Makinisti malazez aksidenton 50-vjecarin
E Hene, 29 Tetor 2007
Shkoder - Nje 50-vjecar, nga Gruemira e Rrethit te Shkodres, eshte aksidentuar mengjesin e djeshem nga treni i mallrave i linjes Shkoder-Bajze-Podgorice. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te Gruemires, vetem 20 km larg Shkodres. Skender Hasandocaj eshte shtruar ne Spitalin Rajonal te Shkodres, nen kujdesin e mjekeve. Sipas deshmitareve ne vendngjarje, 50-vjecari ka qene duke kaluar ne mbikalimin e shinave kur eshte perplasur nga treni, qe nuk ishte me shpejtesi. Makinisti malazez ka bere nje frenim te detyruar, per t'i ardhur ne ndihme te aksidentuarit. Policia e Shkodres ka bere te ditur se ndaj makinistit te huaj ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire, deri ne sqarimin e rrethanave te aksidentit.
R.Ll