"Si e vrava 10-vjecarin"
E Hene, 29 Tetor 2007
Teksa merret ne pyetje nga ekspertet e policise, pa e zgjatur, i dyshuari Shpetim Ziza pranon autoresine e krimit. I qete, me shenja deliri dhe pa shfaqur asnje shenje pendese, pohimi i pare ishte: "E vrava Bekimin se kisha inat gjyshin e tij". "E mbyta me lidheset e kepuceve sepse gjyshi i tij kur ishte koha e manave me zbriti nga pema", ishte nje pretendim monstruoz i oficereve te policise gjyqesore. Por i dyshuari qe ekspertet e cilesuan dje, maniak psikopat ne kufijte e nje "monstre" te rrezikshme, para krimit madje dhe pas tij, qendronte rregullisht me femije, por nuk shfaqte shenja dhune. I dyshuari, ka treguar me nje qetesi te frikshme dhe deri kenaqesi, krimin e tmerrshem. "Pasi e dergova te me blinte dy cigare, dolem jashte qytetit. Kur fillova ta lidh ai qau dhe me tha: Me ler te iki te mami", - tregoi 19-vjecari.
Hetuesi: Kush e ka vrare 10-vjecarin Bekim Cenga?
Ziza: Ju thashe une e kam vrare.
Hetuesi: Ne kemi arrestuar edhe dy te tjere qe kane marre pjese se bashku me ty ne kete ngjarje. Pse mashtron? Ti nuk ke qene i vetem, por me te tjere.
Ziza: Ju qenkeni budalla, une e vrava a nuk besoni. Shkoni e shikoni se poshte trupit te tij kam lene nje gjarper te ngordhur.
Hetuesi: Pse e bere kete vrasje, kush te tha ta beje?
Ziza: Askush, e bera vete. Kisha disa dite qe e kisha planifikuar.
Hetuesi: Na thoni ku e takove Cengen?
Ziza: Si cdo dite e takova para pallatit. E mora duke biseduar dhe e largova nga pallatet.
Hetuesi: A ju kundershtoi?
Ziza: Jo, nuk me ka kundershtuar fare. Ka ardhur me mua qe nga cepi i pallatit deri ne fillimin e shkurreve te perroit.
Hetuesi: Po pse nuk te kundershtoi ai, kur te gjithe femijet trembeshin prej teje, pasi ti i kercenoje.
Ziza: Une e kisha komshi ne pallat dhe komshinjte asnjehere nuk i ngacmoja. Ai qendronte shpesh me mua dhe nuk me trembej si femijet e tjere.
Hetuesi: Si veprove me tej?
Ziza: Pasi e largova disi nga qyteti, ashtu duke bere muhabete, dhe pasi u sigurova se nuk mund te na shikonte njeri, i kerkova qe te zhvishej. Ai kundershtoi me force.
Hetuesi: Ti, si veprove me tej?
Ziza: Une e kisha vendosur, do ta beja ate pune, se kisha kohe qe e kisha vendosur. Per kete e qellova me force ne koke. Ai ra ne toke dhe une bera cfare desha. Pas kesaj, ai filloi ta merrte veten. Une mora lidhesen e kepuceve te mia dhe te kepuceve te tij, i lidha fort dhe po perpiqesha qe ta varja. Ai e kuptoi dhe m'u lut me force: "Aman o xhaxhi Timi, te lutem, mos me vrit se une nuk do t'i them askujt". Por, une nuk kisha besim dhe e vrava. E vara dhe e godita disa here, dhe pasi u binda se ai kishte vdekur, e lashe aty dhe ika.
Hetuesi: Kur e ke bere vrasjen?
Ziza: E kam bere ate dite, te marten, sapo e cova ne perrua e kam vrare.
Hetuesi: Pse rrije me policet cdo dite, madje thoshe se do t'u ndihmoje?
Ziza: E... nuk e kuptoni. E bera qe ju te mos dyshoni tek une. Ndihmoja edhe familjen e tij per te kerkuar, vetem qe te mos dyshonin tek une.
Hetuesi: Edhe nje here, me ke e ke bere krimin?
Ziza: E bera vete, nuk e besoni? Shkoni afer vendit ku u gjet ai dhe poshte nje guri kam lene lidheset e kepuceve dhe thiken, me te cilen e kam kercenuar.