. Ne tunel dhe ne disa pjese te ketij segmenti rruga do te jete me 4 korsi, ndersa ne pjeset e tjera me dy korsi. Nderkohe ne shpatet e kodrave do te kete rruge te tjera lidhese qe lidhin fshatrat. Sipas projektit, seksioni pare eshte Rreshen-Rreps, 19,5 km, seksioni i dyte Reps-Thirre 26,5 km, seksioni i trete Thirre-Kolsh, 14.85 km dhe tuneli afro km. Urat qe do te ndertohen ne kete segment te veshtire malor, do te jene 35. Rruga Rreshen-Kalimash, 60,85 km, eshte pjese e autostrades prej 170 km, per te permiresuar lidhjen me Kosoven. Kjo do te rezultoje ne nje rruge me te shkurter midis portit te Adriatikut ne Durres, prane Tiranes, dhe Morines ne kufi me Kosoven.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika