PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Balle per balle per Largimin e Sollakut

Balle per balle per Largimin e Sollakut


E Premte, 16 Nentor 2007

Kreu i Grupit parlamentar te Partise Republikane, Arjan Madhi dhe homologu i tij ne krye te Grupit te LSI-PDS, Pellumb Xhufi, ndajne qendrime te ndryshme per shkarkimin e Kryeprokurorit, qendrimin e Topit dhe pasuesin e Sollakut ne krye te Prokurorise se Pergjithshme

Si e konsideroni shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, nga Kuvendi?

Pellumb Xhufi – LSI: Si ne permbajtje edhe ne forme ishte nje fiksion demokratik, si shumica dermuese e aksioneve qe ka ndermarre kjo mazhorance dhe qe synojne kapjen e institucioneve te pavarura, ku natyrisht Prokuroria e Pergjithshme ze nje vend te rendesishem. Shpejtesia, nje jave e vetme, qe karakterizoi gjithe proceduren, nga krijimi i Komisionit Hetimor, te mbledhja e fakteve e hartimi i raportit e ne fund paraqitja e tij ne Kuvend, flet qarte per karakterin e paragjykuar e te paravendosur te saj. Vete raporti bazohej kryekeput ne dy materiale te hartuara nga ekzekutivi, nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtesise, qe nuk ofronin asnje fakt, por vetem konstatime te karakterit statistikor, qe nuk jane provuar dhe qe nuk jane vertetuar nga nje ballafaqim me te interesuarin e pare, Prokurorin e Pergjithshem. Ky, ne fakt, ia kerkoi zyrtarisht Komisionit t’i dergonin faktet, mbi te cilat bazoheshin akuzat kunder tij, por ky ballafaqim u be vetem ne sallen e Kuvendit dhe aty z. Sollaku i rrezoi akuzat ne fjale, duke sjelle shpjegimet e tij. Por, edhe sikur te ishin te verteta pretendimet e mazhorances, mbetet nje fakt kokeforte pabazueshmeria ne ligj e ne Kushtetute e shkarkimit te Prokurorit per pretendimet e ngritura. Por, ne fund te fundit, c’rendesi kane te gjitha keto, kur ne menyre te perseritur, Kryeministri Berisha dhe eksponente te tjere te mazhorances e kane deklaruar me arrogance se do ta heqin Prokurorin e Pergjithshem, pasi, sipas saj, ai ka qene pjese e botes se krimit, komandant e komisar i bandave kriminale. E pra, kete akuze te rende duhej te vinte e te vertetonte mazhoranca, dhe po ta bente kete, me siguri te gjithe do kishim votuar per heqjen e z. Sollaku. Por, me sa duket, edhe ne rastin e Kryeprokurorit, kemi te bejme me sulme te stilit elektoral, sulme badjava. Per rrjedhoje, kur erdhi momenti per ta “hedhur ne leter” akuzen monstruoze, mazhoranca “hyri ne uje” dhe u kufizua me pickime te vockla te tipit duke e fajesuar ate per faktin qe “vetem 35% e ceshtjeve te percjella nga prokuroria ne gjykata ka mundur te mbylle ciklin e gjykimit” (ne nje kohe kur vende te tjera afer e larg nesh kane nje bilanc me te ulet ne kete drejtim, 20%-25%), apo per faktin qe “Prokurori Pergjithshem mban pergjegjesi per te gjitha gjynahet e gjyqesorit, qe nga policia hetimore, te prokuroret e gjykatesit e vecante”. A thua se nuk ka qene pikerisht vullneti i qeverise dhe i kryetarit te saj per ta konfrontuar Prokurorin e Pergjithshem dhe per ta izoluar ate nga te gjitha hallkat e tjera te gjyqesorit dhe te institucioneve te tjera, si p.sh., Policia e Shtetit, ne nje kohe kur bashkepunimi mes te gjitha ketyre hallkave eshte esencial per suksesin e procesit.

Arian Madhi – PR: Per sa kohe qe Grupi parlamentar i Partise Republikane e vleresoi raportin dhe njekohesisht vendimin e shkarkimit si nje te drejte Kushtetuese, mbi kete bazim dhe ne arsyetimin e te gjithe shkeljeve te konstatuara dhe te vleresuara si te tilla nga Grupi parlamentar i Partise Republikane, atehere ky grup votoi pro shkarkimit te Prokurorit te Pergjithshem.

A duhet te prese Presidenti i Republikes, Bamir Topi, vendimin e Gjykates Kushtetuese e pastaj te firmose shkarkimin?

Pellumb Xhufi – LSI: Presidenti i Republikes i ka te gjithe elementet e duhur per te marre nje vendim te drejte, ne perputhje me Kushtetuten. Mua me duket se ai e ka pasur dhe e ka shqetesimin per te mos u nxituar ne kete ceshtje, pasi ka qene ai vete qe ka deklaruar se problemi i reformes ne drejtesi e posacerisht ne organin e Prokurorise nuk duhet te orientohet nga levizja e personave te caktuar. Ne kete kuader, ai inicioi edhe nje takim me kreret e partive parlamentare, ku dhe u arrit nje konsensus per sa i perket perkufizimit kohor te mandatit te Prokurorit te Pergjithshem. Por, me sa duket, nisja e procedurave nga ana e Prokurorise per heqjen e imunitetit te ministrit Basha preku nervin e fshehur te mazhorances, e cila iu largua tryezes dhe zgjidhjes konsensuale, dhe zgjodhi heqjen brutale, gati te dhunshme, te Kryeprokurorit, duke prishur edhe klimen e pershtatshme per fillimin e reformave te medha, duke filluar nga ajo ne gjyqesor.

Arian Madhi – PR: Mua nuk me rezulton qe Presidenti i Republikes duhet ta prese kete per shkak se kjo nuk lidhet me disa kushte te paracaktuara ne ligj mbi qendrimin e Presidentit te Republikes. Presidenti i Republikes eshte institucioni, i cili ushtron kompetencen ne shkarkimin ose jo te Prokurorit te Pergjithshem, duke vleresuar njekohesisht qofte procedurat, qofte permbajtjen ne teresi te raportit te Komisionit hetimor, i cili i percillet, se bashku me vendimin e Kuvendit, Presidentit te Republikes. Ne kete kuptim, nese Prokurori i Pergjithshem ka ushtruar nje kerkese per ndalimin e procedurave te metejshme nga ana e komisionit, por qe tashme eshte ezauruar, komisioni e perfundoi proceduren, doli me nje raport, i cili u votua. Nuk ka asnje arsye qe Presidenti Republikes te prese vleresimin e procedurave, per sa kohe qe ato jane formalizuar tashme ne nje vendim i cili ka marre “OK” e Kuvendit te Shqiperise.

Prokurori i ri duhet te jete fryt i nje konsensusi mazhorance–opozite?

Pellumb Xhufi – LSI: Konsensusi nuk ka kuptim per kete mazhorance. Kujtoni, edhe per zgjedhjen e Presidentit te Republikes u fol per frymen konsensuale, por procesi u cua perpara ne menyre te njeanshme. Une nuk gjykoj qe z. Berisha, pasi procedoi ne menyren brutale per shkarkimin e Prokurorit, gje qe do i sjelle atij edhe kosto politike, te dale pastaj me degen e ullirit e per te zgjedhur nje Kryeprokuror konsensual. Procedurat per zgjedhjen e Prokurorit te Pergjithshem jane te fiksuara ne Kushtetute, dhe jam i bindur qe edhe ne kete rast, ashtu si ne rastin e Presidentit, ne do te kemi jo nje Prokuror “konsensual”, por nje Prokuror “kushtetues”, d.m.th., nje prokuror te zgjedhur me votat e mazhorances dhe te ngarkuar paraprakisht me nje varg detyrash, qe do te duhet t’i kryeje ne favor te asaj mazhorance.

Arian Madhi – PR: Mendoj qe Prokurori i Pergjithshem, nese do te jete i tille, qe te permbushe plotesisht kriteret e profesionalizmit te integritetit te tij moral, besoj qe nuk do ta pengonte asgje, as mazhoranca dhe as opoziten, per ta mbeshtetur nje prokuror, i cili sigurisht qe do te dilte nepermjet propozimit te Presidentit dhe votimit te Parlamentit. E rendesishme eshte nje ceshtje qe, sipas pikepamjes time, qe politika nuk duhet te investohet paraprakisht, kur te percaktoje nje kuader se si do te shtrije kompetencen e tij Presidenti i Republikes per propozimin qe duhet t’i beje Kuvendit te Shqiperise. Pra, ajo qe une vleresoj eshte fakti se duhet te respektojme ne radhe te pare vendimin qe vjen nepermjet Presidentit te Republikes dhe njekohesisht te mos e paragjykojme kete dhe me pas une besoj e shpresoj qe Presidenti i Republikes te beje zgjedhjen me te mire dhe te fitoje nje marreveshje, e thene ndryshe, nje mbeshtetje midis pozites dhe opozites per Prokurorin e ri. Por, theksoj faktin qe une nuk shpresoj dhe nuk do te deshiroj nje kompromis paraprak politik qe do te ishte nje rruge e imponuar per Presidentin e Republikes.

A duhet te vendoset nje afat per mandatin e Prokurorit te Pergjithshem dhe a do te behet kjo perpara vendosjes se prokurorit te ri?

Pellumb Xhufi – LSI: Per punen e afatit te mandatit per Prokurorin e Pergjithshem, ne kemi qene dakord dhe per kete, sic thashe, ka pasur nje vullnet te perbashket per te nderhyre edhe ne Kushtetute. Ishte edhe momenti i duhur qe e bashkoi mazhorancen dhe opoziten per te proceduar ne front te gjere me reformat. Por, ky moment pozitiv, ndonese teper i vonuar, u dogj qellimisht nga mazhoranca. Tani, edhe vullneti yne per reforma, shoqerohet gjithnje e me shume edhe nga shqetesimi ndaj synimeve te mazhorances per te bere nje puc “te kadifenjte” institucional, duke kapur cdo qelize te shtetit. Ne kete optike e me kete vigjilence do ndjekin cdo hap te saj, posacerisht ne drejtim te ruajtjes se integritetit e te thelbit demokratik te reformave dhe te vete institucioneve.

Arian Madhi – PR: Une besoj qe kjo tani eshte nje ceshtje shume e ezauruar nga pikepamja politike. Te gjitha aktoret politike deri me sot, me cfare kam konstatuar, pavaresisht nga pozicionet me spektrin politik, jane shprehur te gatshem qe te ndermarrin nismat legjislative per te percaktuar kufirin e mandatit te nje Prokurori te Pergjithshem.

Pergatiti: Denis Dedej


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika