“Ju rrefej Dhorin e vogel”
Xhemil Beharaj
E Diele, 25 Nentor 2007
Ekskluzive/ Motra e ish-kryeprokurorit, Theodhori Sollaku, tregon per vitet kur te pese femijet e shoferit Lilo rriteshin ne nje shtepi te varfer. “U ktheva nga Amerika, per te mos e lene vetem”. Si ngjiti shkallet e karrieres.
Ish-prokurori i pergjithshem, Theodhori Sollaku, eshte lindur e rritur ne lagjen “1 Maj”, nje prej zonave te hershme te qytetit te Fierit. Ai njihet fare mire ne Fier, jo vetem nga qytetaret e mocem, por edhe nga ata qe kane ardhur ketu pas viteve ’90. Megjithate, njerezit e kane te veshtire te flasin per Dhorin, per shkak te perfshirjes se tij ne nje beteje te vertete politike. Te veshtire e kane edhe te afermit e tij, madje edhe motrat apo vellai, te cilet, se bashku me nenen Marie, jetojne ende ne po ate lagje dhe ne po ate shtepi, ku kane lindur pese femijet e familjes Sollaku.
Motren e ish-kryeprokurorit, Migenen, e takojme ne zyrat e “Albtelekom”-it, ku eshte e punesuar. Duhet pak kohe per ta “shkrire” Migenen, qe te tregoje dicka per vellane e saj. “Cdo moter e ka te veshtire qe te flase per vellane, aq me teper kur ai ka qene ne qender te vemendjes se opinionit publik per nje kohe te gjate”, - sikur “justifikohet” Migena. Por mund t’ju them, se vellai im eshte shume i mire dhe mbi te gjitha shume i paster, si qelibar”, kembengul ajo, duke shtuar: “Por, per fat te keq, ai u ngerthye ne nje lufte, qe me shume se institucionale ishte politike”.
Me tej, motra shpreh dhe keqardhjen: “Ajo qe me vjen keq eshte, se e hoqen po ata persona qe e vune ne ate post, - dhe detajon, - Ishte po kjo parti qe e thirri nga jashte, ku ai ishte per studime ne nje vend nordik, qe te kandidonte per deputet ne Fier, per forcen politike te PD-se. Ishte po kjo force politike qe e mori dhe e coi keshilltar juridik te ish-presidentit, Sali Berisha, post te cilin e mbajti edhe me Rexhep Mejdanin. Po ata njerez, pas largimit te Kryeprokurorit Arben Rakipi, e emeruan ne vendin e tij dhe tani pas kaq vitesh eshte po kjo force politike, qe per ironi te fatit, e hoqi nga ajo detyre”, - kujton motra e Sollakut.
***
“Asnjehere nuk kemi perfituar nga posti i Dhorit, - thote Migena, - Te gjithe ne kemi studiuar dhe punojme sipas mundesive. Edhe Dhori keshtu e ka care rrugen ne jete, me mundim. Por mund te them se ishte femije i mbare, qe i vogel. Studionte shume, nderkohe qe kohen e paket te lire e kalonte me shoket, duke bere ndonje shetitje ne qytet. Por ora 20.00 e mbremjes e gjente gjithmone ne shtepi. E fitoi vete te drejten e studimit, pasi mbaroi gjimnazin me medalje te arte, fitoi edhe te drejten e specializimit jashte shtetit. Une isha ne Amerike, se bashku me bashkeshortin tim. Vendosem te ktheheshim disa vite me pare, kur pame se si po e luftonin vellane tim. Doja te isha ne krah te tij, te mos e lija vetem”, - perfundon rrefimin Migena, ndersa na tregon edhe disa foto te rralla te djaloshit Sollaku.
Familja e madhe Sollaku
Migena tregon se familja Sollaku perbehet nga pese femije, tre motra e dy vellezer. Nje moter u ka vdekur nga nje aksident automobilistik. Ndersa motra tjeter eshte ne pension. Ajo ka punuar farmaciste ne Korce. Vellai i Theodhoriut eshte ende ne Fier. Atje, ai ka nje dyqan, tip kioske, ku merret me rregullim kepucesh. Dyqani ndodhet para shtepise ku u linden e u rriten pese femijet. Babai i tyre, Lili Sollaku, ka qene punetor i Ndermarrjes se Prodhimit te Embelsirave. Ai merrej me transportimin e tyre neper dyqane me nje kamioncine te vogel, ndersa nena e tyre, Maria, punonte ne nje ndermarrje tjeter.
Kusheriri:“Shihemi rralle, qe kur mori postin”
Kusheriri i pare i ish-kryeprokurorit, Sollaku, tregon se “kur ishte keshilltar i ish-presidenteve, Berisha dhe Meidani, Dhori vinte cdo jave ne Fier”. “Takoheshim dhe flisnim per ore te tera. Kujtonim vitet e femijerise. Qe kur u emerua ne krye te prokurorise, ne tashme jemi harruar, jo se nuk do te vije, por ka qene shume i zene me kete pune. “Kam shume pune, na thote ne telefon, jo se ju kam harruar.” Te them te drejten, ne nuk kemi dashur qe ai ta pranonte postin e Kryeprokurorit, por ja qe atij iu mbush mendja dhe e pranoi”, - perfundon Sokrati.
Pasaporta:
Emri: Theodhori Sollaku
Datelindja: 01.03.1962
Vendlindja: Fier
Vendbanimi: Tirane
Gjendja civile: i martuar, me dy femije
Nga medalja, te posti i larte
Ne “librin e arte” te gjimnazit “Janaq Kilica” te qytetit te Fierit gjendet edhe emri i Theodhori Sollakut. Ish-Prokurori i Pergjithshem ka merituar “Medaljen e Arte” ne vitin 1981, pas se ciles fitoi te drejten e studimit per ne Fakultetin e Drejtesise. Pas studimeve, ne vitin 1985 emerohet ne Shkoder. Atje fillon te jape leksione ne universitetin e ketij qyteti, si pedagog i jashtem. Pas disa vitesh pune, shkon jashte shtetit per studime dhe me pas rikthehet. Por, tashme, duke iu hapur nje karriere e re.
CV e ish-kryeprokurorit
1977- Mbaron shkollen 8-vjecare “Jani Bakalli”
1981- Mbaron studimet e mesme ne gjimnazin “Janaq Kilica” me “Medalje te Arte”
1985- Mbaron studimet e larta per Drejtesi ne Universitetin e Tiranes
1985- Emerohet jurist ne Shkoder. Jep leksione si pedagog i jashtem. Specializohet jashte shtetit.
1992- Emerohet keshilltar juridik ne Presidence
1997- Kandidat per deputet i PD ne Fier
2002-Emerohet Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise
2007- Shkarkohet nga detyra e Kryeprokurorit