PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Turizmi i aventures, Shqiperia vend i pershtatshem


E Diele, 21 Tetor 2007

Themeluesi i "Lonely Planet" vjen per here te pare ne Shqiperi. Per gjashte dite itinerari i shkrimtarit te udhetimeve pershkoi Tiranen, Beratin, Saranden, Krujen, Ardenicen dhe Durresin. Bunkeret, sitet arkeologjike, historia dhe kultura, mikpritja e hoteleve apo bukurite natyrore, kane impresionuar Tony Wheeler, nje prej pioniereve te publicistikes moderne te udhetimeve, qe ka bredhur ane e kund botes.

Cfare ju beri pershtypje gjate udhetimit tuaj ne Shqiperi?

Butrinti dhe Apolonia ishin dy pika arkeologjike mjaft interesante. Pak njerez dine per to. Vende arkeologjike ka me shumice ne Greqi apo ne Turqi, te cilat jane mjaft te vizituara. Mendoj se me kalimin e kohes edhe sitet tuaja do te vizitohen. Ne fakt Butrinti eshte me mire se Apolonia. Ardenica ishte nje tjeter befasi per mua. Nuk e kishim perfshire si destinacion ne guiden - Ballkani Perendimor, qe e kemi botuar janarin e kaluar, por do te dua qe Ardenicen ta perfshij ne botimin e ardhshem te kesaj guide. Ndersa muzeu arkeologjik ne Durres kishte goxha materiale te periudhave te ndryshme, por ato ishin te ekspozuara vetem ne nje kat. Vizitoret duan te shohin me shume.

Do e perfshini Shqiperine ne botimet tuaja?

Sigurisht qe e kemi perfshire Shqiperine ne faqen tone ne internet. Pervec kesaj do pergatis edhe nje artikull per gazeten britanike "The Independent". Jam ketu per te pare c'po ndodh ne te vertete. Mendoj se me destinacionet e reja punet nisin dhe zhvillohen nga gjera te vogla dhe me pas marrin permasa te medha. Midis te tjerash me beri pershtypje nje hotel i vogel ne Berat, qe menaxhohej me vizionin per te pritur turiste te huaj. Edhe ne Gjirokaster ishte nje hotel i tille, i vogel, por mjaft mikprites. Pikerisht vizitoret e ketyre hoteleve do te jene te paret qe do te perhapin lajmin midis miqsh, se Shqiperia eshte nje vend i persosur, i sigurt, ku mund te udhetosh lehtesisht, ushqimi eshte i mire e ka goxha gjera per te pare. Keta turiste jane shume te rendesishem, pasi do te hapin porten per te tjeret, qe do t'i pasojne.

Per cfare mendoni ju se ka, momentalisht, nevoje Shqiperia ne fushen e turizmit?

Ajo qe duhet tani eshte me shume publicitet. Jane dy menyra. Kur iu thua njerezve Kroaci, ata menjehere sjellin ndermend Splitin, brigjet apo plazhet dalmate. Madje edhe per Bosnjen te gjithe e kane imazhin e ures ne Mostar. Ndersa po t'i pyesesh per Shqiperine, ata ende nuk kane nje imazh. Madje, edhe bunkeri mund te sherbeje si nje imazh i mire, pasi eshte i vecante dhe interesant. Nga ana tjeter ju duhet qe te ftoni sa me shume gazetare, televizione, qe te perhapin imazhin e vendit tuaj. Une do te ftoja vecanerisht turistet amerikane, te cilet kerkojne me shume siguri, duke thene: Ju mund te vini ne Shqiperi!

Tetor 2006,

Intervistoi F.Zguro


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika