Sherri per nje femer, tre ne pranga
E Hene, 29 Tetor 2007
Nje 23-vjecar nga qyteti i Fierit eshte plagosur me pistolete ne kembe ne oret e para te mengjesit te djeshem, ne nje bar prane Gjykates se Rrethit. Bledar Meto eshte derguar ne spitalin rajonal te Fierit, ku i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur se plagosja ne barin "Luis" te lagjes "29 Nentori", ka ndodhur per motive xhelozie, ndersa jane ndaluar tre te dyshuar si autore te ngjarjes. Luisian Hatia, 36 vjec, nga fshati Mbrostar i rrethit te Fierit, Alket Bitri, 33 vjec dhe Elvis Zyka, 27 vjec, te dy nga qyteti i Fierit, kane rene ne pranga njeri pas tjetrit ne zona te ndryshme te qytetit. Burime nga uniformat blu saktesojne se Meto ndodhej ne shoqerine e nje femre ne tavoline, kur ne drejtim te tij eshte qelluar me dy pistoleta. Sipas policise, i pari eshte ndaluar Luisian Hatia, pronari i lokalit, i cili ka rrefyer ngjarjen para oficereve te policise gjyqesore. "Ne momentin e ndalimit, Bitrit iu gjeten ne xhep dy gezhoja, qe mendohet te jene marre ne vendngjarje, ndersa nga kontrolli ne banese u zbuluan tre qese najloni, ne te cilen ishte paketuar sasia prej 115 gr lende narkotike ngjyre bezhe dhe e bardhe, e cila dyshohet te jete lende narkotike. Sipas policise, Alket Bitri ka qene i denuar me pare per veprat penale "armembajtje pa leje" dhe "prodhim e shitje te lendeve narkotike". Burime nga prokuroria e rrethit te Fierit saktesojne se Luisian Hatia dhe Alket Bitri akuzohen per "armembajtje pa leje", "kanosje" dhe "vrasje e mbetur ne tentative", ndersa Elvis Zyka, kamerier i lokalit, do te pergjigjet vetem per faktin se nuk ka kallezuar per krimin, ne te cilin ishte deshmitar.
Xh. Beharaj