PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Votohet Xhaferri

Votohet Xhaferri


E Hene, 12 Nentor 2007

Deputeti i Partise Demokratike, Ferdinand Xhaferri, mori 35.3 per qind te votave te afro 1 300 lexuesve te “Koha Jone” online, pas aktivizimit ne komisionin hetimor “Sollaku 2”. Pas tij vjen trajneri i Kombetares Shqiptare te Futbollit, Oto Baric. Kurse Rajmonda Bulku renditet e treta per premieren “Burri i gruas sime” dhe me tej, Selami Xhepa per deklaraten: “Inflacioni eshte thike me dy presa”

Deputeti i Partise Demokratike, Ferdinand Xhaferri, fiton sondazhin e perjavshem te “Koha Jone” ne faqen e saj zyrtare te internetit, me votat e 35.3 per qind te votuesve online. Xhaferri mori me shume klikime ne sondazhin e javes, qe sapo u mbyll, pas aktivizimit te tij ne krye te komisionit hetimor “Sollaku 2”. Ky komision parlamentar beri perpjekjen e dyte per te bindur kryetarin e shtetit, qe te shkarkoje Prokurorin e Pergjithshem.

Frika e trajnerit te Kombetares Shqiptare te Futbollit per nje “rrjedhje” te mundshme te lojtareve kosovare e ka renditur ate te dytin ne votat e pjesemarresve ne sondazhin online te www.kohajone.com. Oto Baric kishte deklaruar javen qe shkoi, se i druhej shume pavaresise se pritshme te Kosoves. Kjo frike nuk vinte nga Baric per faktin se Kosova pritet te behet shtet, por per mundesine e ikjes se kosovareve, qe ai aktivizon ne ekipin e tij, si pasoje e daljes zyrtare te kombetares se futbollit te Kosoves. Ndaj Baric rrembeu 29.2 per qind te 1 300 votave online.

“Burri i gruas sime”, nje premiere e javes qe shkoi ne Teatrin Kombetar, e coi te treten ne renditjen e sondazhit te perjavshem aktoren e shumevleresuar, Rajmonda Bulku. Me nje diference te ngushte, Bulku ka marre 26.9 per qind te votave online ne sondazhin e www.kohajone.com.

Selami Xhepa, keshilltar ekonomik, eshte renditur i katerti ne listen e te kilikuarve te javes qe u mbyll ne sondazhin e “Koha Jone”. Xhepa, i cili mori 8.6 per qind te votave, deklaroi pak dite me pare, se inflacioni eshte nje dukuri qe duhet te jete ne vemendjen e vecante te shtetit, duke cilesuar se dukuria “eshte thike me dy presa”.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika