“Durres-Kukes”, rruga qe po blihet nga kosovaret
E Hene, 26 Nentor 2007
VEZHGIM Ne kantierin gjigant, qe po pushton Veriun me autostraden e shumepritur. Mbi lumin e Fanit dhe anes lugines, ku kane filluar te zgjaten urat e reja. Me vendasit e kosovaret dhe synimet e tyre
Megjithese nje vizite ekspres, ne nje dite dimri, si kete fund nentori, nuk mjafton per te pershkruar krejtesisht se cfare po ndodh ne korridorin rrugor verior, me te veshtirin qe eshte ndertuar ndonjehere ne Shqiperi, pamja qe te shfaqet, sapo hyn ne luginen e Fanit, eshte krejtesisht e vecante. Pas fashitjes te mjegulles se dendur te mengjesit, ne luginen e Fanit, shfaqet lumi me te njejtin emer, qe cuditerisht ishte i kalter, megjithese ne mes te tij, manovratoret e vincave dhe punetoret e firmes “Bechtel-Enka”, po vendosnin platformat gjigante te urave lidhese te rruges Rreps-Thirre dhe ne te dy anet e tij, me makinerite e fuqishme, fadroma dhe kamione, te ardhura kryesisht me kilometrazh zero, leviznin shkembinjte dhe dherat e kuq poshte kodrave. Per te hapur autostraden e re, qe se bashku me Tunelin 6 km deri ne Kalimash, perbejne segmentin me te veshtire te autostrades Durres-Morine.
Kosovaret blejne toka te lira
Intuita se rruga e re piktoreske, me ura mbi lumin Fan dhe gjelberimin e kodrave dhe majat e maleve siper tyre me pisha, do te jete nje burim i ri pasurie, duket se ka orientuar kosovaret te kerkojne ne keto zona, toka te lira per t'i blere. E gjitha kjo, sikunder pohojne disa kosovare, te gjendur keto dite ketu, por dhe vendasit, per te ndertuar bare dhe restorante, apo edhe shtepi te reja. Automjete me targa te Kosoves, qarkullonin ne kete zone, megjithese rruga ishte mjaft e demtuar. “Vijne ketej, megjithese rruga tjeter kombetare nga Kukesi per ne Tirane eshte me e mire, sepse kerkojne toka per t'i blere”, thone banoret e cituar dje nga Atsh. Kosovaret, pas perfundimit te rruges se re, do ta shkurtojne kohen per te ardhur ne Tirane nga Kukesi nga 6 ore sot, ne 2 ore. Duket se ne veren e vitit 2010, qindra mije pushuesit nga Kosova do ta kene shume me te lehte per te ardhur ne plazhet e Durresit. Edhe nxitimi i tyre per te ndertuar ne rrugen e re objekte sherbimi, apo magazina grumbullimi produktesh bujqesore dhe industriale, eshte i kuptueshem. Fluksi i madh i turisteve ne kohen e veres, por dhe zgjerimi i tregtise me Kosoven, fale Marreveshjes se Tregtise se Lire, e ben mjaft atraktiv kete segment te ri rrugor.
“Punojme dhe synojme Ameriken”
Saimir Beci, nje djale i ri, punon me nje makineri te re per betonimin e tunelit. "Kam ardhur nga Londra, ku isha ne emigracion prej 4 vitesh, thote Saimiri, duke vazhduar, se kishte degjuar per kete rruge qe do te ndertohej ne zonen e tij nga kompania amerikano-turke". "Dua qe gjate kesaj kohe te lidhem me inxhiniere amerikane, qe kur te perfundoje rruga te kem mundesi te shkoj edhe ne SHBA", thote Saimiri.
Ndersa Selam Onuzi, nje mekanik i ri i mirembajtjes se betonierave dhe sondave shpuese, nga Kukesi, eshte i bindur se tuneli do te perfundoje ndoshta edhe me shpejt se koha e premtuar. "Keto makineri - thote Selami - jane nder me modernet, te kohes se fundit, te prodhuara posacerisht per objekte te tilla te veshtira, sic jane tunelet malore dhe jane krejtesisht te reja".
Te klubi i Lleshit, buze tunelit te Thirres
Minatore turq, por dhe shqiptare, kishte pak, ne kohen e pushimit mbas mbarimit te turnit, ne klubin e improvizuar me nje sobe druri ne mes te Llesh Gjergj Pjetrit, klub i ndertuar mbi nje shtepi perdhese. Turqit shijonin birren “Effes”, ndersa shqiptaret rakine me ngjyre pak te verdhe te kumbulles. Lleshi, pronari i barit ekzotik, nje ish-minator i vjeter i bakrit, tashme ne pension, thote se e ktheu nje pjese te shtepise se tij ne lokal, sapo filloi ngritja e kantierit te tunelit. Ai pret, ashtu si dy vellezerit e tij, te marre kompensimin per nje pjese te prones, qe eshte zene nga kantieri dhe rruga e re. "Vellezerit dhe disa banore te tjere kane marre nga 2.7-3 milione leke kompensim nga shteti", thote Lleshi. Nje pjese te familjes, ai e ka tashme ne Tirane, ku kane ndertuar shtepi ne Bathore.
“Efekti serre”, ikje dhe rikthim
Ne fshatin Thirre, nga 130 familje, kane mbetur vetem 30, se te tjeret jane shperngulur ne periferine e metropolit dhe te Durresit. “Rruga edhe mund t'i ktheje perseri ketu, se hapet pune", thote ai. "Tashme edhe debora e madhe, duket sikur eshte trembur nga keto punime, thote Lleshi, qe mban mend se ne vitin 1985 kishte rene 3,5 metra bore, ndersa vitet e fundit eshte pakesuar ndjeshem. Efekti serre duket se ka bere punen e vet edhe ne Thirre, emer qe sipas minatorit te moshuar e ka origjinen nga fjala me "thirr", sepse banoret e kesaj zone i kane te ndertuara edhe sot shtepite larg njeri-tjetrit, ne luginat e maleve apo shpatet e kodrave dhe i vetmi mjet komunikimi ishte kjo fjale e lashte.
Tunelet malore qe s’gjenden ne Ballkan
Nuk kane kaluar as 10 muaj, nga 4 shkurti i ketij viti, kur nisen punimet per ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash, prej 60,85 km. Segment ku ben pjese edhe tuneli i ri, pjesa me e veshtire e kesaj vepre inxhinierike, prej 6 km, vepra e re ne veri te vendit, ka filluar te marre forme. Kompania “Bechtel-Enka”, nje joint-venture amerikane-turke, qe ka fituar tenderin nderkombetar, eshte e vendosur te perfundoje kete segment ne gjysmen e dyte te vitit 2009. Ne Rreps, kompania ka kantierin kryesor, ku qindra makineri dhe vinca, nisen cdo mengjes ne objektet e rruges, anes se ciles ka rene nje debore e lehte.
Nje nder supervizoret e firmes kroate, qe kontrollon cilesine e punimeve, inxhinieri gjeolog, i specializuar per punimet e nentokes, kukesiani Artan Braha, na shpjegon ecurine e punimeve ne tunele. "Puna ka filluar ne te dy anet, ate veriore nga Kalimashi dhe ketej nga Thirra", thote Tani. E pyesim se sa eshte avancuar ne te dy tunelet paralele. "Njeri prej tuneleve ka arritur ne te dy anet rreth 930 metra, ndersa tjetri rreth 800 metra dhe gjithsej deri tani arrin shpimi ne 1730 metra", thote supervizori Artan Braha. Sipas tij, nga 1 janari 2008, do te filloje puna ne front me te gjere me disa brigada te reja, qe do te realizojne sipas objektivit, brenda gjysmes se dyte te vitit 2009, objektin. Puna ne thellesi te tunelit eshte mjaft e veshtire.
Pjesa me e madhe e punetoreve, kane qene minatore ne minierat e bakrit te shumta ne kete zone, qe tashme jane ne konservim. Jane 200 minatore, nga 100 per cdo turn, qe punojne nga 12 ore ne turn, ne pjesen jugore te tunelit ne Thirre dhe ate veriore te Kalimashit. Shumica jane banore te zones, nder me te varfrat e vendit, qe te vetmin zanat kane pasur ate te minatorit, por bashke me ta punojne edhe specialiste dhe minatore nga Turqia, qe firma “Enka” i ka marre me kontrate.
Shpejtesi nen shkembinj
Avancimi ne tunel arrin rreth 4-5 metra ne dite, por varet dhe nga shtresat shkembore qe hasen gjate punimeve. Minatoret paguhen mire, nga 40-60 mije leke ne muaj, sipas kualifikimit, ndersa specialistet marrin edhe mbi 100 mije leke ne muaj. Por te gjithe nuk paguajne asgje per ushqim dhe fjetje, se i kane falas nga kompania. Perkthyesi i vogel nga Dibra, Gjergji, qe kishte mesuar turqishten ne kolegjin turk te Kavajes, na tregoi mensen dhe kapanonet e minatoreve. Ne mense sherbehej ushqim turistik, qe nga mjalti e qumeshti dhe asortimente te tjera ne mengjes, te dreka e pasur me mish dhe perime e fruta ne dreke, per te ardhur perseri ne nje meny te pasur ne darke, qe do ta kishte zili cdo frekuentues lokalesh edhe ne Tirane. "Ketu ne mensen tone, drekoi edhe ministri Sokol Olldashi, para disa ditesh, kur inspektoi punimet e rruges dhe te tunelit", thote Gjergji. Dhomat e kapanoneve te reja, ishin plote drite dhe ngrohtesi, duke larguar te ftohtit e acarte te dimrit, te pajisura me dushe 24 ore uje.