“S’e ndjej veten te zgjedhur nga e djathta”
E Hene, 26 Nentor 2007
Kryeprokurorja e sapozgjedhur, Ina Rama, ne te paren interviste, foli dje ekskluzivisht per “Zerin e Amerikes” mbi “paskuintat” e emerimit
Ne Shqiperi, debati mbi Prokuroren e Pergjithshme vazhdon te mbetet ne qender te vemendjes. Ndersa perfaqesuesit e te djathtes ne pushtet, por dhe vete Presidenti Bamir Topi kane vleresuar emerimin e zonjes Ina Rama, opozita nga ana tjeter ka sulmuar ashper kreun e shtetit per menyren se si ai veproi per shkarkimin e ish-prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku. Zonja Ina Rama, 35 vjece, u emerua ne kete post te enjten e kaluar, pas dekretimit te emrit te saj nga Presidenti Topi. Rama vjen nga radhet e drejtesise. Se fundmi, ajo ka qene anetare e Gjykates se Apelit per Krimet e Renda.
Zeri i Amerikes: Kur e moret ju propozimin per postin e Prokurorit te Pergjithshem, a e prisnit nje propozim te tille?
Kryeprokurorja Rama: Duhet te them se ishte nje propozim qe nuk e prisja, pavaresisht se puna ime si juriste i ka sherbyer karrieres sime, kisha investuar ne kete drejtim per te bere nje karriere ne profesionin tim, por ky post, sinqerisht, ishte jashte alternativave te mia. Propozimin e kam marre ne rruge teresisht institucionale nga Presidenti i Republikes dhe me duhet te ndalem nje cast, sepse e shoh te nevojshme qe ta falenderoj rishtazi ate jo me shume per zgjedhjen sesa per motivet dhe qellimet qe ai vuri ne prioritetet te zgjedhjes qe beri.
Pra, kur e moret ju propozimin?
Nuk me duket se koha eshte shume e rendesishme. Afer momentit te dekretimit.
Gjate momentit te votimit te kandidatures suaj ne parlament, nga opozita ka pasur akuza se ju jeni perzgjedhur nga klanet brenda Partise Demokratike. Cili eshte reagimi juaj, ju lutem?
Mua me duket se keto akuza mbeten teresisht te natyres politike, per sa kohe qe nuk kane asnje baze te vertete, une do t’i konsideroja hamendesime. E vetmja gje qe mund te them eshte ajo qe pershkrova me lart. Pavaresisht nga cfare qendrimesh mund te mbaje politika sot per motivet e saj, per menyren se si zhvillohet, me duhet ta shpall se absolutisht nuk ekziston nje lidhje e tille, absolutisht nje propozim i tille nuk vjen nga asnjeri prej kraheve te politikes.
Atehere cfare garancish mund te jepni ju se do te luftoni korrupsionin dhe se nuk do te frenoheni apo ndikoheni nga fakti qe u zgjodhet nga e djathta ne pushtet?
Me duhet te precizoj, per hir te se vertetes, se nuk e ndjej veten te zgjedhur nga e djathta, e ndjej veten te votuar nga Kuvendi i Shqiperise, jo vetem per shkak te numrit te votave, te cilat, sipas nje matematike te thjeshte, tregojne qe me te vertete ka pasur nje votim pertej spektrit vetem te djathte, por nje votim akoma me perfshires. Por, pavaresisht nga kjo dhe sikur te konsideronim kete qe thoni, une mendoj qe ne themel te gjithe punes sime, te gjithe asaj qe kam bere deri me sot dhe te asaj qe une mendoj se do te bej ne te ardhmen ka qene gjithmone dhe do te jene profesionalizmi dhe doja te thosha, jo vetem une, por mendoj se edhe te gjithe njerezit, me te cilet une do te punoj, sepse kjo eshte nje detyre e cila nuk mund te perballohet e vetme.
Zonja Rama, a ju shqeteson fakti qe ky post ka qene gjithmone nen presionet e politikes?
Kjo eshte historia e ketij institucioni. Ne te vertete, une nuk mund t’i heq asnje presje asaj cfare ka ndodhur me kete institucion. Vizioni im lidhur me presionin apo ndikimin qe mund te kete politika mbi kete institucion i vetmi i tolerueshem do te thosha eshte diviza e perbashket per nje lufte kunder kriminalitetit. Ne fund te fundit, edhe politika ne programet e saj aspiron per nje shoqeri te paster, civile, te ndertuar mbi norma demokratike dhe jo krimin. Ne kete drejtim, edhe institucioni, qe une do te drejtoj, ecen ne nje linje. Eshte e vetmja menyre me te cilen politika mund te ndikoje mbi institucionin qe une drejtoj.
Megjithate, cfare mungon ne drejtesine shqiptare, ku ka ngecur puna kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit?
Mendoj se lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit nuk eshte nje lufte qe mund te behet vetem nga nje institucion. Eshte nje sfide e gjithe shoqerise shqiptare dhe e gjithe shtetit shqiptar ne kohet ne te cilen jetojme. Ne kete kuptim, mendoj se institucioni qe une drejtoj, prokuroria pra, organi i akuzes, eshte shume e rendesishme qe te bashkerendoje punen e saj, te bashkepunoje ngushte me te gjitha institucionet e tjera te shtetit, duke i dhene prioritet Ministrise se Brendshme dhe Ministrise se Drejtesise, organeve te tjera te drejtesise, Sherbimit Informativ Kombetar, si dhe institucioneve te tjera homologe dhe organizmave te huaja qe funksionojne per te njejtin qellim.
Parlamenti ka kerkuar qe prokuroria te jape faktet dhe provat mbi akuzat e ngritura prej saj per ceshtjen e rruges Durres-Kukes. Kjo eshte nje ceshtje qe ka marre edhe nje ngarkese te madhe politike. A ju shqeteson fakti qe do te merreni me nje ceshtje kaq delikate qe ne fillim te punes suaj?
Jo. Mendoj qe kjo eshte pjese e punes qe une kam marre persiper te perballoje dhe normalisht ne lidhje me kete ceshtje qe eshte nje ceshtje konkrete nuk do te preferoja te flisja ne kete interviste, pasi qe njohja ime per te eshte mediatike deri tani. Duhet t’ia leme kohes, qofte edhe nje pergjigje institucionale, lidhur me kete ceshtje.
A eshte e sakte te thuhet qe do te merreni me kete problem, a eshte ky prioritet i punes suaj?
Do te merrem me te gjitha problemet qe jane te nevojshme dhe jane objekt i funksionimit te institucionit te akuzes, sigurisht pa lene asgje jashte trajtimit.
Nje problem mbetet krimi i organizuar ne Shqiperi. Cfare mendoni ju se duhet te beje prokuroria per t’u perballur dhe per te qene ne krye te kesaj lufte.
Prokuroria e Pergjithshme eshte maja me e larte e organit te akuzes, por i gjithe organi i akuzes funksionon ne baze te normave ligjore qe percakton Kushtetuta dhe dispozitat e tjera te dala ne zbatim te saj. Organit te akuzes nuk i duhet gje tjeter, vecse te zbatoje me perpikmeri ato te drejta dhe ato detyrime qe ligji i ka percaktuar per kete qellim.
Per ceshtjen e prokurorit, a mendoni se duhet te kete nje mandat te percaktuar kohor?
Mendoj qe ky eshte nje problem qe i perket gjithe reformes, eshte pjese e reformes ne drejtesine shqiptare dhe mendoj qe do te jete pjese e diskutimeve dhe do te jete Kuvendi i Shqiperise qe do ta zgjidhe ate perfundimisht. Nuk mendoj se jam personi adapt dhe pikerisht ne momentin qe ne flasim per te dhene nje pergjigje te sakte ne lidhje me ceshtjen.