Balle per balle per komisionin "Sollaku"
Denis Dedej
E Diele, 21 Tetor 2007
Nenkryetari i LSI, njeheresh kryetar i Grupit parlamentar te kesaj partie, Pellumb Xhufi dhe Ferdinant Xhaferri, deputet i PD, njeheresh kryetari i propozuar nga mazhoranca per komisionin e hetimit te Kryeprokurorit, japin qendrimin e tyre pro dhe kunder kesaj nisme te PD-se
Deputete te Partise Demokratike kane firmosur per ngritjen e nje komisioni hetimor, "Sollaku 2". Eshte kushtetuese ngritja e ketij komisioni, kur vetem muaj me pare ka perfunduar nje komision i tille?
Pellumb Xhufi - LSI: Nisma e shumices parlamentare per te ngritur nje komision te ri hetimor ndaj Prokurorit te Pergjithshem, se pari, bie ndesh me nje parim baze te se drejtes, qe eshte ajo e mosrigjykimit te ceshtjeve te gjykuara dhe, sic dihet, Prokurori i Pergjithshem ka qene nje here objekt hetimi e gjykimi nga ana e Kuvendit. Natyrisht, me vullnet te mazhorances. Nisma eshte gjithashtu antikushtetuese, pasi Gjykata Kushtetuese eshte shprehur nje here per komisionin hetimor per ceshtjen "Sollaku", duke u shprehur qe, Kuvendi nuk ka tagrin te gjykoje mbi aspekte konkrete te veprimtarise se Prokurorit te Pergjithshem. Dhe dihet, qe vendimet e Gjykates Kushtetuese kane fuqi detyruese te pergjithshme dhe jane perfundimtare. Kjo sanksionohet ne nenin 132 te Kushtetutes se Shqiperise. Po kjo Kushtetute percakton edhe rastet kur Prokurori i Pergjithshem mund te shkarkohet nga Presidenti i Republikes me propozim te Kuvendit. Keto jane: shkelje e Kushtetutes apo shkelje te renda te ligjit gjate ushtrimit te funksioneve te tij, paaftesi mendore a fizike per akte e sjellje qe diskreditojne rende poziten dhe figuren e Prokurorit. Por ky nuk mund te shkarkohet per ceshtje qe mund t'i quajme te rutines se perditshme, per gjoja "mungese vullneti", per "mosplotesim" apo "mosdorezim" dosjesh, sic pretendon mazhoranca ne kete tentative te dyte. Aq me shume, qe akuza te tilla, nese kane nje baze, shperndahen ne nivelet e ndryshme te Prokurorise e te organeve te tjera, qe merren me "qepjen" e akuzes, e nuk grumbullohen tek zyra e Prokurorit te Pergjithshem. Mazhoranca eshte boll e ndergjegjshme per kete handikap ligjor e kushtetues, qe ka orvatja e saj anti-Sollak, ndaj edhe qe ne fillimet e saj e akuzoi z. Sollaku per ceshtje vertet te renda, si frymezues e kryetar bandash kriminale, si kryetrafikant etj., etj. Nese keto akuza do te vertetoheshin, ne nuk do te ishim ketu per te diskutuar ne menyre te perseritur per shkarkimin e z. Sollaku, do ta kishim shkarkuar ate me voten e te gjitheve. Por problemi eshte se akuza te tilla jane te pabazuara, jane thjesht politike, jane shprehje e ADN-se se vrerosur te lidershipit te PD. Ky e ka paragjykuar, e ka denuar dhe e ka shkarkuar Prokurorin e Pergjithshem pa qene nevoja te ngreje komisione. Shihni deklaratat arrogante per shporrjen e Sollakut, te bera nga Kryeministria, nga Kuvendi apo nga ndonje zyre tjeter e larte e shtetit, qe drejtohen nga trojka e PD-se.
Sigurisht, ne do t'i kundervihemi kesaj perpjekjeje te re te mazhorances per te goditur e per te kapur edhe nje nga institucionet e pakta qe ka mbetur pa u kapur nga babezia pedeiste, edhe per faktin tjeter, se pikerisht tani Prokuroria e Pergjithshme ka ndermarre disa hetime shume te rendesishme, ne kuadrin e luftes kunder korrupsionit dhe abuzimeve me fondet publike, sic eshte rasti i segmentit te rruges Rreshen-Kalimash, i privatizimit te Albtelekomit, i menaxhimit te KESH-it, i perdorimit (apo shperdorimit) te fondit rezerve te qeverise, si dhe ceshtje te tjera, ku me sa duket jane perfshire qeveritare e deputete te mazhorances apo segmente kolaboracioniste te se majtes.
Ferdinand Xhaferri - PD: Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne nenin 149 te saj percakton se "Prokurori i Pergjithshem mund te shkarkohet nga Presidenti i Republikes, me propozim te Kuvendit, per shkelje te Kushtetutes ose per shkelje te renda te ligjit gjate ushtrimit te funksioneve te tij, si dhe per akte e sjellje qe diskreditojne rende poziten dhe figuren e Prokurorit." Nga ketu eshte plotesisht e qarte, per te gjithe ata qe duan te qartesohen, se ngritja e komisionit eshte krejtesisht kushtetuese. Pra, Kushtetuta nuk percakton as numrin e komisioneve, as kohen e ngritjes se tyre, por i le hapesira te plota vullneteve politike, qe synojne zbatimin e ligjit ne Shqiperi.
A duhet qe opozita dhe pozita te gjejne nje fryme te perbashket bashkepunimi per kete ceshtje, e cila do te ishte ajo?
Pellumb Xhufi - LSI: Mua me duket se me fillimin e sezonit te ri parlamentar pati disa hapa pozitive per te trajtuar edhe problemet qe lidhen me funksionin dhe inkuadrimin kushtetues te Prokurorise se Pergjithshme, ne kuadrin e nje reforme te rendesishme, sic eshte reforma ne drejtesi. U pervijua edhe njefare konsensusi ne lidhje me mundesine per te kufizuar ne kohe mandatin e Prokurorit te Pergjithshem qe, sic dihet, nuk percaktohet ne Kushtetute. Por krejt papritur (gojet e liga thone se dikush e mori vesh se Prokuroria kishte vendosur te niste hetimet per disa raste shume te renda korrupsioni qeveritar), kreret e mazhorances iu rikthyen gjuhes se ashper te akuzave e te sulmeve personale kunder prokurorit, rinisen fushaten per shkarkimin e tij dhe nxituan te marrin ne mbrojtje qeveritare te implikuar ne rastet e mesiperme. Nderkohe ne mendojme se pikerisht ky ishte momenti i duhur, kur mazhoranca duhej te bashkepunonte me se shumti me Prokurorine, duke e ndihmuar ate ne hetimin e ceshtjeve qe kane tronditur opinionin publik dhe besimin e njerezve tek qeveria. Mazhoranca duhej te mbante fjalen, e dhene solemnisht ne fillim te mandatit te saj, se do te hiqte dore vullnetarisht nga mandati e imuniteti, per te favorizuar hetimin e ceshtjeve per vjedhje e korrupsion te qeveritareve e deputeteve te saj. Perkundrazi, ajo po fsheh ministrat e deputetet e saj dhe po mundohet te godase e te shkaterroje vete institucionin e akuzes, per te pamundesuar hetimin e ketyre ceshtjeve.
Ferdinand Xhaferri - PD: Natyrisht qe ne e ftojme opoziten te behet pjese e proceseve dhe vullneteve pozitive, qe synojne t'i japin Shqiperise fytyren e ligjit. Por, kjo nuk eshte rruge me nje drejtim. Pra, duhet qe edhe vete opozita te jete kontribuese. Me shume se vendimi per te bashkepunuar me shumicen per opoziten kjo ceshtje sherben edhe si test per aftesine e saj per t'u ndare nga e shkuara. Behet fjale per nje te shkuar qe per opoziten do te thote se ishte pergjegjese qe ne kete vend korrupsioni arriti permasa dramatike. Per te qene me te qarte, per mazhorancen kjo ceshtje eshte thjesht ceshtje e qendrueshmerise dhe vullnetit te saj per te mos u terhequr ne asnje cast nga detyrimi per te luftuar korrupsionin. Ndersa per opoziten problemi eshte shume me kompleks dhe ka te beje me aftesine, me mundesine apo pamundesine e saj per t'u ndare nga e shkuara, tejet problematike. Ne do te deshironim nje opozite te afte per te ndryshuar te shkuaren e saj.
Deputete te Partise Demokratike kane deklaruar se kerkesa per heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem, Lulezim Basha, eshte e lidhur me kerkesen e ketyre deputeteve per ngritjen e komisionit hetimor "Sollaku 2". Si e konsideroni ju kete perqasje?
Pellumb Xhufi - LSI: Nuk mendoj keshtu, pasi lajmi per fillimin e hetimeve per segmentin Rreshen-Kalimash ka jave e muaj qe eshte mesuar. Ishte e vetekuptueshme thirrja e personave te caktuar per hetim apo edhe vete kerkesa per heqje imuniteti, nese kushtet per ndermarrjen e nje hapi kaq te rende ishin plotesuar. Ne kete kuptim, me duket me shume artificiale dhe e sforcuar nisma e papritur e mazhorances per nje komision te ri hetimor, nderkohe qe gjate gjithe muajt shtator eksponente te larte te saj ishin shprehur per heqjen e Sollakut, qofte nepermjet nje firme te Presidentit, qofte edhe duke e shtrenguar ate per te kerkuar ndonje pune tjeter apo ndonje "specializim" afatgjate jashte shtetit. Atekohe u perdoren edhe joshje mbi gjoja "perfshirjen" e z. Sollaku ne procesin e reformes ne drejtesi. Me sa duket, lajmi mbi nisjen e proceseve hetimore nga Prokuroria e Pergjithshme e detyroi mazhorancen te djege etapat, te heqe dore nga "metodat e buta" dhe t'i rikthehet gjuhes se drunjte.
Ferdinand Xhaferri - PD: Prokuroria po behet politike dhe une mendoj se nuk duhet hyje, nuk eshte e afte te hyje dhe ne formatin e saj kushtetues nuk i lejohet te hyje ne lojen politike. Shumica ka kerkuar dhe ka mundesuar ngritjen e nje komisioni hetimor per te bere transparencen e plote te ceshtjes se rruges Durres-Kukes, gje qe tregon edhe angazhimin e saj te plote politik per te zbardhur perpara shqiptareve te gjitha procedurat e rruges.