PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ekstradimi i Haklajt, vijne prokurore suedeze


E Hene, 29 Tetor 2007

TIRANE - Ekstradimi i Hamdi Haklajt ne Shqiperi, do te sjelle diten e sotme dy prokurore suedeze, te cilet do te njihen me dosjen dhe me akuzat e ngritura ndaj te arrestuarit. Burime nga policia, kane bere te ditur se ka nisur puna per pergatitjen e dosjes se plote te ekstradimit, pasi nuk ka pasur nje te tille te plotesuar. Dy prokuroret qe do vijne nga vendi nordik, do te kene takime me perfaqesues te Prokurorise se Pergjithshme, asaj te Tropojes, si dhe ekspertet mjeko-ligjore, te cilet kane kryer zhvarrimin e dy kufomave te vrara ne vitin 1993, per te cilat dyshohet Hamdi Haklaj. Pak dite me pare, burime te Policise se Tropojes, thane se, "procesi i zhvarrimit te eshtrave te vellezerve Guxim e Besim Demaj, te ekzekutuar me arme zjarri me 7 gusht 1993, eshte bere me synimin e sigurimit te provave te mjaftueshme, qe fajesojne si autor te ketij krimi Hamdi Haklajn, 69 vjec, aktualisht me banim ne Suedi, i ndaluar me kerkese te policise shqiptare". Suedia, para me shume se 1 muaji, refuzoi ekstradimin drejt vendit tone te Hamdi Haklajt, i cilesuar si i forti i Kerrnajes ne Tropoje. I denuari me burg te perjetshem ne mungese, per pjesemarrje ne disa ekzekutime ne veri te vendit pas perplasjeve eshte arrestuar ne fillim te ketij viti, ne vendin skandinav. Ai eshte vene ne pranga pas disa muajsh ndjekjesh e pergjimesh.

R.C




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika