PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Lagjja "Kamen", atje ku jetonte vrasesi dhe viktima


E Hene, 29 Tetor 2007

Aleksander Ndoja

Lagjja Kamen eshte ne nje koder mbi shetitoren tipike te ketij qyteti. Ka rruge me asfalt, por edhe me shkalle te gjata. Banoret e dyqanxhinjte, pa u thene asgje, e marrim me mend se per ku je nisur, ndaj dhe te rekomandojne rrugen me te shkurter. Lokali i marre me qira per te servirur kafene eshte shume prane baneses, nje pallat tipik i kohes se komunizmit. Brenda lokalit heshtje. E njejta situate edhe jashte tij.

"Jam nga fisi i dajave te te ndjerit", thote njeri me ze te ulet. Me tej vetem dhimbje dhe habi per ngjarjen. Aty meson se familja e Zizve, me te marre vesh se djali i tyre kishte vrare fqinjin 10-vjecar, te gjithe kane marre arratine. Dera e tyre eshte e mbyllur dhe rreth saj nuk pipetin asgje. Eshte e kote te pyesesh per ta, pasi ta presin shkurt. "Ata i kane mendte, jane zhdukur pa lene asnje gjurme". Madje as edhe ne banesen e tyre ne fshatin Bellove nuk mund t'i gjesh. Edhe dajat e vrasesit kane disa dyqane ne rrugen perballe banese se viktimes. Edhe ata me te marre vesh per ngjarjen, kane mbyllur dyqanet dhe jane larguar pa adrese. Irritimi i te afermeve eshte shume i madh.

Nga banoret e lagjes mesojme se familja Ziza para kater vitesh ka ardhur nga fshati Bellove, 5 km nga qyteti dhe eshte vendosur ne te njejtin pallat me viktimen e tij, familjen e Ylli Cenges. Por lidhjet mes dy familjeve kane qene me te hershme, pasi vete viktima Bekim Cenga ishte nip ne fshatin Bellove. Dajat e ketij te fundit ishin fqinje me familjen Ziza, dhe rastesia tjeter ishte se u bene fqinje edhe ne kete pallat.

Banore qe nuk duan te identifikohen thone se Shpetimi dhe familja e tij Ziza kane qene gjithnje problematike ne kete lagje.

"Me ardhjen e tyre ketu, lagjja u be e frikshme dhe femijet nuk mund te dilnin lirisht neper rruge, pasi gjithnje kercenoheshin nga Shpetimi", tregojne banoret. Disa here jane bere denoncime ne polici, por keta te fundit e merrnin dhe e nxirrnin perseri. Madje, per nje kohe te gjate Shpetimi kercenonte me granata dhe fisheke. Policia e ka ndaluar, e ka futur ne burg, por serish eshte liruar. Kjo sepse nena e tij kishte siguruar nje raport mjekesor per te birin, i cili vertetonte se ai ishte me te meta mendore. Madje, nena e tij ishte caktuar edhe shoqeruese e te birit dhe kishte marre persiper disa here, qe te mos e lejonte te bente prapesira". Ruzhdi Mena thote se familja ne radhe te pare, por edhe shteti, eshte pergjegjes per kete veprim te padegjuar ne keto ane. Kjo sepse familja e ka ditur se ai ishte problematik dhe do te kishte pasoja, por nuk ka bere asgje ne kete drejtim. "Vete familja eshte problematike, gjithnje eshte marre me prapesi dhe me vjedhje, madje e kane provuar burgun ordiner edhe ne kohen e komunizmit", perfundon Ruzhdi Mena.

Selman K. thote se familja Ziza ka qene ne Greqi, por eshte perzene me force nga nje banor grek ne Krete. "Te gjitha dibranet qe kane qene ne Krete ne ate kohe, e dine mire se si Shpetimi ka tentuar qe te perdhunoje nje femije te mitur te nje greku. Keta te fundit, duke ja ndjere rrezikun e kane perzene, duke qelluar me cifte ndaj tyre. Keta erdhen dhe u vendosen ne kete vend ku bene kete masaker te pashembullt".

Ndersa me te vjetrit hedhin veshtrimin tej ne histori. Nje i moshuar tregon se qe ne kohen e Zogut, babai i gjyshit te Shpetimit, ka bere nje krim qe ne ate kohe mori dhene. Ai kishte mundur qe te grabiste nje femije po 10-vjecar tej kufijve te Dibres, ne bjeshket e Rijekes. Madje, per ta liruar femijen, paraardhesi i Shpetimit pati vendosur nje cmim te madh per kohen. "Familjaret e femijes se grabitur me shume mund arriten qe te siguronin shumen e kerkuar", rrefen i moshuari. Por per Zizan e hershem kjo kishte vonuar dhe femijen e kishte therur, duke i shkaktuar vdekjen. Nuk dihet se si arriti qe te shpetonte nga ndeshkimi, por te vjetrit thone se prinderit e tij e mallkuan me piskame familjen Ziza per kete krim qe beri". Te vjetrit duan te besojne se ky eshte shkaku qe kjo familje nuk eshte shtuar per t'u bere fis i madh si te tjerat, por ka mbetur me tre shtepi ne te gjithe Dibren.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika