Qyteti ne zi, percillet 10-vjecari
E Hene, 29 Tetor 2007
Nga i derguari yne, Aleksander Ndoja
PESHKOPI - Kjo e diel ne Diber ka qene nder me te rendat ne kete qytet. Mjegulla e dendur, edhe pse ne mesdite, nuk lejonte qe te shikoje me shume se ne dy metra distance. Brenda saj, 14 mije banore te ketij qyteti jane te mberthyer nga trishtimi per ngjarjen e rende te ndodhur dite me pare. Ndonese autori i ketij krimi te shemtuar eshte pas hekurave, tek askush nuk shikon lehtesim. Kjo sepse "kostoja", sipas tyre, ka qene shume e rende. Nje femije vetem 10 vjec, ka humbur jeten barbarisht.
Nexhat Dobi, nje shites cigaresh, ne bulevardin kryesor, thote gjithe mllef se kjo nuk duhej te ndodhte. Ai njihej si problematik, por jo i marre. "Se te ishte aq i marre, nuk e sorollaste aq shume policine, madje duke ndenjur edhe me ta. Per ne, eshte turp. Ne keto ane, nuk ka ndodhur kurre nje histori e tille". Po ashtu, shetitoret jane krejtesisht te shkreta. Ne te gjitha pikat e shitjes se kasetave nuk degjohet muzike. Madje dhe shoferet e nuseve jane te kujdesshem. Eshte hera e pare qe ne qytet nuk kalojne autokolonat e nuseve me bori takuar. I gjithe qyteti eshte ne zi, madje po e respektojne totalisht ate.
Ne Drejtorine e Policise se Qarkut Diber, sapo ka rene qetesia. Pas nje tensioni njejavor, drejtori Nikolin Kola dhe shefi i sapoemeruar Saimir Shehu, kane te "drejte" te lene zyren per nje kafe. Autori i krimit tashme eshte prapa hekurave, madje qendron i qete e nuk i vjen mire t'i prishesh gjumin per nje foto. Ai i ka shastisur policet me vendosmerine e tij per te pranuar fajin, pa implikuar askend. Megjithate, policet ende dyshojne se kete veprim makaber Shpetim Ziza nuk e ka kryer i vetem. Ata thone se kjo do te vertetohet gjate hetimeve te metejshme, por, gjithsesi, krimineli tashme eshte prapa hekurave, pa asnje mundesi per te bere viktima te tjera.
Njerezit qe percjellin vogelushin per ne banesen e fundit, kane mbushur rruget. Babait te Bekimit i ka rene te fiket disa here. Madje edhe te afermit e kane mjaft te veshtire per te komunikuar me te. Nena e tij ka ngrire te koka e te birit. Po ashtu edhe vellai dhe motra me e vogel. Per momentin askush nga familjaret nuk di c'te thote. Per ta, ngjarja eshte nga me te rendat dhe nuk e paguan asgje. Femija ende i mitur, jo vetem qe i eshte marre jeta, por eshte dhunuar barbarisht. Njerezit me dhjetera hyjne dhe dalin pa pushim per te ngushelluar familjen, ndersa ne ora 14 kortezhi i permortshem ka dale nga banesa per ne varreza. Mjegulla, shiu dhe mijera banore te qytetit te vogel mbajten frymen, ndersa arkivoli i vogel zbriste gjithnje e me thelle. Deri ne lopaten e fundit.