Janar-qershor, fitimi i sistemit bankar 50 milione USD
E Shtune, 29 Shtator 2007
Fitimi ne sistemin bankar gjate gjysmes se pare te vitit arriti ne 50 milione USD. Shifra eshte me e larte se e njejtes periudhe te nje viti me pare. Gjate gjashtemujorit te pare te vitit kredia eshte rritur ne terma vjetore me rreth 52 per qind, nje norme rritjeje me e ulet por e krahasueshme me rritjen vjetore gjate vitit 2006, njofton autoriteti qendror bankar. Cilesia e portofolit te kredise, e perfaqesuar nga raporti i "kredise me probleme, bruto" me "totalin e kredise", mbetet e kenaqshme ne nivelin 3.1 per qind. Ne fund te muajit qershor 2007, treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit per te gjithe sektorin bankar zbriti ne 16.4 per qind, nga 18.1 per qind qe ishte ne fund te vitit 2006. Krahasuar me te njejten periudhe, kapitali aksioner i sektorit bankar eshte rritur me rreth 5.3 miliarde leke, duke u ngjitur ne fund te muajit qershor 2007 ne nivelin 47.4 miliarde leke. Megjithate, ritmi i rritjes se kapitalit aksioner dhe i kapitalit rregullator, ka qene me i ulet se ritmi i rritjes se aktiveve te sektorit bankar qe perfshihen ne llogaritjen e treguesit te mjaftueshmerise se kapitalit, ben te ditur Banka e Shqiperise. Ndikimin kryesor ne rritjen e ketyre aktiveve, e ka dhene zgjerimi