PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ishim 7 police, vetem 2 mbeten ne pune


E Hene, 29 Tetor 2007

Njeri nga deshmitaret e asaj nate, ku vra Gjon Pacuku, eshte edhe Preng Tuci, ish-punonjes i policise. Ndonese ka punuar per 23 vite ne polici dhe ende e ndjen veten te afte per pune, ate mund ta takosh rrugeve te qytetit duke shetitur me duar ne xhepa, i papune, viktime e reformave te ndermarra kohet e fundit. Preng Tuci nderton dhe rinderton here pas here ngjarjen e asaj nate, ku humbi jeten polici Pacuku. Por, sipas tij, kjo eshte e ditur nga te gjithe, madje e perseritur me detaje disa here ne organin e hetimit.

Cfare kujtoni nga ajo nate?

Ishte nje telefonate e rojes se parkingut te SMT-se, qe na coi aty. Sapo dolem nga furgoni u sulmuam menjehere. Fatkeqesisht, granata ra me prane Gjonit. Ai vdiq ne vend. Ne vendin e tij mund te isha une. Mund te ishte Nikolli, apo Igli, Bardhoku apo Ndoji. Por ndodhi qe ai ra, ndersa ne vetem sa u gervishtem lehte.

Sa prej jush u plagosen?

Ne fakt, ne na preku ndonje cifel e granates. Por, nuk mund ta quajme plagosje, pasi ne te gjithe, te nesermen shkuam me kembet tona ne ceremonine e varrimit. Edhe une e mora nje gervishtje ne kembe, por e konsiderova si pjese te punes, se nuk kisha se si te stimuloja per te marre ca para, kur shoku dhe kolegu na iku nga duart.

Ju jeni njeri nga policet qe mberritet ne deren e familjes se Gjon Pacukut per t'i njoftuar per ngjarjen. Si e kujtoni ate moment?

Po, e kam marre persiper kete detyre te veshtire se bashku me nje oficer tjeter, Gjergj Pergegen, i cili edhe ai tashme eshte ne reforme. Ne fakt, kjo detyre eshte shume e veshtire, por e morem persiper, sepse ndonje polic qe ishte aty, ishte shume me i ri se ne, ndersa te tjeret ishin ende ne aksion, ne ndjekje te autoreve. Por e kujtoj mire se ka qene diku ne ora 6 te mengjesit. I thirrem ne dere ne banesen e tij, ne fshatin Jezull, te Bashkise Rreshen. Porten na e hapi nena e Gjonit, e cila tashme nuk jeton. U tregua shume burrereshe. Ne nuk ja fshehem sic ndodh ne keto raste. Por, duke respektuar traditen e zones i "shendoshem kryet". Ajo arriti te thoshte se "kjo pune, pra ajo e policit e ka edhe kete dem". Me gjithe situaten e rende qe u krijua, nena e Gjonit na ftoi per kafe. Por, nuk mund te qendronim. Ne ikem para dhe ata pas nesh.

Ne furgon naten e 28 qershorit ishit 7 veta. Sot, pas shtate vitesh, ku jane ata?

Vetem dy jane ne pune. Pervec Gjonit qe u vra, te tjeret na preku reforma. Plaget tona ishin "shume te lehta" per te na mbajtur ne pune. Sot gjendemi ne reforme, pra te papune dhe nese do te shkruanim vuajtjet tona, sidomos gjate viteve 1997-2000, ku arritem te arrestonim dhjetera banda grabitesish ne rrugen Durres-Kukes, do te na duheshin net te gjata dimri.

Vrasja misterioze

Cfare ndodhi naten e 28 qershorit te vitit 2000

Ishte ora 02:00 e nates, kur njeri prej rojeve private te nje parkingu ne ambientet e ish SMT-se lajmeron zyren e oficerit te rojes se policise, se kishte mundur qe te shquante disa silueta te rinjsh, qe po tentonin qe te vidhnin pjese nga automjetet e parkuara brenda murit rrethues. I menjehershem ishte reagimi grupit te gatshem ne perberje te cilit ishte edhe polici Gjon Pacuku. Duke menduar se kishin te benin me vjedhes ordinere, ata parkojne furgonin perballe portes se parkingut. Por nuk e kishin menduar aspak se ata kishin rene ne gracke, kur ndaj tyre u derdh nje arsenal i tere armesh. Pas kesaj, pjesetaret e bandes largohen te qete mes pallateve te punetoreve, ndersa furgoni i policise rikthehet ne drejtim te spitalit me goma te shpuara nga plumbat, dhe me jeten e fikur te nje polici, i cili la ne meshire te fatit bashkeshorten Lizen dhe femijet, Flavia dhe Ronaldo, asokohe 8 dhe 3 vjec.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika