PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fier, perfundon harta e cmimeve te tokave


E Enjte, 27 Shtator 2007

Bashkite dhe komunat ne qarkun e Fierit kane perfunduar, se fundi, procesin e perpilimit te hartave te vleres se pronave, duke i hapur rruge keshtu kompensimit te ish-pronareve. Kryetari i Agjencise Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Albert Alimadhi, deklaroi dje se ”procesi i perpilimit te hartave te vleres se prones nga komunat dhe bashkite e qarkut te Fierit ka perfunduar dhe mbetet vetem perpunimi me i detajuar i zonave turistike dhe atyre industriale”. Sipas tij, materiali i ardhur nga njesite e qeverisjes vendore eshte perpunuar nga ana e Agjencise dhe do t’i percillet se shpejti Agjencise Kombetare te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. “Me perfundimin e perpilimit te hartave pershpejtohet procesi i kompensimit te ish-pronareve”, theksoi Alimadhi. Nga ana tjeter, kreu rajonal i AKKP-se vuri ne dukje se “njohja e situates, identifikimi i siperfaqeve te lira per kompensim, sherbimi sa me i mire ndaj qytetareve, drejtesia dhe ligjshmeria ne dhenien e vendimeve per pronat, kane qene objektivat kryesore te kesaj agjencie”. Sipas tij, nga 81 vendime te dhena deri ne muajin gusht te ketij viti, vetem nje eshte prishur me vendim gjykate. Duke perfunduar, kreu i AKKP-se ne Fier nenvizoi si sukses te ketij viti iventarizimin dhe dixhitalizimin e arkives se institucionit qe ai drejton.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika