Pacolli: S’besoj te pavaresia me 10 dhjetor
E Diele, 14 Tetor 2007
Intervista/ Kryetari i Aleances Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ne nje interviste dhene Kosovapress-it, nuk fsheh ambiciet qe te jete kryetar i ardhshem i Kosoves, por pohon se vota e qytetarit do te jete percaktuese
Kryetari i Aleances Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, ne nje interviste dhene Kosovapress-it, nuk fsheh ambiciet qe te jete kryetar i ardhshem i Kosoves, por pohon se vota e qytetarit do te jete percaktuese. Ai nuk deshiron te flase me perqindje se sa do t’i fitoje zgjedhjet AKR dhe nuk ka ndonje preference se me cilin subjekt politik do te krijonte koalicion per te qeverisur vendin. Biznesmeni i njohur kosovar thote se nuk ka marredhenie te keqija me lideret politike, edhe pse pohon se asnjehere nuk ka dale per te pire kafe me ta. Ai thote se qeveria aktuale eshte e dallavereve, kurse pohon se, nese AKR do t’i fitoje zgjedhjet, kabineti i tij dhe ai personalisht nuk do te paguhen nga Buxheti i Kosoves, por nga buxheti i tij personal, edhe pse nuk deshiron qe ta beje publike pasurine e tij.
Mendoni se me te vertete vendimi per statusin final te Kosoves do te merret me 10 dhjetor, sic thuhet ne qarqe te ndryshme diplomatike?
Kosova vertet eshte ne momente vendimtare dhe kemi kuptuar qe Kosova ka miqte e saj, te cilet jane duke e mbeshtetur kauzen tone, duke mbeshtetur pavaresine e Kosoves me gjithe instrumentet dhe fuqite qe ata posedojne, andaj kjo eshte inkurajuese per ne. Megjithate, nuk besoj se do te kete pavaresi me 10 apo 12 dhjetor, por procesi do te vazhdoje kur Trojka do te dorezoje raportin ne KS dhe me pastaj do te varet se si do te veproje KS i OKB-se. Mos te ngutemi dhe te flasim per data, ngase kemi pritur shume vite per keto dite dhe te presim edhe pak kohe, sepse Kosova asnjehere me pare nuk ka qene ne pozite me te favorshme se sa qe eshte sot.
Mos nenkupton kjo qe pavaresia e Kosoves nuk do te realizohet para Festes se Kershendellave?
Mund te ndodhe edhe kjo, por ne baze te bisedave qe kam pasur me diplomate te ndryshem, Kosova tash eshte ne finalen e saj per zgjidhjen e statusit.
Megjithate, nje organizate e quajtur AKSH ka paralajmeruar se ne rast se nuk do te zgjidhet statusi ne kete vit, atehere durimit po i vjen fundit dhe mund te kete eskalim te situates. A shihni ndonje rrezik qe te ndodhe nje gje e tille?
Vete kualiteti i dokumentit eshte inkurajues. Andaj, vete do te shohim se nuk kemi arsye qe te rebelohemi.
Dihet qe pengese per zgjidhjen e statusit vazhdimisht eshte Rusia. Sa keni mundur ju qe te loboni per ceshtjen e pavaresise te ruset dhe sa keni mundur qe te ndikoni, pasi qe keni shume miq atje?
Kam lobuar aty ku duhet, te miqte tane ne SHBA, duke ditur situaten gjeopolitike me te cilen eshte ballafaquar Amerika, sidomos pas ngjarjeve te vitit 2001 dhe ky lobim ka pasur sukses. Gjithashtu, ky lobim ka vazhduar edhe ne qarqet e Lindjes, edhe ne Rusi, ne menyre te drejtperdrejte dhe mund te them se kemi miq edhe atje, dhe besoj qe gjithcka eshte pergatitur do te ndikoje ne ate qe ne fund edhe Rusia te nderroje kahun karshi Kosoves.
Mendoni se zgjedhjet po interferojne ne definimin e statusit dhe sa ka qene e nevojshme qe ne kete periudhe te mbahen zgjedhjet?
Mendoj se shume e nevojshme ka qene mbajtja e zgjedhjeve dhe mos te merret e drejta legjitime e qytetareve. Deri me tani zgjedhjet nuk kane penguar rrugetimin drejt pavaresise dhe, nese vertetohet se ato po pengojne statusin, une jam i gatshem te deklaroj qe ato te shtyhen.
Mbase shquheni biznesmen i suksesshem, mendoni se do te jeni edhe ashtu ne politike?
Iu besoj veprimeve, punes, vullnetit dhe konstruktivitetit, dhe te gjitha keto sigurisht qe do te jene te suksesshme edhe ne politike, sikurse ishin ne biznes. Prandaj, nje politike e mirefillte varet shume nga puna.
Jeni i bindur se do t’i fitoni zgjedhjet?
Nuk dua t'ju them asgje, ngase mund te dale me nje rezultat modest nga zgjedhjet, mund te kem nje rezultat te papritur, por kjo nuk do te thote asgje, sepse rrugetimi i AKR-se do te vazhdoje. Nuk eshte qellim i im te jem pjese perberese e qeverise, por e rendesishme eshte qe AKR eshte afirmuar si levizje dhe parti politike, e cila sigurisht qe do te kete edhe pjesemarrjen e saj ne Parlament. Sa do te jemi te afte, ose sa vota do t’i fitojme nga qytetaret, dhe AKR t’i fitoje zgjedhjet dhe ne te formojme qeverine, ajo kishte me qene edhe fati jo vetem i AKR-se, por edhe i Kosoves. Mund te ndodhe qe ne te kemi oferta per formimin e qeverise dhe nese e shoh kete si te nevojshme, atehere AKR do te jete ne qeveri dhe do te insistoja deri ne fund qe te jemi pjese perberese e Qeverise. Mirepo, nese AKR del si partia me e forte ne Kosove dhe nese do te jete e nevojshme qe te formoje qeverine me ndonje subjekt tjeter politik qe nuk e perkrah vizion e AKR-se, une ne asnje menyre nuk do te jem pjese perberese e asaj qeverie.
Deri ne sa per qind mendoni se do t’i fitoni zgjedhjet?
Nuk dua te flas per numra qe dikush thote 70 per qind, 60 apo 50, por t'ia leme kete pune qytetarit. Surprizat nganjehere jane shume te bukura dhe te presim daten 17 nentorin. Megjithate, do te deshiroja dhe lus Zotin qe AKR t’i fitoje zgjedhjet dhe te formoje qeverine. Qeveria e ardhshme e Kosoves nuk do te jete qeveri e AKR-se, por do te jete qeveri e qytetarit, profesionale dhe dinjitoze, e cila do ta jape pergjegjesi dhe llogari.
Me cilin subjekt politik jeni me te afert dhe me kend kishit hyre me me deshire ne koalicion?
Vete fakti qe nuk kemi hyre ne asnje koalicion parazgjedhor, tregon se AKR ka kriteret e saja. Tani them se cdo gje eshte e mundur, neser mund te jem me nje parti politike, ndoshta qe askush nuk e mendon. Krejt varet nga kontrata qe do ta bejme me subjektet politike. Nje gje eshte e sigurt, se nuk do te hyje ne koalicion me asnje parti, aty ku nuk jam i sigurt dhe nuk kam deshmi e kontrate qe projekti i Kosoves duhet te realizohet dhe implementohet pike per pike dhe ne kohen e caktuar.
Aktualisht nuk keni ndonje preference?
Nuk dua qe tani te bej preferenca, pasi qe gjerat ndryshojne ore pas ore, ose dite pas ditesh, por do te pres ne momentin e fundit, ku do t’i analizojme te gjitha aktivitetet dhe per kete do te vendosim. Por, edhe nje here ju them se do te vendosim per ate parti qe eshte konstruktive.
Po, cilat jane raportet e juaja me lideret politike ne vend?
Kam raporte te mira me politikanet vendor dhe nuk mund te them se kam marredhenie te keqija, pasi qe nuk i njoh prapavijat e askujt. Jam nje njeri qe veproj me gjithe qenien shpirterore, ndjenjat e mia dhe cdo gje gjithmone ne favor te konstruktivitetit. Nese shoh se dikush me respekton, une do ta respektoj ate dhe nese dikush e vlereson punen time, edhe une do ta vleresoj punen e tij.
Po, a keni dale ndonjehere me drejtuesit e partive politike per te pire kafe, qe nga koha kur jeni kycur ne politike?
Nuk dal ne publik dhe as me lideret politike, mirepo gjithmone jam i gatshem t’iu pergjigjem thirrjeve e aktiviteteve te ndryshme, nese ato aktivitete jone ne favor dhe ne interes te Kosoves.
Kur themi kete, kemi parasysh pohimet se ju jeni me i afert me kreun e LDD-se, Nexhat Dacin. Sa eshte e vertete kjo?
Nexhat Dacin e vleresoj si njeri punetor, si njeri me principe, dije dhe njeri shume konstruktiv, i cili ka kontribuar dhe mund te kontribuoje per Kosoven. Energjia e tij eshte e shenjte dhe une besoj se, nese kjo shfrytezohet ne menyre konstruktive, atehere Nexhat Dacat i nevojiten Kosoves.
Do te jetoni ne Kosove nese i fitoni zgjedhjet?
Une jetoj ne Kosove dhe kohen time qind per qind ia dedikoj Kosoves dhe qytetareve. Kam arritur qe te shkoj ne cdo kend, jo per te kerkuar voten, por t’i qaj hallet me te gjithe qytetaret. Normalisht ne te ardhmen do te jem pjese perberese e jetes politike dhe gjitha ngjarjeve qe do te ndodhin ne Kosove.
Ku e sheh veten pas zgjedhjeve, kryetar, kryeminister apo kryetar te Kuvendit?
Gjithcka do ta definoje vota e qytetarit. Nese ata do te votojne per mua, atehere Behxhet Pacolli agjenden politike e ka keshtu: te kete njerez te denje ne Parlamentin e Kosoves, te formoje qeverine me profesioniste dhe ne krye te saj te vije njeriu qe i nevojitet Kosoves. Behxhet Pacolli do te insistoje nepermjet ligjshmerise kosovare qe te formohen kushtet qe kryetari i Kosoves te zgjidhet nga populli dhe Behxhet Pacolli do te kthehet prape ne piken zero dhe te rigaroje per president te Kosoves.
Keni ambicie qe pas ketyre zgjedhjeve te jeni kryetar i Kosoves?
Ne keto zgjedhje, une mund te jem formalisht, gjithmone them nese i fitojme zgjedhjet. Mirepo, nuk eshte ai vend i qendrueshem per mua dhe do te insistoj qe kryetari te zgjidhet nga populli.
Do ta perdorni edhe ju mentalitetin e qeverise aktuale, qe te beni seleksionime partiake, apo do te merrni eksperte?
Sigurisht nese AKR do ta drejtoje qeverine, ajo nuk do te jete partiake, por do te jete qeveri funksionale, e cila qind per qind do te jete pjese perberese e mekanizmit qeveritar pa interferenca. Ata, bile-bile, as qe do te jene deputete te parlamentit dhe do te krijojme nje mekanizem nderlidhes mes institucioneve. Neve na nevojiten njerez cilesor, qe do te punojne dite dhe nate.
Cilat jane gabimet e qeverise aktuale te cilat nuk do t’i perseritni ju?
Une e kundershtoj fuqishem punen e kesaj qeverie, ngase nuk ka asnje vizion dhe projekt se si te vazhdohet me tutje. Kjo qeveri eshte e erret. Kjo qeveri iu ka lene vend manovrimeve, dallavereve dhe anashkalimeve, kurse e ka favorizuar papergjegjesine, jo-transparencen, jo-llogaridhenien etj., dhe te gjitha keto provokojne korrupsionin, kaosin etj. Kurse qeveria ime do te jete e pergjegjshme qe te jape llogari per gjithcka.
T’i kthehemi pak akuzave qe iu jane bere pas vrasjes se Triumf Rizes, ku thuhet se keni lidhje me Enver Sekiraqen. A e kane demtuar imazhin tuaj pikerisht tash ne prag te mbajtjes se zgjedhjeve keto akuza?
Absolutisht, jo. Une jam njeri i qete dhe kur bie ne krevat te fleje nuk kam preokupime dhe jam i qete. Kishte me qene katastrofale nese dikush thote dhe ajo ekziston. Por, pasi qe nuk ekziston le te flasin, dhe karvani i AKR-se shkon perpara. Une nuk i njoh ato akuza dhe nuk merrem me to, pasi qe nuk jane pjese perberese e jetes sime dhe moralit tim. Te gjitha ato hipokrizi qe eshte shkruar per mua, i kam gjetur ne Kosove. Keto akuza i quaje si rrahje te uleta.
A do te thoni se keto akuza kane pasur nje prapavije politike?
Sigurisht e prapavijat ekzistojne, sepse te shperndahen pamflete ne gjithe Kosoven nuk mund te thuhet qe nuk ka ndonje prapavije.
Nga kush vijne?
Nuk dua te merrem me to dhe nuk dua te permend emra, por kam nje apel qe le te me lene te qete, sepse nuk kam hyre ne kopshtin e huaj, ngase Kosova eshte e te gjitheve.
Cila eshte pasuria e juaj qe keni?
Pasuria me e madhe jane miqte e mi. Sa me shume qe takoj njerez te Kosoves, aq jam me i pasur. Sa i perket pasurise sime materiale, normalisht eshte e drejte e imja qe te jem i pasur, sepse kam punuar me shume veshtiresi dhe nuk e kam demtuar askend. Nje mund t’ju them se asnje cent nuk e kam fituar ne Kosove dhe Kosova nuk do te jete vendi qe une do te perfitoj. Edhe nje gje t’iu them se, nese i fitoj zgjedhjet, kabineti im dhe pozicioni im nuk do te paguhen nga Buxheti i Kosoves, por vete do te financoj poziten time dhe kabinetin tim.
Nese mund ta dine lexuesit tane sa keni pasuri me shifra?
Nuk mund te definoj sot pasurine time, sepse jane mjete qe jane ne levizje etj.
Po sa here me shume keni mjete se buxheti i Kosoves?
Do te ishte edhe ligesi qe te thuhej se sa eshte pasuria ime duke e krahasuar me buxhetin e Kosoves.
Dhe krejt ne fund, nese mund ta dime per statusin e juaj familjar?
Jam baba i Arbereshes 29-vjecare, i Silenes 20, i Hanes 3-vjecare dhe babi i Ises 16-muajsh.
Dhe bashkeshort i kujt?
Jam njeri i divorcuar nga Ana Oksa, me te cilen kemi jetuar per 11 vjet dhe jemi miq tash. Jam bashkeshort i nje vajze 28-vjecare, nena e femijeve te mi dhe kjo eshte e rendesishme.
A eshte nga Kosova?
Nuk kisha dashur qe te flas me shume per kete ceshtje.
Intervistoi: Lumturie Blakaj-Mirjeta Dervishi