PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PS: Protestat popullore kunder Berishes fillojne ne dhjetor


E Diele, 25 Nentor 2007

Partia Socialiste, e palekundur ne qendrimin e saj per te zhvilluar protesta popullore. Madje, pikerisht per kete arsye, ajo leshoi dje nje tjeter apel ndaj qytetareve shqiptare, per t’u ngritur ne kembe mbi rritjen e cmimeve te produkteve te konsumit, mungesen e energjise elektrike, papunesine ne rritje, si dhe korrupsionin. Ishte nenkryetari i ligjvenesve socialiste, Erion Brace, ai i cili drejtoi nje thirrje te tille gjate nje konference per shtyp. Nderkohe, nje deklarate e tille eshte forcuar me shume dhe nga vete kreu i PS-se, Edi Rama, i cili pohoi se “kushtet per te protestuar nuk mungojne, kerkesat nga drejtime te ndryshme te shoqerise nuk mungojne dhe pa dyshim ne nuk kemi refuzuar dhe nuk refuzojme t’i marrim ne konsiderate”. Por ajo qe per momentin step socialistet, per te ndermarre nje hap te tille, eshte pikerisht pergatitja e infrastruktures zgjedhore, qe me pas keto protesta te finalizohen me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. “Kjo e ben te domosdoshme edhe nje maturi ne percaktimin e protestave, si pjese e strategjise se pergjithshme te Partise Socialiste, por pa dyshim eshte nje pjese qe nuk e perjashtoj”, u shpreh Rama, lidhur me kete ceshtje. Por, pervec shqetesimeve dhe problemeve te siperpermendura, eshte dhe nje tjeter arsye, ajo e cila shtyn seline roze, te insistoje ne zhvillimin e ketyre protestave. Konkretisht, Partia Socialiste akuzon hapur dhe prere se qeveria, e sidomos Kryeministri i saj, ka rrembyer kontrollin ne cdo institucion te pavarur, duke kontrolluar vendin ne menyre te korruptuar. Madje, si per te perforcuar akuzen e partise se tij, Brace iu referua shtypit te huaj. Sipas tij, ngjarjet e fundit ne Parlamentin e Shqiperise dhe situata e ndere ekonomike jane ne faqet e para te gazetave me prestigjioze te globit, duke paraqitur keshtu imazhin e vertete te Shqiperise. “Skandalet politike te Shqiperise po dalin ne faqet e para te gazetave boterore, te cilat tregojne te kunderten e asaj qe shitet si drejtesi nga qeveria”, vleresoi Brace, gjate fjales se tij. Gjithashtu, duke vijuar po ne te njejten linje, Brace nenvizoi se “e vetmja gje qe i ka ngelur sot kesaj qeverie eshte vendimmarrja korruptive dhe natyrisht vendimmarrja politike per te mbrojtur ate”.

O.Xhilaga




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika