PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Holandezet, gjurmojne “Bujtinen me potkua”


E Premte, 05 Tetor 2007

Fjoraldi Zguro

Nga Shkodra ne Theth, itinerari turistik ndjek gjurmet e udhetimit mbreselenes te shkrimtarit te njohur holandez A. den Doolaard, i cili gjate viteve ’30, te shekullit te kaluar, vizitoi Ballkanin. I mahnitur nga menyra e jeteses dhe natyra e izoluar e Thethit, ai shkroi romanin “Bujtina me Potkua”. Tashme eshte radha e 25 turisteve holandeze, te cilet kane mundur ta studiojne kete roman edhe ne literaturen shkollore, per te ecur ne te njejtat gjurme. Grupi udhetoi pak dite me pare drejt Veriut te vendit. “Ne Shqiperi cdo gje eshte e panjohur dhe e njohur ne te njejten kohe”, shprehet holandezi Van Hoogdalem Herbert, ndonese e ka per here te pare qe viziton Thethin, sikunderse edhe pjesa tjeter e grupit. Paketa turistike perfshiu vizita ne kullat karakteristike te Veriut, ne te cilat turistet nga Holanda, pervecse shuan kureshtjen duke i pare nga afer, gjeten ne kulla edhe ushqim te bollshem dhe strehim “alla” malesori.

Pervec kultures, nuk kane munguar edhe shetitjet ne natyre, ku Thethi dallohet per nje hijeshi dhe bukuri te rralle, mes malesh dhe peizazhesh mbreselenese. Po ashtu, turistet vizituan edhe kishen e rikonstruktuar te fshatit dhe Kullen e Ngujimit. Rinovimi dhe rikthimi i kesaj ndertese muzeore ne monument historik eshte financuar nga Ambasada e Mbreterise se Vendeve te Uleta nen kujdesin GTZ-se. Kthimi i ketij monumenti ne nje objekt per t’u vizituar i sherben direkt zhvillimit te turizmit kulturor duke rritur nivelin ekonomik edhe te komunitetit te zones.

Pjese e grupit prej 25 turistesh holandeze ishin gazetare, historiane dhe perfaqesues te agjencive turistike holandeze. Vizitoret kane mbetur te mahnitur nga Thethi. Njeri prej tyre, Van Dam Hermanus, u shpreh: “Thethi ndodhet njeheresh ne fundin dhe fillimin e botes sone”. Ky itinerar ne veri te vendit u mundesua nga Destination Albania (DA) ne bashkepunim me tour-operatorin holandez, “Went Foundation”. Perfaqesues nga DA thone se udhetime te tilla do te kryhen periodikisht me grupe te huaj turistesh, duke kerkuar vendosjen e destinacioneve te reja shqiptare ne harten e turizmit boteror. “Eshte synuar Thethi, pasi eshte i njohur per vlerat etnografike dhe historike, si dhe per bukurite natyrore. Se fundmi edhe per vlerat arkeologjike”, thone perfaqesues te kompanise turistike shqiptare.

Shkrimtari aventurier

Autori i romanit, “Bujtina me potkua” eshte Cornelis Johanes George Spoelstra, por u njoh me pseudonimin A. den Doolaard. Ky shkrimtar kishte instinktin e udhetimeve dhe te aventurave. Rreth viteve 1930, udheton ne Maqedoni, Bullgari, Serbi dhe ne Shqiperi. U mahnit nga Ballkani, por dhe u trondit nga marrezite ballkanike. Ne 1933, ndermerr nje udhetim me kembe nga Selaniku, neper tere Shqiperine, deri ne Sarajeve. Ne kete vit, ai pasqyron pervojen e tij shqiptare dhe boton romanin "Bujtina me potkua", te frymezuar nga jeta e malesoreve shqiptare dhe nga realiteti i ashper. Ky roman ishte suksesi me i bujshem i shkrimtarit. Nga viti 1933, deri ne vitin 1993, romani u ribotua 40 here. Eshte perkthyer ne gjermanisht, spanjisht, frengjisht, danisht dhe shqip.

Thethi, Park Kombetar

Gati 70 kilometra ne verilindje te Shkodres, shtrihet Parku Kombetar i Thethit. Rruga per ne Theth gjarperon mes pyjesh e peizazhesh mahnitese natyrore. Kreshtat dhe majat e maleve te larta ngrihen mbi luginat e ngushta, plot me ujevara. Ndersa fshati, qe mban te njejtin emer, shtrihet rreze Alpeve dhe nje kurore majash te thepisura si Radohima, Maja e Arapit dhe Maja e Alise, qe spikasin per bukurite e rralla. Permes fshatit rrjedh lumi i Shales, me uje te bollshem, te rrembyeshem e te ftohte. Nga malet zbresin katarakte e ujevara. Thethi shquhet per kontrastet e relievit, bimesine e dendur, livadhet etj. Keto bukuri te paperseritshme e bejne Thethin qe te zere nje vend te rendesishem ne natyren dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga vecorite e tij dhe nga vendndodhja prane kufirit, Parku Kombetar i Thethit eshte propozuar qe te jete pjese e nje parku nderballkanik, te quajtur Parku i Paqes, ku te perfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

Spoti ne CNN, tenderi transparent

Ministria e Turizmit ka publikuar ne faqen e saj te internetit oferten per prodhimin dhe emetimin e spotit zyrtar ne rrjetin prestigjioz CNN International Europe. Spoti, i cili do te promovoje turizmin shqiptar do te realizohet ne baze te nje tenderi, i cili, sipas Ministrise se Turizmit, do te jete krejtesisht i hapur dhe transparent per te gjitha kompanite e interesuara. Burime nga kjo ministri bejne te ditur se kane nisur pranimet e aplikimeve te para dhe ne fillim te javes se ardhshme do te behen te ditura te gjitha ofertat e mberritura. Gjithashtu, afati i fundit per shpalljen e fituesit per krijimin e spotit dhe me pas transmetimin e tij ne CNN do te jete fundi i ketij muaji.

Tashme qeveria shqiptare ka miratuar nisjen e procedurave per prodhimin dhe transmetimin e spotit televiziv promocional te turizmit shqiptar me nje fond limit prej 300 mije eurosh. Kohezgjatja e spotit pritet te jete 3 jave, gjate periudhes kohore prill-maj 2008, me nje kohezgjatje prej 30 sekondash. Spoti do te evidentoje atraksionet tona kulturore dhe natyrore, te cilat na diferencojne nga vendet fqinje.

F.Zguro


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika