“40 hanet”, zbulohen 4 itineraret turistike
E Marte, 30 Tetor 2007
Fjoraldi Zguro
Nga jugu ne veri te Shqiperise jane perpiluar 4 itinerare turistike, qe do te gjezdisin turistet e natyres dhe te jetes rurale drejt haneve dhe bujtinave shqiptare. Ne kuader te projektit ambicioz 40 hanet, te filluar nga Ministria e Turizmit disa jave me pare, kane dale ne drite emra konkrete bujtinash karakteristike, te shenjestruara per t’u vene ne sherbim te turizmit. Kater itineraret e propozuara deri me tani perfshijne ne gjurmen e vete hanet, duke nisur nga Alpet e Shqiperise, me pas bujtinat pergjate rruges se njohur si “Via Pubblica”, per te vazhduar me “Via Egnatia” dhe ne fund itinerarin e Jugut.
“Itineraret e propozuara nuk duhen te merren si te vetmet e mundshme”, - tha per gazeten “Kohe Jone”, Ols Lafe, shef i Turizmit dhe Kultures Kombetare ne MTKRS. Sipas tij, ekziston nje mori kombinimesh dhe akomodimesh, te cilat i japin dore te lire turistit dhe agjencive turistike per te eksploruar itinerare te tilla. Ne saje te bashkepunimit te agjencive turistike me vete banoret e zonave, ne te cilat kalojne gjurmet e propozuara te itinerareve, do te mund te pasurohet me tej oferta turistike. Per kete Ministria e Turizmit po nxit keto biznese per te pasuruar paketen turistike, te cilen ua vene ne sherbim turisteve qe ftojne ne vendin tone. “Tjeter element qe duam te nxisim eshte interesi i agjencive per te zhvilluar itinerare, duke dale jashte klasikes, jo ta braktisin ate, por te arrijne te zgjerojne oferten per t’u bere me te lakmueshem nga klientet e huaj”, - vazhdon specialisti i Ministrise se Turizmit.
Ky projekt tenton te rigjalleroje turizmin ne zonat rurale te vendit, duke permiresuar ekonomine e banoreve te zonave te thella te vendit, te cilet tashme do te kene nje alternative me teper, pervec emigracionit apo bujqesise per te siguruar jetesen. Do te jene pikerisht shtepite e fshatit me kushtet reale te banimit, sigurisht, nuk jane idealet per nje turist, por nga ana tjeter vete ekskursionistet e kane te qarte, se nuk mund te gjejne ne nje fshat qindra kilometra nga Tirana, hotele luksoze me te gjitha sherbimet. Specialistet e turizmit shpjegojne se turistet qe preferojne akomodimin ne bujtina i kuptojne veshtiresite logjistike qe mund te lindin si pasoje e largesive, rrugeve etj. “Madje shpesh terhiqen ne zonat ku eshte me e veshtire te shkosh, per shkak se aty shijohet me teper natyra, ende e paurbanizuar”,- shprehet Lafe. Megjithate, itineraret e sapohedhura per t’u vene ne praktike nuk perjashtojne edhe stacione ne zonat urbane.
Kjo nisme synon rritjen e kapaciteteve te turizmit rural, permiresimin e cilesise se sherbimit dhe krijimin e nje rrjeti bujtinash ne te gjithe vendin.
Itinerari I : Ne Alpet e Shqiperise
1. Hani i Tafajt, Tirane
2. Hani i Gjelit, Tirane
3. Hani i Krujes
4. Hani i Tales, Tale
5. Hani i Gjon Dukagjinit, Shkoder, muze etnografik privat
6. Hani i Bajraktarit, Boge
7. Hanet e Shtate Shaljaneve, Theth
8. Hani i Tropojes
9. Hani i Dunishes
10. Hani i Kelmendit, Vermosh
Itinerari II: Pergjate haneve te “Via Pubblica”
1. Hani i Tafajt, Tirane
2. Hani i Gjelit, Tirane
3. Hani i Gjon Dukagjinit, Shkoder, muze etnografik privat
4. Hani i “Via Pubblica”, Puke
5. Hani i Fushe-Arrezit
6. Hani i Hasit, Krume
7. Hani i Elezeve, Kukes
8. Hani i Kalase se Dodes
9. Hani i Matit, Burrel
10. Hani i Oroshit, Mirdite
11. Hani 18° i Taulanteve, Torra Durres
Itinerari III : Pergjate “Via Egnatia” drejt jugut dhe kthim ne Tirane.
1. Hani i Tafajt ose Hani i Gjelit.
2. Hani i Taulanteve
3. Hani i Kavajes
4. Hani i Klodianes
5. Hani i Skampes
6. Hani i Liqenit, Lin
7. Hani i Enkelejdes, Pogradec
8. Hani i Voskopojes
9. Hani i Ndrios, Korce
10. Hani i Kolonjes
11. Hani i Coles, Petran - Permet
12. Hani i Argjirose, Gjirokaster
13. Hani i Ankizit, Sarande
14. Hani i Himares
15. Hani i Kavalones
16. Hani i Tomit, Berat
Itinerari IV: Itinerari i Jugut
1. Hani i Tafajt ose Hani i Gjelit
2. Hani i Taulanteve
3. Hani i Fierit.
4. Hani i Kavalones
5. Hani i Cikes
6. Hani i Himares
7. Hani i Ali Pashait, Tepelene
8. Hani i Bylisit, Mallakaster
9. Hani i Belshit
10. Hani i Petreles