PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Enveri, kontroll te plote mbi ushtrine

Enveri, kontroll te plote mbi ushtrine


E Shtune, 27 Tetor 2007

Telegrami konfidencial - Ambasada amerikane ne Rome informon Departamentin e Shtetit me 3 prill 1975 per zhvillimet ne drejtimin e partise ne Shqiperi dhe sundimin e plote te udheheqesit komunist. Ndryshimet ne drejtimin e ushtrise dhe analiza e artikullit te Hysni Kapos: "Vigjilence nga mbeturinat e se shkuares dhe mbeturinat e influences se jashtme"

Ambasada amerikane ne Rome ka informuar ne prill 1975 Departamentin e Shtetit se Enver Hoxha kishte vendosur kontroll te plote mbi ushtrine, duke u dhene fund dyshimeve per drejtimin e Shqiperise. Duke analizuar nje seri te dhenash te mberritura nga Tirana, ku ndodhej ambasadori italian ne Shqiperi, Renato Ferrara, amerikanet jane perpjekur te kuptojne ecurine e ngjarjeve ne vendin tone. Mungesa e nje perfaqesie diplomatike ne Tirane duket se e veshtiresonte ndjeshem vjeljen e informacionit per diplomatet e Shteteve te Bashkuara.

"Problemet e vitit te fundit ne lidershipin e Tiranes jane zgjidhur, por ai (ambasadori Ferrara) sheh shenja te tensionit dhe destabilitetit, te mbetura brenda partise", thuhet ne telegramin konfidencial te 3 prillit 1975. "Nxitja kryesore e mesazhit te ambasadorit Ferrara nga Tirana eshte se kriza qe zhvillohet brenda lidershipit shqiptar tashme eshte zgjidhur, me partine (lexo Hoxhen) qe ka vendosur kontrollin e forte mbi ushtrine", vijojne me tej te dhenat e nisura nga Roma per ne Uashington. Ambasada shton se homologet e tyre ne Tirane besojne qe Enver Hoxha ka kontroll te plote mbi ushtrine, pas spastrimeve te vitit 1974. "Duke dhene faktin se sherbimet e sigurimit rane me ceshtjen e ministrit te Brendshem, Kadri Hazbiu, nje i afert i Kryeministrit (Mehmet) Shehu, Ferrara konkludon se lidershipi i Hoxhes ka aktualisht kontrollin e plote mbi domethenien e pushtetit ne Shqiperi", shkruajne diplomatet e SHBA-se, ne analize te materialit te mberritur nga Tirana.

"Duke ripare ngjarjet e muajve te shkuar, - vijon telegrami, - Ferrara beson se ka evidenca te qarta qe konfirmojne se nje perplasje ndodhi ne rrethin e lidershipit". Ambasadori italian ne Tirane ka pershkruar se "ka nje konfrontim mes partizaneve qe mbrojne nje "linje te ashper" te politikes se jashtme dhe atyre qe mbrojne nje politike te jashtme me "te moderuar"". "Mes viktimave te perplasjes, se bashku me ministrin e Mbrojtjes, Balluku, jane personat e meposhtem: Zevendesministri i Mbrojtjes, Petrit Dume, dy zevendesministra te paidentifikuar te Mbrojtjes dhe shefi i stafit, Mercollari", thuhet ne material. Ferrara gjithashtu ka raportuar nga Shqiperia, "mungesen e vazhdueshme nga Ministria e Jashtme te Skender Konices dhe largimin nga posti i tij te drejtorit te "Albimport", agjencia importuese e shtetit". Shkrimet e fundit ne "Zerin e Popullit", thuhet se kane identifikuar dy zevendesministra te rinj te Mbrojtjes, Veli Llakaj dhe Llambi Gegprifti.

Ne menyre te vecante, diplomatet italiane dhe amerikane jane ndalur ne nje shkrim te Hysni Kapos, njeri i rendesishem ne hierarkine komuniste. Shkrimi i publikuar ne organin e Komitetit Qendror "Rruga e Partise". "Sic pershkruhet ne informacionin nga Tirana, tema qendrore e artikullit te Kapos eshte se cdo qetesim ne luften per te forcuar rolin drejtues te partise mund te coje ne rreziqe, nje fakt i cili eshte i njohur per te gjithe armiqte, brenda dhe jashte vendit", thuhet ne telegramin e 3 prillit 1975 per Departamentin e Shtetit. "Kapo, sipas materialit, argumenton se partia duhet te mbetet vigjilente per rreziqet e mundshme nga "armiqte e konsumuar dhe degjenuar, nga ata qe do te degjeneronin ne armiq klase, nga mbeturinat e se shkuares dhe mbeturinat e influences se jashtme"."

Nga pikeveshtrimi i avantazhuar i ambasadorit italian ne Tirane, artikulli reflekton gjendjen e tensioneve dhe destabilitetit, qe karakterizon jeten e brendshme aktuale te partise, megjithe zgjidhjen e krizes se lidershipit qe shpertheu vitin e shkuar (1974).

Amerikanet kane qene ne ndjekje te vazhdueshme te zhvillimeve ne Shqiperi, ndonese te dy vendet nuk kishin marredhenie diplomatike. Ne menyre te vecante, ata perpiqeshin te mbanin te informuar Uashingtonin per zhvillimet e lidhura me ushtrine shqiptare dhe largimin e Beqir Ballukut, ndonese perjashtonin ekzistencen e planeve per nje grusht shtetit ndaj Enver Hoxhes.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika