 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Britaniket: Shqiperia, sa e pershtatshme per investime
E Hene, 29 Tetor 2007
Gazetat britanike "Telegraph" dhe "The Observer Magazine" nepermjet artikujve te diteve te fundit, i ftojne lexuesit te investojne dhe te vizitojne si turiste Shqiperine. Pas shkrimeve kritike ne adrese te vendit tone, duket se gazetat britanike po i kushtojne perfitimeve qe nje biznesmen mund te kete ne Shqiperi, apo sekretet qe mund te zbuloj nje turist anglez ne vendin tone. Keshtu me 13 tetor ne gazeten "Telegraph" artikulli gazetari Zoe Dare Hall do te perfshinte Shqiperine ne vendet me te pershtatshme ku investitoret duan te investojne dhe te kene perfitime ne perqindje te larte.
Gazeta shkon edhe me tej, duke i bere nje klasifikim nga 1 ne 10-te rritjes se kapitalit nga shifra praj 100.000 paund e marre si pikenisje, Shqiperia eshte ne vendin e 10-te.
Ky artikull i ftonte investitoret e rinj te rrezikonin dhe te investonin ne vende ku kapitali do te kishte nje perqindje te madhe fitimi dhe ku blerje te pronave te patundshme si shtepi apo troje do te kishin nje cmim ende te arsyeshem dhe perfitim me te madh.
Pas ketij artikulli pak dite me vone nje tjeter shkrim do te dilte per Shqiperine ne "Observer Magazine" dhe qe mbante autoresine e Carole Cadeallard dhe bazohej mbi analizen e themeluesit dhe promotorit te Lonely Planet dhe gazetarit te njohur ne Britani, Tony Wheeler. Ne kete artikull ai e vendos vendin tone ne vendin e 9-te midis 20 vendeve qe ai i quan "20 sekretet e fundit" anembane globit. Pasi ben nje panorame realiste mbi Shqiperine e viteve te diktatures, Tony Wheeler shprehet se pas kesaj Shqiperia e rigjeti veten, rritja ne vazhdim e numrit te turisteve po e ben Shqiperine kufirin e fundit Evropian. Sipas tij, Tirana eshte kthyer ne qendren e levizjes dhe ekonomise se vendit. Ne artikull theksohet se Shqiperia ka brigjet e fundit te pazbuluara te Mesdheut, rrenoja greke (Apolonia) e romake (Butrinti), ka qytetin e gurte te Gjirokastres qe mbrohet nga UNESCO etj. Me pas autori britanik ndalet ne elemente praktike qe nje turist do te pelqente ne vendin tone, ne hotelet e mira dhe me cmime te arsyeshme ne Berat e Gjirokaster, qe sipas tij meritojne te kene nje klasifikim te larte ne guidat e Ballkanit perendimor. Ai shprehet me mjaft superlative mbi ushqimin e mire dhe cmimet e leverdisshme te te ngrenit ne strukturat tona turistike. F.M
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|