Zgjedhjet ne Kosove, Thaci serish fitues
E Hene, 26 Nentor 2007
Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci, del me i votuari ne sondazhin e javes qe u mbyll ne faqen zyrtare te “Koha Jone” ne internet. Vetem pak dite me pare, ish-komandanti i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, fitoi bindshem zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore ne Kosove, duke korrur sukses ndaj forces deri pak kohe me pare “monopoliste”, Lidhja Demokratike e Kosoves. Ne sondazhin online te “KJ”, te pakten 1800 persona, te cilet kane mundesi te votojne vetem nje here, moren pjese duke i dhene Thacit, 69,1 per qind te klikimeve ne preference mes kater te propozuarve.
Menjehere pas Thacit eshte renditur Kreshnik Spahiu, nenkryetari i sapozgjedhur i Keshillit te Larte te Drejtesise. Ish-drejtues i nje organizate jofitimprurese, Spahiu erdhi serish ne sistemin gjyqesor shqiptar, disa vite pasi e kishte “braktisur” ate. Spahiu gjate prezantimin ne krye te KLD-se e argumentoi largimin e tij kohe me pare si nje mosbesim ndaj sistemit te drejtesise. Kurse rikthimin, si perpjekje dhe shprese per te ndihmuar ne ndryshime pozitive. Kreshnik Spahiu mori 12,7 per qind te votave online.
Me vetem 0,3 per qind me pak te 1800 votave, i treti ne sondazhin e perjavshem te www.kohajone.com, u rendit Enkelejd Alibeaj. Ai mori vleresimin e 12,4 per qind te pjesemarresve ne sondazh, pas emerimit te tij si minister i ri i Drejtesise. Alibeaj mori postin pak dite pas largimit me doreheqje te Ilir Rusmalit.