PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kolec Topalli, perçuesi i fonetikes shqipe


E Enjte, 04 Tetor 2007

Ne nje interviste per “Koha Jone”, gjuhetari Kolec Topalli ndalet ne librin e tij “Fonetika historike e gjuhes shqipe” dhe te rejat qe ai sjell ne gjuhen tone. Topalli flet per veshtiresite qe hasi dhe planet per te ardhmen.

Çfare perfaqeson per gjuhesine shqiptare vepra juaj “Fonetika historike e gjuhes shqipe”?

Per gjuhesine shqiptare, kjo veper perben nje kontribut te metejshem ne kete fushe studimesh, meqenese vepra te tilla me karakter pergjithesues sintetizojne punen e bere nga disa breza dijetaresh, ku vihen perballe ne nje menyre te plote e sistematike arritjet dhe zgjidhjet e problemeve ne kete disipline shkencore, si edhe çeshtjet e pazgjidhura e te mbetura pezull. Ne te jane perfshire rezultatet me te qendrueshme, te arritura me perpjekjet e perbashketa te gjuhetareve te te gjitha koheve, duke filluar ne mesin e shekullit XIX e deri ne ditet e sotme. Keshtu, vepra eshte kurorezimi i nje pune te gjate, ku kontributet personale jane shkrire ne nje veper te plote me rezultatet e arritura nga gjuhetaret e tjere. Vepra te tilla mund te dalin ne drite pas shume kerkimesh e studimesh, ku rezultatet e punes te arritura ne menyre individuale bashkohen me ato qe jane arritur nga shkencetare te tjere te kesaj fushe dhe te degeve te tjera te aferta me te. Njekohesisht, ajo u sherben dijetareve te historise se gjuhes shqipe si nje udherrefyes per studimet e ardhme te kesaj fushe, duke perfaqesuar stadin e sotem te studimeve, ku ka arritur kjo disipline shkencore.

Sa kohe u eshte dashur per ta hartuar kete veper?

Eshte e veshtire t’i jepet nje pergjigje e prere kesaj pyetjeje. Duke marre parasysh vellimin e saj prej me shume se 700 faqe, vetem per ta shkruar me jane dashur 4 vjet pune intensive. Por vete studimi eshte fryt i punes disavjeçare ne kete fushe, sepse prej kohesh, para me shume se 25 vjetesh, kam nisur te trajtoj ne artikuj studimore disa nga çeshtjet problemore te kesaj fushe; por me vone, duke ndier nevojen e nje shqyrtimi me te thelle e sistematik te ketyre problemeve, kam analizuar thuajse te gjithe materialin qe perfshin kjo fushe, duke e ndare sipas tematikes ne 8 monografi. Pas nje pune te tille, qe me mori dy dhjetevjeçare, lindi nevoja e nje sinteze, ku perfundimet e arritura te shoshiten e te bashkerenditen me arritjet shumevjeçare te gjuhetareve te tjere. Kjo me shtyri te ndermarr kete studim me karakter sintetik e pergjithesues per fonetiken historike te gjuhes shqipe. Keshtu, vepra perfaqeson punen e nje çerek shekulli studimesh te panderprera.

Ç’te reja ka sjelle per gjuhesine shqiptare vepra juaj?

Kjo veper ka nje karakter te dyfishte: nga njera ane, ka paraqitur e sistemuar kontributet me te qendrueshme te te gjithe gjuhetareve nga vende te ndryshme, qe jane marre me kete fushe studimesh dhe, nga ana tjeter, eshte nje veper monografike me kontribute te reja per fonetiken historike. Ne kete drejtim te dyte, vepra ka te dhena, argumentime dhe kontribute per shume dukuri qe lidhen me evolucionin e tingujve te shqipes, duke i veshtruar ndryshimet e tyre te lidhura me njeri-tjetrin, si ndryshime te sistemit tingullor te nje gjuhe. Ne veper jane dhene interpretime te reja per shume dukuri fonetike, qe kane vepruar ne periudha te ndryshme te zhvillimit te shqipes, si shfaqje te nje rruge te veçante te evolucionit te saj te brendshem. Ne kete pune me eshte dashur te rishqyrtoj edhe shume etimologji fjalesh, prej te cilave nxirren ligjet e zhvillimit fonetik te nje gjuhe.

A keni ndeshur ne veshtiresi gjate punes suaj per hartimin e kesaj vepre?

Veshtiresite e kesaj pune jane te pashmangshme. Ato lidhen kryesisht me shkallen e pamjaftueshme te studimeve te kesaj fushe dhe te degeve te tjera me te cilat ka lidhje, me probleme ende te pazgjidhura te historise se gjuhes shqipe, me dokumentimin e saj te vone, me studimet e pamjaftueshme te dialekteve, dokumenteve te shkruara, me mungesen e nje fjalori te pergjithshem te gjuhes shqipe, ku te perfshihet tere thesari leksikor, te nje fjalori etimologjik, historik etj. Megjithekete, duke i perballuar te gjitha keto veshtiresi, arrita ta perfundoj kete veper, duke qene i bindur se ne kete fushe asnjehere s’mund te kete gjera te persosura e zgjidhje perfundimtare dhe se problemet e pazgjidhura do te plotesohen e do te saktesohen nga brezat pasardhes me shtimin e materialit gjuhesor e te literatures shkencore, me persosjen e metejshme te metodave te punes dhe me bashkerendimin me te mire te rezultateve nga fusha te ndryshme.

Si mendoni, kujt i drejtohet vepra juaj, domethene kujt i sherben me teper kjo veper?

Vepra eshte e mirefillte shkencore. Prandaj ajo, ne radhe te pare, u drejtohet shkencetareve te kesaj fushe, gjuhetareve qe merren me historine e gjuhes shqipe, dege e se ciles eshte edhe fonetika historike. Gjuhetare te tille ka kudo ne Shqiperi ku ka shkolla te larta, ku fonetika historike zhvillohet si lende me vete, ka ne te gjitha trevat e banuara nga shqiptare. Por, ky liber u sherben edhe albanologeve te huaj, qe merren me hulumtimin e gjuhes shqipe. Per kete qellim, ajo eshte e pajisur edhe me nje permbledhje ne gjuhen angleze, me qellim qe tezat kryesore t’u behen te njohura edhe atyre qe nuk e njohin shqipen. Kjo veper u sherben edhe studiuesve te rinj te kesaj fushe, specialisteve qe bejne studime per master, doktorature etj. Ajo mund te perdoret edhe prej studenteve universitare te deges se filologjise, qe fonetiken historike e zhvillojne si lende te veçante mesimore.

A keni plane konkrete per punen tuaj shkencore ne te ardhmen?

Me botimin e “Fonetikes historike”, si edhe te nje libri tjeter per studentet universitare, ne njefare menyre i kam mbyllur studimet monografike per kete fushe. Po behet me shume se nje vit qe kam nisur punen ne fushen e morfologjise historike, po aq me interes e me vlera sa ajo e fonetikes. Kam pergatitur tri monografi, qe presin te botohen: nje per zhvillimin historik te peremrave, nje per nyjat dhe nje per sistemin rasor te emrave. Tani po punoj per sistemin foljor. Ç’mbetet kohe pas kesaj do t’i kushtohem fushes se etimologjise, qe eshte e pafund.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika