PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Elbasani, i pari ku u ngrit flamuri kombetar


E Shtune, 24 Nentor 2007

Elbasani eshte qyteti i pare ne vend, kur ne 25 nentor te vitit 1912 u ngrit Flamuri kombetar dhe u shpall pavaresia e kesaj zone. Tri dite perpara se Ismail Qemali te ngrinte flamurin kombetar ne Vlore dhe te shpallte Pavaresine e Shqiperise ishin patriotet elbasanas ata, qe te mbeshtetur nga populli, shpallen pavaresine e kesaj zone. Telegrami per ngritjen e flamurit ne Elbasan, qe iu dergua Ismail Qemalit, ishte firmosur nga shume patriote te qytetit dhe krahinave perreth, mes te cileve spikaste emri i Aqif Pashe Bicakciut (Elbasani), bashkepunetor i ngushte i Ismail Qemalit. Prof. as. dr, Kujtim Bevapi, pedagog dhe historian i njohur ne Elbasan, tregon per Atsh-ne deshmi historike lidhur me Shpalljen e Pavaresise Kombetare.

“Shpallja e Pavaresise se vendit tone me 28 Nentor te vitit 1912 ishte nje kurorezim i te gjitha perpjekjeve te patrioteve, atdhetareve dhe gjithe popullit per te hequr qafe zgjedhen turke, per te qene i lire i pavarur dhe per te pasur shtetin e tij, ashtu si dhe fqinjet e tjere ballkanike”. Por, vijon historiani, per te arritur deri ne kete moment patriotet u perballen me shume veshtiresi, pasi fati i kombit shqiptar kishte kaluar neper disa orbita me te vertete dramatike. “Kryengritjet e njepasnjeshme te shqiptareve ne vitet 1910 dhe 1911 ishin preludi i asaj ngjarjeje madhore qe do te vinte me pas. Viti 1912 ishte nje vit i mbushur me ngjarje te trazuara per shqiptaret”, shprehet Bevapi.

Historiani elbasanas ndalet ne aleancat ballkanike ndermjet Serbise, Malit te Zi, Greqise, Bullgarise, per te cilat shprehet se “synonin ta fshinin nga harta emrin e Shqiperise. Keto vende i shpallen lufte Perandorise Osmane. Me 8 tetor Mali i Zi, me 17 tetor Serbia dhe Bullgaria dhe nje dite me vone Greqia. Ato nuk mund te pranonin Shqiperine aleate, sepse kishin qellime aneksioniste ndaj trojeve shqiptare”. Ndaj dhe shtypi i kohes do te publikonte thirrje, qe iu drejtoheshin shqiptareve: “... Te marrim armet dhe te mbrojme kufijte e memedheut tone”.

“Fitoret e njepasnjeshme te fqinjeve ballkanike ndaj perandorise osmane krijuan kushte te reja per patriotet shqiptare qe ndodheshin jashte atdheut - vijon historiani Bevapi, sipas te cilit - ata vendosen te ndermerrnin nje veprim te ri politik, qellimi i te cilit ishte shpetimi i Shqiperise nga copetimi, ruajtja e teresise tokesore te saj dhe mbledhja e nje kuvendi kombetar, qe do te vendoste per fatin e vendit”.

Sipas deshmive historike, nismen per kete veprim te ri politik e moren Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, te cilet ndermoren dhe nje tur diplomatik ne disa kryeqytete evropiane si ne Bukuresht e Vjene, ku paten bisedime me diplomate te ketyre vendeve. E vetmja zgjidhje e drejte e ceshtjes shqiptare ishte shpallja e pavaresise. “Ideja e pavaresise se Shqiperise dhe lajmi i mbledhjes se Kuvendit Kombetar u prit me entuziazem te madh ne Shqiperi. Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti ne Durres ne 21 nentor dhe prej andej do te shkonte ne Vlore. Jane te njohura tashme pengesat dhe veshtiresite, qe ne pergjithesi delegatet shqiptare dhe ato nga Kosova hasen gjate rruges per ne Vlore”, thote historiani Bevapi.

TELEGRAMI

Elbasani shpall pavaresine.

“Ushtria serbe po perparonte me shpejtesi te rrufeshme ne tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Elbasanit dhe ne keto kushte, rrethet patriotike te qytetit u vune perballe detyres urgjente te shpalljes se pavaresise, me qellim qe autoritetet ushtarake serbe te viheshin para nje fakti te kryer”, thote Bevapi. Sipas tij, ne 25 nentor te vitit 1912 Elbasani shpalli i pari pavaresine, duke vene keshtu gurin e pare ne themelet e Pavaresise Kombetare. Pas ketij akti, ne telegramin qe i dergohej Ismail Qemalit, ne emer te popullit te Elbasanit thuhej se “gjithe populli i Elbasanit, myslimane dhe te krishtere, me nje ze kane pranuar Indipendencen e Shqiperise”.

Firmetaret e ketij telegrami ishin:

AQIF PASHE ELBASANI

ABDULLA BEJ TIRANA

VENEMIN DELIANA

ALI AGJAHU

REFIK MYFTIU

SHEH MAHMUT GUMA

SHEH HYSEN SULOVA

RUZHDI ALUSHI

ALUSH SARACI

VENEMIN NOSI

KOLE PAPAJANI

EMIN HAXHIADEM SHIJAKU

YMER PENI

HYSEN DAKLI

HYSEN HOSTOPALLI

SERAFIN JORGAQI

DHIMITER PAPARISTO

SHEFQET BEJ VERLACI

HASAN BEJ BICAKCIU

FUAT BEJ KAHREMANI

SERVET BEJ ZYLFI

DEMIR BEJ SULCEBEU

SHEH XHAFERR PASMAQI

TAQI BUDA

HAXHI NIKOLLA JORGAQI

RRAPUSH DEMETI

MAHMUT HAKANI

ISUF BEJ TAUSHANI

HASAN CIFTJA

DEMIR ZENELHOXHA

HAFEZ SULEJMAN KUNGULLI

DHIMITER DHIMITRUKA




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika