“Ju tregoj ata qe me kthyen krahet”
Blendi Fevziu
E Hene, 12 Nentor 2007
Vijon intervista e piktorit te vleresuar Maks Velo, per gazetarin Blendi Fevziu ne emisionin e Tv Klan, “Opinion+”. Shkrimtari i mirenjohur ndalet gjate ne kalvarin e mundimshem te viteve te veshtira diktatoriale dhe burgjet politike
Cfare ishin njerezit e tjere, qe ishin ne nje dhome me ju?
Tani nuk eshte mire te m’i besh keto pyetje, sepse une i kam thene dhe kam krijuar nje fare reaksioni. Domethene, eshte problemi qe, kete shtesen qe bene ata, e bene ne nje menyre shume te justifikuar dhe qe jep rezultate deri me sot. Cila eshte kjo? Ne fillim nuk ishin keshtu; burgjet 47, 48 dhe 50 ishin vetem politike. Pastaj filluan qe te fusin modelin e kampeve te Siberise, ku nuk futeshin vetem keta njerez, por futeshin edhe vrases ordinere. Prandaj, une kam kerkuar vazhdimisht te hapen dosjet dhe dosjet e te denuarve dhe te shihen sa jane politike puro dhe sa jane hajdute. Per shembull, vriste ai ne veri dhe kalonte kufirin ne Jugosllavi dhe e kthenin jugosllavet, sic eshte ekstradimi sot dhe e denonin 8 vjet per vrasjen dhe 8 vjet per arratisjen, si edhe me bashkim nenesh, 16, dhe e sillnin politik. Ky nuk kishte asnje lidhje me politiken. Kishte nje numer pafundesisht te tille.
Ishin te dhunshem ne burg?
Sigurisht. Me kane vjedhur gjithe ato gjera. Ne kete rast policia ishte shume me e mire se sa keta. Njehere njeri donte te me hidhte ne furnele, nje kuksian. Me hodhi, me shtyu, por u kapa mbas vagonit.
Pse?
Sepse na vune te punonim te dyve ne nje nivel. Nivel quhej kur e hidhje materialin poshte dhe pastaj dilte e ishte nje hinke e madhe 60 metra e thelle, ku hidheshin materialet. Ne kete rast, keta shikonin njerezit dhe i analizonin. Ata i kishin thene qe ky artist, njeri i bute, njeri qytetar dhe t’i vere perfund?! Dhe ai me tha mua: Do t’i besh ti te gjitha, edhe une do te rri! Si? - i thashe une. Ketu ishte problemi. Une nuk pranova, atehere u konfliktuam, vajta ne zyren teknike dhe me thane jo, do vazhdosh. Ne vagonin e hiqnim te dy dhe kur shkova te furnela, ai me shtyu me gjithe vagon dhe u kapa ne vagon. E dola pastaj dhe u zume me kandilat, me cau. Pastaj shkova te komandanti i kampit, Meto Kondi, dhe ai i ardhur dhe e hoqen.
Zoti Velo, cilet ishin personazhet e njohur te jetes artistike, qe ishin bashke me ju ne burg?
Po une aty kisha Edison Gjergon, i cili u lirua me pare. Kisha Fatos Lubonjen. Fatosi pastaj shkoi ne Burrel. Ishte Ngjela, por qe qendroi shume pak. Ngjela, sic eshte edhe sot, edhe ne burg nuk pyeste as per polici, as per neve. Mendjemadh...
Krijonte probleme?
Jo, jo, nuk krijonte probleme. Por, menyra e te qendruarit, mosperfilles me te gjithe.
Cilat ishin metodat me ekstreme, qe perdoreshin ne burgjet shqiptare? Ka shume pak letersi dokumentare. Pervec asaj qe keni shkruar ju ka disa te Agim Mustes, eshte liber-denimi i Fatos Lubonjes, qe eshte shume interesant, por nuk ka shume. Cili ishte problemi me i veshtire, menyra me ekstreme qe perdornin ne burgjet shqiptare?
Une kam bere nje liste me sa jane autore te burgjeve. Jane nja 30 autore. At Zefi qe ka nje nga deshmite me rreqethese te burgjeve. Prandaj shoqata nuk funksionoi, shoqata u kthye ne nje vend vjedhjesh dhe veprimesh aspak korrekte e aspak dinjitoze.
Cili ishte problemi me i tmerrshem?
Ishte ridenimi.
Ky ishte mekanizmi me i tmerrshem qe mbante zap burgun?
Mekanizmi ishte keshtu, mekanizmi i spiunimit. Ministria e Brendshme vendoste cilet nuk do te dilnin nga burgu dhe ia conin listen operativit te kampit dhe operativi, me ane te spiuneve te brendshem, bente ridenimin e tyre. Edhe ketu eshte shume jonormale, qe nje njeri - qe ka cuar dy-tre veta ne plumb dhe i cili ka dale deshmitar per 30 veta - merr shperblime, do te marre pará, si gjithe te tjeret.
Kjo eshte nje gje, qe kam pershtypjen se nuk zgjidhet?
Jo, zgjidhet. Por nuk kemi dashur ne ta zgjidhim, sepse perderisa te tjeret e kane zgjidhur, mund ta zgjidhim edhe ne.
Po flisnim per burgjet shqiptare, po flisnim per nje realitet shume te dhimbshem, por edhe shume pak te dokumentuar me pas. Ju me thate qe ekzistojne rreth 30 autore...
Eshte shume e dhimbshme qe ne e prishem. Te pakten te kishim mbajtur Spacin dhe ishte e mundshme.
A ka ndonje tentative per ta kthyer Spacin ne nje muze?
Une nuk besoj, se nuk mund te rikthehet ne kete kuptim, jo se nuk mund te instalohet perseri. Por, problemi qendron se kush ka garanci, qe nuk e shkaterrojne prape. Ata kane vjedhur shinat e tri hekurudhave, kane vjedhur stacione treni, zhduken monumente.
Do te ishte me mire t’i kemi dhe te kujtojme apo t’i harrojme?
Jo, duhet t’i kujtojme, se gjithe bota i kujton, se po te ishte keshtu bota perendimore, gjermanet do t’i kishin zhdukur kampet. Po ato mbahen per t’u bere me te mire. Prandaj mbahen, qe kjo t’i sherbeje kujteses. Kujtesa eshte gjithmone nje fenomen qe pastron.
A ju duket se kujtesa na ka lene pak ne kete drejtim?
Por, ne i bejme me qellim, nuk na le kujtesa. Por ne e leme kujtesen rruges dhe ecim perpara, sepse duam te bejme te tjera.
Ne folem per realitetin e burgjeve, por nje realitet kaq i trishtueshem ka qene edhe postburgu apo jo?
Ne janar ‘86 u lirova...
Si perfshihej ne shoqeri nje ish-i burgosur, sa e veshtire ishte?
Tani ishte problemi ketu, ata mua me bene nje oferte. Tri dite para lirimit me thirren tre oficere te sigurimit, ishte hera e shtate, e sigurisht me ofruan qe te bashkepunoj dhe une nuk pranova. Dhe nese une do bashkepunoja dhe m’i thane te gjitha. Me thane: “e dime qe je denuar kot”. Ma thane vete, pasi kisha mbaruar burgun. Nese do te bashkepunosh, do te kthejme arkitekt, do te japim pafajesine, do te shperblejme etj, etj. Une i thashe kete gje: “une tre gjera ne jete nuk i bej dot, te spiunoj, te jem homoseksual dhe te vjedh”. Po te isha se do ta kisha bere deri tani, se kjo eshte hera e shtate, edhe jua permenda.
Nuk reaguan dhunshem?
Jo. U munduan per nje ore te me bindnin. Por, ne fund, pastaj, me thane me qetesi, se ti je armik i betuar, do shkosh punetor gjithe jetes. Dhe kur dola, ketyre te shtepise nuk iu thashe. Menjehere me nisen tek abrazivi me kategorine e pare dhe duke shkelur ligjin e shtetit, qe edhe kur dergohesh per riedukim, kuadrot e larte cohen me kategorine me te larte.
C’beje tek abrazivi?
Punoja punetor. Mbaja thaset.
Per sa vjet keni punuar atje?
Deri ne korrik te 1991.
Pra, per 5 vjet keni punuar punetor. Si qellonte, si ishte jeta e nje ish-te burgosuri; dilte nga burgu ne liri, a kishte percmim, a kishte diferencime?
Po. Te gjithe te benin sikur te ishe nje fantazme. Domethene, nje cope ajri qe levizte dhe nuk te shihnin fare. Keshtu, edhe pastaj, mbas ‘91 u perqendrua vemendja, u hapen edhe buzeqeshjet, edhe dashurite.
Mund te ma shpjegoni pak me mire kete, se c’domethene qe ishit nje fantazme qe nuk...
Domethene, te shikoje rruges e asnjeri nuk te shihte.
Benin sikur nuk shihnin?
Po, sigurisht.
Dhe nuk pershendesnin....
Jo, asnjehere. I vetmi, i vetmi dhe e kam thene, e kete gje nuk e harroj, ka qene Kadareja...
Te cilet te kane pershendetur?
Jo vetem me kane pershendetur, por ka qene perpara 15-katershit; une po kthehesha nga abrazivi dhe bera sikur nuk i pashe, qe t’u shpetoja. Ata me bertisnin dhe kjo eshte e shkruar qe eshte e vertete. Kur kam pare Driterone me Alfred Ucin qe po ecnin aty te trotuari. Sigurisht, qe i njihja dhe bene sikur une nuk ekzistoja fare. Bene nje grimase, nje pershendetje te lehte.
A ju ka qelluar ndonje mik i afert, qe nuk ju ka folur...
Te gjithe.
Si mund te jetonte nje njeri kaq i izoluar, kur edhe miqte benin sikur nuk e shihnin, zoti Velo?
Po pastaj kishte nje gje, duke kaluar burgun kjo gje nuk llogaritej me dhe une kete gje e kisha pare nje here me perpara, te Lek Totoja, te cilin e kisha pasur ne klase ne gjimnaz. Ai u fut ne burg dhe menyra se si sillej Leka, se si shkonte, se si ai bente dhe ate teknike bera edhe une pastaj.
Ju thoni qe ishte nje arrestim kot, erdhi kot, deshmite ishin. Nderkohe ne librat tuaj, ju vete keni thene, se kishit vendosur te arratiseshit...?
E mire... Por, une tani nuk e bera arratisjen dhe atje une ashtu kam shkruar. Kisha deshire te arratisesha, shkova deri ne Sarande, por nuk bera arratisje. Tani arratisja ime ishte me teper, si ta quaj, se e kam ketu, tani qe une e kam pasaporten amerikane, do te jetoja ne Shqiperi. Ky eshte fakti qe lidhja ime me Shqiperine eshte shume e forte. Por, ishte me teper nje agjitacion artistik, sesa nje urrejtje per Shqiperine.
Ju keni jetuar ne ate shoqeri, keni pasur mundesine, patet fatin qe te jetonit me pas, sepse shume veta nuk arriten te dalin pertej kufijve te 1990. A ka pasur elita reale Shqiperia para viteve ‘90 dhe a ka pasur nje jete te dyfishte?
Tani elite ka gjithmone. Domethene, edhe ne nje shoqeri primitive, ku jane fare primitive, si ne Afrike, ka nje elite. Keshtu qe, e kishte nje elite dhe, per shembull, une kisha mik mjaft te afert Skender Luarasin, qe ishte nje njeri i mencur, nje njeri qe te frymezonte. Pra, kishte nje elite, nuk ishte problemi qe nuk kishte elite. Problemi ishte, se kjo elite ishte shume e trembur, shume e deformuar, ketu ishte problemi. Kishte nje reformacion, domethene, qe kishte nje pjese qe rezistonte ne heshtje dhe kishte nje pjese qe tradhtonte veten edhe per hir te...
A do te rishikoni dicka tek vetja, ndaj akuzave qe i keni bere Lidhjes se Shkrimtareve?
Jo, jo. Ata jane sjelle shume keq. Une po te them nje gje, qe nuk e kam thene ndonjehere. Ne Dardhe ishin rreth 30 familje dhe jepej mish nje here ne jave. Te Naska ishte kasapi dhe merrej nje qengj ose nje dele, therej te shtunave dhe ndahej, ne kohen e komunizmit them. Kryetari i Lidhjes bente telefon dhe thoshte: “Ma piqni mishin!”. Dhe tere fshati ngelej pa ngrene mish.
C’domethene kjo?
Ju mund ta verifikoni te kryeplaku i Dardhes, Koli Skende, qe ma ka thene mua. Ishte anetar partie, drejtor i shkolles dhe shko pyet ate, eshte e vertete apo jo. Dhe ka pasur raste qe e ka marre ne telefon prej Tirane dhe i ka thene: “Nuk vij dot, por po nis makinen, “Gaz”-in e Lidhjes dhe ma fusni ne plasmas e ma nisni ne Tirane!”.
Gjithsesi, akuzat tuaja kane shkuar pertej kesaj...
Mire, mire, por kjo me ka vrare shume, kur ma kane thene, treguar. E kishte perseritur disa here, vinte ne Korce, po edhe ne Tirane kete gje. Nje tjeter ishte ne Dardhe; kishte mbledhur letraret e rinj te Devollit qe ishin te tere myslimane dhe mbasi hengri e piu mire raki dardhe e djathe edhe mish, i tha, kauret do i zhdukim. Pastaj mbasi fjeti u cua dhe kuptoi se c’kishte thene edhe tha qe gabova. Pra, tani vijme ke lidhja. Cili eshte mendimi per lidhjen... sigurisht qe deri nga viti 45 edhe ju e njihni mire ate situaten, kishte shkrimtare, kishte botues, kishte artist, kishte piktor qe sa kishin filluar. Paskali, Mioja, Buza, sa kishin filluar dhe une i kam pare edhe ekspozitat e para. Per shembull, ekspoziten e 57 qe u be tek akademia, te salla e akademise poshte. Dhe ishte ekspozita e pare. Sigurisht qe lidhja beri nje pune te rendesishme. Domethene, u organizuan, u benin ekspozita, ndihmonte artistet dhe ndikoj ne jeten kulturore. Problemi eshte ketu se cfare ishte rezultati i kesaj pune? A eshte rezultati i bilancit pozitiv apo negativ?
Si ju rezulton ju bilanci?
Bilanci me rezulton qe pervec Kadarese qe nuk ishte produkt i lidhjes per mua. Eshte produkt personal, produkt i Gjirokastres, i te tjera rrethanave. Te tjere ka, Petro Marko, ka shkrimtare te vecante. Por, ne teresi i gjithe ai produkt, te besh kete gje te marresh te gjitha cmimet e Republikes, e cmimeve te para ne ekspozite dhe te ndertosh nje ekspozite me cmimet e para te piktura e skulptura e te shkosh t’i shohesh. Do shohesh qe eshte negacioni me i madh ne historine e artit te botes.
Perse eshte negacioni me i madh?
Sepse eshte antiart, Blendi. Ti qe i blen ato, se i blen ato qe i kerkon ato te luftes, nuk i blen si art por si antiart, si deshmi te nje kohe. Por, deshmi antiartistike.
T’ju bej nje pyetje qe nuk i jane bere shume personazheve, ndoshta edhe per specifiken e tyre. Ju keni qene nga ata njerez qe keni aspiruar te dilni pertej asaj shoqerie ku jetoni. Nje shoqeri diktatoriale, jo e lire, me antivlera dhe jo me vlera. Tani qe kemi dale ne nje shoqeri te ndryshme nga ajo qe ne fund te fundit mbeshtet mbi lirine. A ndjeheni i zhgenjyer nga kjo shoqeri, apo keni besuar nje enderr reale, nje enderr qe vlente...?
Une mendoja se fajin e kishte komunizmi. Jo vetem komunizmi. Dua te them se nuk ishte komunizmi qe na coi ne ate gjendje, ishte para komunizmit, ishte 500 vjet Turqi, ketu eshte problemi. Eshte e pashmangshme, ajo periudhe do te paguhet. Ne ate kondita jemi vendi i vetem sepse ato nuk nderruan fene, greket, bullgaret, serbet asnjeri nga keto vende nuk e tradhtoj fene.
Pra, ju thoni qe jane problem te mbartura?
Jane te mbartura te gjithe dhe shih dokumentacionin e klerikeve katolik qe shkruajne per veriun 600 vjet perpara, 500, 400, jane po te njejtat gjera qe i ke sot dhe i gjithe problemi eshte kjo. Mungesa e dashurise per punen, qe eshte problemi thelbesor i shoqerise shqiptare.
Zoti Velo keni botuar shume libra. Nje prej tyre sic e thashe eshte botuar ne Paris se bashku me ilustrime... Eshte nje botim special. Doja t’ju thosha dicka tjeter, dua te lexoj dicka ne fund qe shkruan se ky liber eshte ne 30 ekzemplare, qe eshte liber per koleksionist. 20 ekzemplar titullohet “Spac” dhe 10 ekzemplare titullohen “Rreps” e tre ekzemplare numerohen nga I-ja te III-ja. Pse 20 “Spac” dhe 10 “Rreps”?
Tani ketu thote qe eshte shtypur ne 1500 ekzemplare ne maj 1988. Dua te shenoj edhe nje gje qe e kam per detyre qe kjo eshte perkthimi i fundit i Kristian Montekos, pastaj ajo u nda nga jeta dhe qe ishte perkthyesja me e mire franceze dhe e kam nje nder. Tani botuesi i kesaj vepre kishte nje shtepi botues tradicionalisht per tekste shkollore nga gjyshi dhe per here te pare do te fillonte tekstin shkollor, por dhe do te fillonte edhe letersi. Atehere, meqenese une isha edhe shkrimtar edhe piktor, mendoi qe te behej edhe nje botim ne 33 kopje qe jane per koleksioniste me nje cmim shume te shtrenjte. Domethene jane 20 ekzemplar “Spaci” qe eshte kjo, me tjeter kopertine dhe kjo ka nje tjeter gravure brenda, kurse ajo ka tjeter.
Sa kushtonte nje ekzemplar i tille?
Kjo eshte te 500 euro besoj nje liber i tille. Domethene ajo blihet nga koleksionist pasanike qe e kane si per nder eshte me leter japoneze dhe e pa grisur. Jane edhe tre ekzemplare, por me duket se kjo 500 me duket eshte kjo treshja. Jane edhe tre me lekure qe duhet te jene me te shtrenjte.
Shkruani perdite?
Po une punoj ne ate periudhe kohe qe me pushton. Nganjehere jam i imazhit nganjehere jam i volumeve dua te punoj arkitekture, skulpture dhe nganjehere jane shkrimet domethene ajo qe ne ate periudhe e kam te paperballueshme qe duhet ta bej eshte se nuk kam pasur edhe ndonje fitim te madh.
Cili eshte projekti me i madh qe keni ne mendje per te gjitha keto fusha?
Une kam deshire, kam disa projekte arkitekture ne dore. Kam disa makete skulpturash dhe dua te bej ndonje ne qytet dhe kam ja pese libra qe duan te botohen. Tani del nje liber nga “Toena” dhe titullohet “100 poezi” e del ne panairin e librit dhe pastaj dua te botoj ate librin me studimet, shume me rendesi ajo. Ne radhe te pare per imazhet qe ka teatri popullor dhe pastaj kam librin per arkitekturen. Do te deshiroja nje liber me kujtimet e burgut, keto projekte kam.
Shpresoj qe nje pjese e kujtimeve qe keni sjelle sot nuk kane qene te dhimbshme per ju vete?
Jo, jo. Aftesia e njeriut eshte qe cdo gje ta transformoje ne art edhe dhimbjen. Edhe une kete e kam bere. Pa dhimbje keto vizatime nuk beheshin, i gjithe ky produkt pa dhimbje nuk behej.
Sa eshte koleksioni juaj?
Po mund te jete 1000 vepra.
Vazhdoni te shisni apo i ruani?
Une kam kenaqesi kur njerezit i marrin dhe me vijne shume mesazhe te mira.
Fund
Intervistoi per “Opinion+”