PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Sondazhi, Sherif Merdani me i votuari

Sondazhi, Sherif Merdani me i votuari


E Hene, 15 Tetor 2007

Vota on line te lexuesve te "Koha Jone", ne faqen zyrtare te internetit, kane nxjerre te parin ne renditje, kengetarin e njohur, Sherif Merdani. Dalja e re e tij ishte ne "Kenget e Shekullit", spektakli i Televizionit Kombetar Klan, i cilesuar si me i miri ne lemin muzikor. Ai asnje te shtune nuk do t'i mungoje skenes se "Kengeve te Shekullit". Dhe pergjate ketyre javeve, do te jete ne skene per te treguar se c'mund te kishte bere ne skenen e kenges. Vete kengetari ka pohuar se i ka zgjedhur kenget e ketyre 10 javeve, "per te percjelle ne te njejten kohe edhe kenget qe per vite me radhe nuk jane degjuar prej shqiptareve". Sherif Merdani mori 35,5 per qind te 847 votave on line.

Politika ishte ne plan te dyte ne sondazhin on line te www.kohajone.com. Lexuesit kane dhene 34,8 per qind te votave per socialistin Erion Brace. Ai eshte vleresuar per kembenguljen permes daljes publike te shpeshte, mbi hetimin e rruges Durres-Kukes. Partia kryesore e opozites, vlereson se ne ndertimin e autostrades qe lidh qendren e Shqiperise me Kosoven, gjenden afera te dyshuara te abuzimit financiar. Per kete Brace, disa here gjate javes qe u mbyll, kerkoi hetim parlamentar dhe nga organet e shtetit per te evidentuar personat e implikuar.

Shkarkimi i ish-futbollistit te mirenjohur, Mirel Josa, nga detyra e trajnerit te ekipit shkodran, ka qene ne vemendjen e lexuesve te "Koha Jone" ne faqen e internetit. Josa eshte renditur i treti, duke marre 15,1 per qind te votave te sondazhit.

Kurse Nard Ndoka, drejtues i Partise Demokristiane, eshte i katerti me i votuar ne sondazhin on line, duke marre 14,5 per qind te votave. Ndoka eshte perballur gjate javes qe u mbyll, me debate te forta brenda mazhorances qeverisese, lidhur me valen e arresteve qe preku edhe funksionare te emeruar nga Partia Demokristiane. Vete Ndoka i ka konsideruar sulme politike, arrestimet e koheve te fundit nga policia dhe prokuroria. PD ka mbetur jashte komenteve, kurse Presidenti i Republikes keto dite kerkoi qe lidhur me arrestimet e zyrtareve te shtetit, politika te heshte dhe te prese rezultatet e organeve te drejtesise.



Sherif Merdani

35,5 %

Erjon Brace

34,8 %

Mirel Josa

15,1 %

Nard Ndoka

14,5 %


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika