PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Hashashi ne autobus, kerkohet korrieri


E Hene, 29 Tetor 2007

Tepelene - Rreth dy kilograme hashash jane gjetur dje ne njerin prej autobuseve te linjes Gjirokaster-Tepelene, ndersa uniformat blu jane vene ne kerkim te korrierit te droges. Uniformat blu kane saktesuar dje se "eshte identifikuar 21-vjecari Daniel Gojashi, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, i cili eshte larguar nga autobusi dhe duke perfituar nga erresira i eshte fshehur policise ne zonen perreth". Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, "rreth ores 00:10 te mengjesit te djeshem, ne vendin e quajtur ish-Agjencia Luftinje, Memaliaj, forcat e policise se Komisariatit te Policise Tepelene, ne baze te nje plani operacional per kontrollin e automjeteve qe levizin naten ne akset rrugore kane ushtruar kontroll edhe ne autobusin e udhetareve te linjes Gjirokaster-Tepelene me targe Gj-73 26 A". Zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai, tha dje se sasia e droges ishte ambalazhuar ne nje qese plastmasi dhe e fashuar me natriban ngjyre kafe.

B. K




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika