Shqiperia turistike ne "Boshtin e se Keqes"
E Diele, 21 Tetor 2007
Fjoraldi Zguro
Britaniku Wheeler sqaron per " Koha Jone", pse e futi vendin tone ne nje rang me Iranin, Irakun, Kuben, Korene e Veriut etj
Njihet vendosmeria e Tiranes zyrtare ne krah te aleances se shteteve kunder "Boshtit te se keqes", sic ka perkufizuar Iranin, Irakun dhe Korene e Veriut, 5 vite te shkuara Presidenti amerikan, Bush. Por, cuditerisht, Shqiperia eshte mbledhur ne te njejtin lemsh me keto vende problematike, ne nje guide turistike. "Tokat e liga: Turist ne Boshtin e se Keqes", eshte libri me rreth 300 faqe, qe mban firmen e Tony Wheeler, udhetari i paepur dhe themeluesi i guidave turistike, Lonely Planet. Libri konsiston ne nje permbledhje reportazhesh te perjetuara nga vete autori gjate vizitave ne 9 shtete, mes te cilave dhe Shqiperine. Por c'te perbashket ka vendi yne me Afganistanin, Burmen, Kuben, Iranin, Irakun, Libine, Korene e Veriut dhe Arabine Saudite per t'i bashkuar ne nje liber me nje titull intrigues? Pergjigjen e jep vete Wheeler. Gjate nje komunikimi ekskluziv me gazeten "Koha Jone", Wheeler sqaron qendrimin e tij. Pionieri i udhetimeve moderne ka mohuar kategorikisht idene, qe Shqiperia eshte nje vend i rrezikshem per turistet. "Nuk e shoh Shqiperine si nje vend te rrezikshem per turistet e huaj dhe ndryshe nga vendet e tjera, qe kam renditur ne listen time, nuk e konsideroj si "toke te keqe", tha per gazeten "KJ", Tony Wheeler. Enver Hoxha dhe vuajtjet e popullit shqiptar, si pasoje e politikes se tij izoluese, ngjallen kureshtjen e autorit per te vizituar vendin tone. Wheeler ka pritur vjeshten e 2006-es per te mberritur ne Shqiperi. Mes gjurmeve te historise te Pasluftes se Dyte Boterore botuesi i udhetimeve zbuloi nje vend me potenciale te medha turistike.
"Ne fakt - vazhdon autori - Shqiperine e perfshiva ne kete liber vetem ne momentin e fundit, para se gjithash, pasi gjate vizites ne Shqiperi gjeta nje vend shume terheqes me nje periudhe izolimi nga pjesa tjeter e botes". Por pasi e ka vendosur Shqiperine ne listen e "tokave te liga", Wheeler pohon se eshte bere pishman per kete gje. Botuesi i guidave turistike shprehet se, "pavaresisht izolimit dhe harreses, nuk eshte e sakte qe Shqiperia te futet ne te njejtin kallep me Afganistanin apo Irakun". Megjithate, pas botimit te librit, autori ka mbetur i befasuar nga reagimi i disa shtetasve shqiptare, te cilet nuk treguan mllef kundrejt britanikut, perkundrazi. Ne nje interviste te diteve te fundit, te dhene per rrjetin amerikan ABC, Wheeler rrefen pershtypjet qe ka marre nga disa lexues shqiptare: "Na quaj te keqij, na quaj cfaredo, vetem permend qe ne jemi ketu", i jane drejtuar ata autorit.
Autori e pershkruan Tiranen si nje vend te hareshem. "Eshte mahnitese te shohesh shtepine e Enver Hoxhes, qendron akoma aty. Ne kohen kur ai jetonte, kjo zone ishte komplet e bllokuar. Tashme eshte shnderruar ne nje vend per kalimin e kohes se lire, plot me bare dhe kafene. Nese do te ishte gjalle Hoxha, do te kishte dale nga shtepia dhe perballe do te kishte pare nje Buda Bar", thote Wheeler.
Pjese nga libri:
"Me ne fund u hodha ne Shqiperi, tashme nuk eshte aspak nje "toke e keqe", por e zgjodha thjesht pasi eshte nje shembull magjepses i nje vendi te vogel, qe diktatura e eger e izoloi nga bota e jashtme, duke mbartur me vete nje kosto te madhe per popullin shqiptar"
Tony Wheeler
Libri, udhetim ne "tokat e liga"
Vende ne lufte, regjime diktatoriale, konflikte racore; me pak fjale vende te rrezikshme dhe aspak te keshillueshme per t'u vizituar, por Tony Wheeler shkoi pertej te zakonshmes. Motivin per krijimin e librit, pionieri britanik i udhetimeve e ka marre nga Presidenti amerikan. Gjate nje fjalimi ne vitin 2002, Presidenti Bush formuloi per here te pare frazen "Boshti i se Keqes" duke iu referuar Iranit, Irakut dhe Korese se Veriut. "Mendimi i pare, sapo degjova z.Bush, ishte: Mire, me duhet te shkoj aty", thote britaniku, i etur pas udhetimeve dhe vendeve me te pazakonta te planetit. "Une e pashe "Boshtin e se Keqes", si nje liste vendesh per t'u vizituar," tregon autori, i cili qe ne ate kohe filloi te thure ne mendje nje liste shtetesh, qe me vone do t'i vizitonte, duke i konkretizuar me reportazhe te gjalla ne librin e tij "Bad Lands". Krahas atyre tri shteteve, te cituara nga Presidenti amerikan, ai e pasuroi listen edhe me 6 shtete te tjera (Afganistan, Shqiperine, Burman, Kuben, Libine dhe Arabine Saudite), qe, sipas tij, jane vende me nje te kaluar diktatoriale, me tranzicione, ne izolim, pak te njohura nga turistet apo thjesht te konsideruara te liga.
Autori tregon se per disa nga shtetet e perfshira ne liste i eshte dashur te hedhe veshtrimin prapa ne histori, kohe kur ato vende kane merituar statusin "te liga". Ne rastin e Shqiperise autori i bashkengjit periudhen e regjimit diktatorial te Enver Hoxhes. Ndersa per Afganistanin, kohen e qeverisjes se talibaneve.
Libri pa driten e botimit ne prill te ketij viti. Nepermjet tij, Tony Wheeler i ka servirur lexuesit informacion praktik mbi jeten e perditshme ne rajone qe shpesh degjohen ne lajmet nderkombetare per trazira dhe shkelje te se drejtave te njeriut. "Nuk ankohem per median, qe tregon anet e keqija te nje vendi, pasi shpesh kjo perben lajm", thote Wheeler ne interviste, "por kur shkon aty, perballesh me nje tjeter realitet..."
Tony, se bashku me gruan e tij, Maureen, themeluan "Lonely Planet", ne vitin 1973, menjehere pasi perfunduan udhetimin njevjecar, qe nisi nga Londra, kaloi permes Evropes, ne Lindjen e Mesme, ne Azi, duke perfunduar ne Australi. Qe aso kohe guidat e botuara nga "Lonely Planet" jane shnderruar ne burim frymezimi per turiste aventuriere dhe kurioze ne te gjithe boten. Tashme, Lonely Planet numeron te botuara me se 500 libra udhetimi, duke prekur destinacione nga te gjithe kontinentet.