Bandat, si e lane pa shtepi familjen e policit
Aleksander Ndoja
E Hene, 29 Tetor 2007
MIRDITE - Ka qene paraditja e dates 28 qershor e vitit 2000, kur dritaret e vogla te dhomave te izolimit te Komisariatit te Rreshenit kane bucitur nga nje "urra" e forte. Per mbi 15 bandite, te cilet kishin tentuar te grabisnin me maska, sidomos kosovaret qe udhetonin ne drejtim te Prishtines, nuk kishte lajm me te mire. Gjon Pacuku, nje nder policet me aktive ne eliminimin e ketyre bandave, qe zanafillen e trimerimit te tyre e paten gjate vitit '97, kishte nderruar jete ne nje atentat sa mizor aq edhe misterioz. Grupi gatshem i policise se Mirdites ishte sulmuar barbarisht me Kallashnikove edhe granata, por qe te gjitha keto kishin prekur vetem policin Gjon Pacuku, i cili vdiq ne vend.
Shtate vjet me vone, me 19 korrik te ketij viti, zv/ministri i Brendshem, Genti Strazimiri, ne konferencen e jashtezakonshme per shtyp, deklaroi se "gjate kontrollit te banesave ne fshatin Malaj, te vellezerve Syziu, pervec armatimit dhe municioneve, u gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves edhe nje automjet furgon, me targa MR032 A, i cili eshte perdorur ne ngjarjen ku mbeti i vrare punonjesi i policise Gjon Pacuku". Kjo deklarate i ka ringjallur shpresat ne familjen e policit te vrare. Bashkeshortja e tij, Liza, tregon se gjithmone ka menduar se nje dite e verteta do te zbardhet. Tashme dy femijet e tij jane me te rritur. Flavia eshte ne vitin e dyte, ndersa djali tashme eshte ne klasen e gjashte, por qe nuk kujton asgje nga ditet e renda te qershorit te vitit 2000.
Shtepia ku u be ceremonia e varrimit te policit Pacuku, ishte qe ne ate kohe mjaft e vjetruar dhe pothuaj e pabanueshme. Duke mos pasur asnje mundesi per te blere nje tjeter, apo per te kryer riparimet e nevojshme, familja e deshmorit te uniformave blu eshte zhvendosur ne nje banese te nje te afermi te familjes, i cili per momentin gjendet ne emigracion. Liza, bashkeshortja e policit te vrare, thote se ndoshta eshte e vetmja kryefamiljare qe, edhe pse bashkeshorti i eshte vrare ne krye te detyres, nuk ka nje banese per te futur koken. Sa per arrestimin e vrasesve te bashkeshortit te saj, ajo thote se nuk ka asnje koment. "Ne nuk kemi akuzuar njeri, por eshte vete shteti, i cili ka prangosur disa, dhe le te jete ai qe ta vertetoje se pikerisht ata jane autoret".
Liza thote se jeton me mjaft veshtiresi. Femijet jane rritur, vajza tashme eshte ne vitin e dyte te shkolles se mesme dhe djali ne klasen e gjashte. Ata kane kerkesa gjithnje ne rritje dhe nje pension i babait te tyre eshte krejt i pamjaftueshem per ta. Ajo thote se familja e saj, cuditerisht, nuk trajtohet si familjet e tjera te policeve te vrare. Ndonese eshte vertetuar se eshte vrare ne krye te detyres e madje ka pasur nje aktivitet te madh ne eliminimin e bandave, ende nuk i eshte dhene titulli qe i takon, si Deshmor i Atdheut. Pikerisht kjo e ka privuar nga shume te drejta qe rrjedhin prej saj. Vete Liza punon si pastruese ne konviktin e shkolles se mesme te Rreshenit, por edhe aty ajo nuk eshte e sigurt per vendin e punes, pasi eshte pa kontrate. Ajo apelon qe familja e saj te ndihmohet nga shteti qe dy femijet e saj jetime se paku te kene nje banese te tyren.