Si u zbulua krimi monstruoz
E Hene, 29 Tetor 2007
Nga i derguari yne, Aleksander Ndoja
DIBER - Njeriu i akuzuar per vrasjen e dhjetevjecarit ka qene gjithnje prane uniformave blu, duke "ndihmuar" policine dhe familjaret per te gjetur femijen e zhdukur. Njeri nga oficeret e policise tregon se qe ditet e para, ai ishte nje nga te dyshuarit, por nuk kishte prova. Ai thote se dy dite me pare e kishte ndaluar 19-vjecarin, duke i kerkuar ta ndihmonte per gjetjen e vogelushit. "Po une ju kam ndihmuar dhe po ju ndihmoj", ka thene duke qeshur 19-vjecari. Une ju kam thene se djalin e ka marre nje automjet tip BMW me xhama te erret, ne te cilen ndodheshin dy burra, njeri prej te cileve pa floke".
Nderkohe, nje sinjalizim i cuditshem kishte mberritur ne polici. Banore te lagjes "Kamen", te cilet cdo dite dilnin dhe kerkonin femijen e humbur, kishin pare Shpetim Zizan duke qendruar ne gemushat e perroit te lagjes Tomin. Madje, kur ata e kane pyetur se cfare po bente aty, Ziza e ka humbur disi toruan, por u ka thene se kishte humbur portofolin dhe kishte dale qe ta kerkonte. Banoreve u eshte kujtuar se dy dite me pare, teksa banoret dhe familjaret e femijes se humbur, te shoqeruar edhe nga Shpetimi, ishin afruar pikerisht ketij perroi, Shpetimi kishte kembengulur se nuk kishte mundesi te kishte gje andej, duke i drejtuar per anen tjeter te qytetit. Nje deklarim i tille i banoreve i ka bindur policet e kriminales per ta thirrur serish ne polici te dyshuarin.
Ai eshte thirrur ne polici rreth ores 11 te paradites se dites se shtune. Jane dashur rreth dy ore bisede me shtrengime nga me te ndryshmet, derisa ai ka filluar te jape shenjat e para te lekundjes. Kjo i ka nxitur policet per te vijuar me tej, por krejt ne menyre te papritur Ziza ka kerkuar qe te flase me "te madhin e tyre". Policet me te shpejte e kane cuar ate te dera e zyres ku ishte vendosur Tonin Vocaj, njeri nga shefat e sektoreve ne Drejtorine e Krimeve te hapura ne Ministrine e Brendshme, i cili prej disa ditesh ishte vendosur ne qytetin verilindor per te drejtuar hetimet ne lidhje me rrembimin e femijes 10-vjecar Bekim Cenga. Disa minuta pas bisedes me "te madhin nga Tirana", dhjetera forca policie me mjete te shumta jane derdhur ne shkurret e shumta te perroit te lagjes Tomin. Sipas uniformave blu, vete vrasesi i ka drejtuar ne vendin e ngjarjes, ku u gjet i pa jete femija i zhdukur prej pese ditesh.