Celet WTM ne Londer
E Marte, 13 Nentor 2007
Mes 5402 pjesemarresve nga 200 vende dhe rajone te botes, ne panairin World Trade Market te Londres te hapur dje, gjendet edhe Shqiperia. Jane 10 agjenci turistike qe se bashku me Entin e Turizmit, Bashkine e Vlores dhe perfaqesues nga projekti USAID/EDEM, kompletojne delegacionin shqiptar. Eshte kjo e shtata here qe vendi yne merr pjese ne nje aktivitet te tille, i vleresuar si numri dy i sferes se turizmit ne bote, pas atij ITB te Berlinit. Ne nje hapesire prej 120 metrash katrore, me e madhja e siguruar ndonjehere per WTM e Londres, perfaqesuesit nga Shqiperia do te shpalosin oferten turistike. Ketij eventi do t’i bashkengjitet edhe kreu i Turizmit, ministri Ylli Pango, i cili pritet te jape edhe nje konference per shtyp. Gjithashtu, ne hapesiren “kuqezi” do te kete nje pritje dhe nje ekspozite me foto nga Shqiperia turistike. Pjesemarrja ne kete panair do t’u kushtoje ketyre agjencive nga te pakten 1500 paund. Administratoret e agjencive turistike, duke u nisur nga eksperienca e meparshme ne panaire, thone se, “ne qofte se arrin te mbyllesh qofte edhe nje kontrate te vetme me operatoret nderkombetare, ja vlen te shpenzosh per te marre pjese ne panaire te tilla”. Ky panair do te qendroje i hapur deri me daten 15 nentor.