PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dashuri 30-vjecare, e mbyllur me gjak

Stefano Filipi*
E Premte, 19 Tetor 2007

Ishin njohur qe femije ne fshatin Sukth, disa kilometra larg Durresit, dhe pasi ishin rritur me njeri-tjetrin, kishin vendosur te jetonin bashke pergjithmone. Por nuk ka qene e thene. Ne fillim ishte dashuria, dasma dhe pastaj dy femije, Tiziana dhe Jola. Por me pas erdhi ikja ne Itali, ne kerkim te fatit, te nje jete me te mire. Historia e mbyllur fatalisht mes Clirimit dhe Vjollces eshte e njejte me ate te shume shqiptareve, te mberritur ne shtetin fqinj, pertej Adriatikut. Ne fillim kishte qene ai qe kishte shkuar ne Itali, ne vitin 2001, duke bere te mundur me pas mberritjen e gruas dhe dy vajzave. Bente pune te renda. Apartamentin e kishin marre ne periferi te Rexhio Emilias. Jete e veshtire. Kjo eshte metamorfoza e nje djali te mbare, qe me pas behet i dhunshem.

***

Gruaja duron. Deri diku, dhe kur i soset ca durimi, depoziton nje denoncim. Por ne nentorin e vitit te shkuar, mjeket e ndihmes se shpejte te Rexhio Emilias, se bashku me agjentet e policise, e kishin ndihmuar dhe keshilluar qe te mos kthehej me ne shtepi. E pastaj e kishin shoqeruar me pas ne qendren “Shtepia e gruas”, e cila drejtohej nga shoqata “Nondasola”, se bashku me komunen. “Eshte paraqitur e enjtur dhe me syte e mavijosur”, - tregon Lucia Gardinazi, presidente e “Onlus”, pergjegjese e shtepise se Luisa Pavarini. Vjollca eshte mirepritur ne qender dhe ndihmuar. Fillon nje pune si asistente e te moshuarve ne nje shtepi perkujdesjeje ndaj tyre, si dhe gjen nje shtepi, ku do te ishte transferuar pas disa javesh. Pergjegjesja e “Nondasola”, qender kunder dhunes, ku punojne disa dhjetera operatore, thote se i dha nje dore per t’i riintegruar ne nje jete normale. Keta e ndihmojne dhe ne ceshtjen e saj te divorcit, qe kishte filluar ne gjykate. Ne daten 30 janar te ketij viti denoncojne Clirim Fejzon per “ushtrim dhune”, edhe kunder shoqates. Kercenimet ishin me vdekje ndaj te gjitheve.

***

Por gjate gjyqit qe zhvillohej, Vjollca Demcolli vendos: Femijet do t’i marr me vete. Ne fakt gjyqtari i ceshtjes, njekohesisht dhe kryegjyqtari i Rexhio Emilias, vendos qe femijet t’i besoheshin te dyja paleve, nje here te njeri e nje here te prindi tjeter. “Femijet u ndjene te braktisur nga e ema”, - tregon avokati i 40-vjecarit, Galileo Konti”, - nuk donin qe t’ia dinin me per te. Gjykatesi e kishte vene re kete gje dhe e kishte ndjere vetmine e vajzave dhe kishte vendosur t’i lere ne shtepine e babait, me detyrimin qe mamaja e tyre t’i takonte dy here ne jave, te marten dhe te enjten. Qe nga nentori kishin shkuar kater here ne “Shtepine e gruas” dhe kishin vendosur qe te mos vinin me kembe aty”.

***

Por i ndryshem eshte qendrimi i shoqates Nondasola. “Nuk eshte normale, eshte nje skandal ndarja e kujdestarise ne kete menyre, ne nje rast kur ka dhune”, protestojne pergjegjesit e “Shtepise se grave”. Vajzat e kane pare terrenin e keq mes dy bashkeshorteve te ndare, objekt i nje divorci me nje fund dramatik. “Te henen Vjollca kishte shkuar per te marre ne shkolle vajzen e vogel, por kjo nuk ishte dita e saj”, tregon avokati Konti. Ndoshta e 37-vjecarja kishte ndjere ate qe do ndodhte dy dite me vone. “Qyteti eshte i pasigurt”, kane shprehur dje me te madhe, Vanda Giampaoli dhe Fabio Filippi, pjesetare te Forza Italia-s, qe i kane kerkuar kryebashkiakut Graziano Delrio masa te jashtezakonshme, per te garantuar sigurine maksimale ne zone.

(*) Marre nga gazeta online “Il Giornale”, Itali


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika