Francezet, aventura ne Shqiperine e vitit ‘64
Anisa Ymeri
E Merkure, 31 Tetor 2007
Cuditshem, por “Aventure ne Shqiperi 1964” rrefen nje version te se vertetes. Ate te familjes Mayzie (Mahuzier), prej kontakteve te para me shqiptaret, qendrimin per 2 muaj ne Shqiperi e deri tek lamtumira e kesaj toke, qe s’do ta kishin te lehte ta harronin. Autori, Albert Mayzie, nuk jeton me, por kishte menduar qe, ndoshta nje dite, pershtypjet e Shqiperise do te mund t’i lexonin shqiptaret, se paku do t’i pelqente shume. Prej dy ditesh libri flet shqip per aventurat e familjes se madhe Mayzie, me 11 anetare, pra 9 femije, te gjithe e shkelen Shqiperine ne vitin 1964 me prinderit e tyre, madje Aleni ishte edhe dje ne promovimin e librit ne Pavijonin e Ikonave ne Muzeun Kombetar. Perhere atyre iu ka pelqyer te dalin jashte shtigjeve te rrahura, andej nga i con era, duke sfiduar rreziqet dhe pamundesite. Ne kete pikepamje, Shqiperia perfaqesonte nje aventure te bukur. Kane shkuar dekada dhe Aleni, djali i autorit Albert, qe ishte vetem 14 vjec kur shkeli ne Shqiperi e mandej u diplomua per arkeologji ne vendin tone, duke u thelluar tek Apolonia. Po tani, ne vitin 2007, Aleni qe vijon te jete ndjekes i tradites familjare, asaj te eksplorimit te skutave te botes shprehet: “Une jam femija i nente dhe babai im enderronte te vinte ne Shqiperi qe rreth vitit 1960, sepse kishte pare bregdetin, sepse merrej me sportin e kajakeve, ishte nje sportist i madh dhe kur pa bregdetin shqiptar tha: “Do te shkoj atje!”. Ndaj edhe ata perfituan nga nje “hapje” e vogel e viti 1964 per te qene ketu. Aleni kujton: “60 dite kam kaluar ne Shqiperi. Ky udhetim i jashtezakonshem ka mbetur i gdhendur ne kujtesen time. Babi im realizoi nje film me nje metrazh te gjate, qe e paraqiti ne te gjitha vendet ku flitej frengjishtja”.
Botuar nga “Migjeni”, botuesja Lina Migjeni rrefen: “Duke qene prej vitesh ky liber ne biblioteken tone, prej 1984-es, kopertina ishte teper intriguese. Kishim deshire qe nje dite ta botonim, derisa erdhi momenti”. Liber qe, ne fakt, percjell Shqiperine prej syrit te te huajve, kete here te nje francezi qe flet me dashuri per shqiptaret, duke mos lene menjane edhe thumbimet. Nese diku shkruhej: “T’i qajme hallin Shqiperise”, flitej edhe per vuajtjet e ketyre njerezve, me kot. Duke thumbuar pushtetin, por duke mos fyer aspak njerezit e kesaj toke. S’mund te mos ndalej aspak tek madheshtorja, ajo per te cilen te gjithe kane folur dikur. “Per t’ju treguar se cfare mund te jete madheshtore dhe delikate – mikpritja shqiptare, gruaja e shoqeruesit tone nuk u largua prej nesh, pa llastuar te gjitha grate e ekipit tim me stoli te bukura prej argjendi filigran, te punuara prej brezash te tere ne Tirane. M’u duk nje menyre e tepruar falenderimi ne shkembim te nje shetitjeje me veture”,- shkruan Albert ne librin e tij, ku rrefen aventurat ne Shqiperine e izoluar. E ne nisje te librit shkruan: “Me se fundi, ekipi i pare prej 8 vetash duhej te largohej nga Franca me 4 korrik, per te hyre ne Shqiperi ne date 10 korrik: me mua dhe gruan time, Zhaklinen, Zhaninen, Ivin, Danielen, Lykun dhe Alanin. Luigji, Kristina dhe Francesku do te bashkoheshin me ne me 25 korrik”-shkruan Albert.
Qenka malesi e eger, virgjine!
“Atje poshte ishte Shqiperia...”! Kontakti i pare eshte ai qe ngulitet perhere ne koke. Sa natyre, ajo qe percepton apo ndjen eshte edhe tensioni politik. Ja se cfare shkruan nder radhe Albert ne librin e tij, qe percjell kujtime nga Shqiperia. “...dhe ai tregoi fortifikimet ushtarake, ne te vertete shume te vjetruara, qe mbronin kete vend te madh 19 milione banore kunder agresionit te mundshem te Shqiperise te vogel, vetem prej 1 milion e 700 mije banoresh! Nuk kishte me vend per diskutime dhe me nje buzeqeshje pak te shtirur, se gjithe keto struktura mbrojtese dhe sulmuese me kujtonin aq shume kohen tragjike te luftes, vijave te kufirit, te burgjeve”. Vijon, pasi tensioni ishte ai qe ndiehej ne piken e kufirit mes Shqiperise dhe Jugosllavise. “Nje “no man’s land” prej disa kilometrash ndante postat kufitare te Jugosllavise me Shqiperine. Nuk dihet, nje e shtene me pushke mund te shkrepe edhe vete, pa vene dore kush. Pastaj pame nje pengese me ngjyre te papercaktuar, te ruajtur nga nje ushtar i thjeshte me ngjyre akoma me te papercaktueshme”.
Parullat qe “ndotin” mjedisin
“Gjate dy muajve, ne nuk do te mund te gjenim vend shqiptar, ane rruge, plazh, mur kishe, mal shkembor, ndertese zyrtare, kantier, uzine, dyqan, pa njeren nga keto mbishkrime, Rrofte! Lavdi PPSH! Mbishkrime te merzitshme qe i thurin lavdi drejtuesve te sotem. Lexuesit kritike do te me kundershtonin, duke me thene, se pa dyshim, publiciteti per cigaret apo sutjenat prishin po ashtu shume peizazhe perendimore dhe une do t’ju jepja atyre shume te drejte. Si anetar “veteran” i “Touring Club” ne France, une dua t’ju pohoj ketu kundershtimin deri ne fund per gjithcka qe ndot peizazhin dhe bertas me ze shume te forte: “Poshte publiciteti ne natyre!”. Kjo vlen njelloj, edhe kur ai mburr te perbrendshme apo edhe nje regjim politik, dhe kur ky i fundit ka ndermarre nje detyre pastrimi.